21/12/2024

Shqiptari zbardh misteret e piramidave te Egjiptit?!

0
Vildan-Sharra

Nga Vildan Sharra

Para se Psammetichus te behej mbret i Egjiptit, egjiptianet e quanin veten si shteti me i vjeter ne toke. Por, pasi u be mbret , ai kishte deshire te zbulonte kush ishte kombi me i vjeter ne toke, cilet ishin krijesat e para njerezore. Psammetichus kishte nje plan, pasi mori dy femije te sapolindur, nga njerez te zakonshem dhe i dergoi ata tek nje bari qe t’i mbante dhe ushqente bashke me tufen e tij. Ai u dha urdher qe asnjeri nuk duhej te fliste ne prani te femijeve,  t’i mbanin te vetmuar ne nje kasolle, t’i ushqenin me qumeshtin e dhive dhe te kujdeseshin per nevojat e tjera. Ai donte te dinte se cfare gjuhe do te flisnin femijet ne moshen e belbezimit… Ne krye te dy viteve, nje dite bariu hapi deren dhe hyri brenda. Te dy femijet

vrapuan drejt tij, zgjaten duart dhe i kerkuan(folen) “Bekos”. Fillimisht nuk i kushtoi rendesi, por duke shkuar shpesh dhe duke i kushtuar vemendje, ai e degjonte gjithmone te njejten fjale. Psammetichus e urdheroi bariun t’i sillte femijet perpara tij, Pasi i degjoi femijet te flisnin fjalen “bekos” , kerkoi t’i gjenin kuptimin dhe cili popull e fliste ate gjuhe. U interesuan dhe i thane se Phrygians shqiptonin fjalen “bekos” , dmth buke. Kjo menyre i tregoi atij dhe gjithe egjiptianeve, se Phrygians jane popull me i lashte se ata.

“Historite” e Herodotit, Libri i dyte, fq. e pare, shkurtimisht.

Phrygians , me pare queshin Brigians , banonin ne Europe, fqinje me Maqedonasit. Por pasi shkuan ne Azi, bashke me shtetin ata ndryshuan dhe emrin dhe u quajten Phrygians ….

“Historite” e Herodotit, Libri i shtate, fq. 13.

Perhere ka egzistuar mendimi se nje super-civilizim i shoqerise njerezore ka egzistuar ne planetin tone. Ky besim ne keto dekadat e fundit,  ne saje te sukseseve te medha ne fushat teknollogjike ,eshte  i bazuar ne argumente llogjike dhe shkencerisht te pakundershtueshme. Studiues te shumte kane parashtruar idene se forcat kataklizmike e shkateruan

civilizimin super modern te shoqerise njerezore te periudhes para-historike.

Kuptohet, kjo arritje llogjiko-shkencore, i ka tronditur egjiptolloget dhe perkrahesit e tyre. Spekullimet per egzistencen e nje teknollogjie super moderne ata i kunder-pergjigjen me pyetje te shumta. Ku eshte

infrastruktura qe e mbeshtet kete civilizim modern? Si eshte arritur ne kete super civilizim ? Ku jane linjat dhe impiantet e energjise elektrike? Egzistenca dhe teknollogjia moderne qe eshte perdorur ne ndertimin e Piramides se Madhe te Gizes ne Egjypt u pergjigjet me se miri ketyre pyetjeve.

Nuk ka asnje prove qe piramidat jane ndertuar nga faraonet per varrimet e tyre. Nuk jane gjetur mumjet e faraoneve brenda tyre. Nuk ka asnje mbishkrim, punime artistike qe te lene te besosh se piramidat  jane monumente varresh. Dhomat , tynelet e permasave te ndryshme, prezencat e shumta te materialeve kimike dhe fizike, provojne se brenda piramiave jane kryer procese kimiko-fizike te nivelit te larte teknollogjik. Piramidat jane ndertuar dhe perdorur per prodhimin e energjise elektrike, thjesht impiante elektrike me teknollogji super moderne. Ide te tille kishte Nikolla Tesla 120 vjet me pare.

Qeverite e shtetit te Egjiptit, i kane penguar dhe vazhdojne ti pengojne studiuesit e shumte qe kerkojne te bejne kerkime te thella shkencore. Dhe eshte me se e besueshme qe ata i fshehin dhe i kane shkateruar shume fakte, qe te dominoje shpjegimi i tyre nacionalist.Piramidat jane nje deshmi e nje civilizimi fantastik, te panjohur per shoqerine njerezore te periudhave te mevonshme. Studiuesit moderne nuk i shikojne thjesht si kryevepra arti per te zbavitur turistet kureshtare dhe artdashes, si nje industri fitimprurese per shtetin e Egjyptit . Mendimit arkaik te ndertimit te piramidave me “teknologji” primitive, me  vegla druri, guri apo bakri ,gure te gdhendur dhe terhequr me litare, prej me se 800 km larg , me peshe deri ne qindra ton, i ka ardhur fundi.

Qellimi im ne kete shkrim nuk eshte zbardhja e historise se mistershme  te piramidave, teknologjine e humbur per ndertimin e tyre. Per me shume se nje vit, kam studiuar video dhe dokumentare te shumte rreth piramidave. Si shqiptar, mendoj dhe punoj per te ndihmuar sadopak ne historine dhe kulturen e humbur , te vjedhur dhe te tjetersuar,  te kombit me te vjeter ne histori, pa asnje hezitim, shqiptar. Eshte e veshtire te gjesh dy filmime te paraqesin te njejtin mendim. Secili te fut ne labirintet fantastike te historise

se piramidave dhe kur e mbaron mbetesh i zhgenjyer. Keqprezantimi  i opinionit te tjetrit per ti dhene rendesi opinionit te tij eshte nje karakteristike e shumices se ketyre dokumentareve.

Perse i duhej faraonit nje ndertese kaq e madhe, shume e komplikuar, me gure te medhenj 2 – 80 ton, te sjelle prej 800-900 km larg, perse jo me gure me te vegjel.Nje teknologji ndertimi qe nuk  pershtatet me civilizimin shoqeror te kohes. 230 milion gure per nje piramide, 6 milion

ton,perfunduar ne pak me shume se 20 vjet, 3 minuta per nje gure te nxjere, skalitur, sjelle me barka dhe terhequr me litare per 800 km, i kalon skajet e nje fantazie njerezore.

Kater pyetjet qe i kane shoqeruar studiuesit e shumte ne te gjitha koherat nuk kane gjetur pergjigjen e duhur.

1- Kur jane ndertuar piramidat ?

2- Si jane ndertuar piramidat ?

3- Kush i ka ndertuar piramidat ?

4- Perse jane ndertuar piramidat ?

Opinionet e shumta te terheqin gjithmone e me thelle ne boten e cudirave fantastike. Gjithkush e ka te drejten te shkruaje, te prezantoje, te debatoje dhe te pranoje te panjohuren rreth civilizimit para-historik te shoqerise njerezore.

Kohet e fundit(2020) eshte shfaqur  ne youtube nje dokumentar qe sipas autorit zbardhet sekreti i ndertimit te piramidave ne Egjipt, dhe kudo neper bote. Nga emri e kuptova menjehere qe ishte shqiptar. Nuk prita shume, u ula para ekranit, me interes te vecante ndoqa filmin dokumentar  “ The Movie Great Pyramid K 2019” Director Fehmi Krasniqi, me qellimin se mund te gjeja informacione te rendesishme per studimet personale.

Qe ne fillim e kuptova qe nuk behej fjale per ndonje zbulim apo teori te vecante. Ndertimin e piramidave me gure te derdhur e kane trajtuar gjate gjithe historise.Shkencetari francez  J. Davidovits e trajtoi shume hollesisht metoden e ndertimit te piramidave me gure te derdhur gelqerore ne vitet

1970-1980. Teorite e tija nuk jane pranuar akademikli, perzierjes gelqerore i

duhet rreth dy jave qe te thahet, te forcohet dhe do te duhen mbi 140 mije vjet te ndertohet nje piramide. Davidovits e pranoi se guret e granitit jane te gdhendur dhe nuk mund te riprodhohen, jane sjelle prej 800-900 km larg.

  1. Krasniqi i ben nje rishikim shume te holle kesaj teorie, i bindur ne vetvete se ka arritur te zbardh njehere e pergjithmone menyren se si egjiptianet e lashte i ndertuan piramidat. Qe ne fillim i sfidon studiuesit dhe shkencetaret me perfundimet e tija ne kete film .Por, si edhe shumica e shikuesve , nuk shikoj asnje prove bindese.Filmi eshte fantazi e autorit,nuk u permbahet fakteve te shumta qe ekzistojne kudo neper bote, dhe kuptohet qe i

mungon eksperienca praktiko-shkencore. Shikues te zakonshem dhe pa njohuri profesionale , mahniten me trajtimin qe i behet te kaluares se lashte ne kete film.

Studiuesit e mirefillte e  kane llogaritur qe per te ndertuar piramidat per  20 vjet, koha per te gdhendur dhe vendosur nje gure 2-80 ton nuk duhet t’i kaloje 3 minutat. Per te pergatitur nje gure te tille me rere gelqerore, apo beton duhen me shume se dy jave.Autori ne film pergatit nje gur gelqeror te vogel, nuk na tregon kohen qe duhet per t’u thare dhe te arrije formen e plote shkembore?! Duhet ta faktonte , te ndertonte nje gur gelqeror ,

2-10 metro/kub, sa puntore do te duheshin, per sa kohe dhe anen cilesore te gurit te krijuar? Duhen fakte dhe jo iluzione te animuara ne kompjuter.

Na shfaq ne film nje obelisk te paperfunduar, duke sugjeruar se eshte plotesisht i derdhur, dhe nuk jep shpjegimet e duhura. Obelisku i tille eshte gjetur ne guroren e quajtur Aswan, 850-900 km larg nga piramida e Gizes.Ne Aswan jane gjetur edhe obeliske te tjere te paperfunduar,me permasa te ndryshme, me i madhi i kalon 1200 ton.Perse egjiptianet duhet te shkonin aq larg, te pregatisnin dhe te terhiqnin keto monumente gjigante? Ne radhe te pare obelisket jane prej graniti si edhe zona shkembore ne Aswan ku jane mare pothuajse te gjithe guret prej graniti ne brendesi te piramidave.Me kryesorja, graniti nuk riprodhohet, duhet nje temperature 1216-12600 grade Celsius, ne presionin atmosferik. te shkrihet dhe nuk ka aspak cilesine e tij te meparshme. Por z. Krasniqi vjen me nje teori tjeter !

Egjiptianet kane perdorur nje teknologji “ te padegjuar” per pergatitjen e gureve te piramidave , me ndihmen e rrezeve  diellore .Sipas tij , ata kane perdorur Lentet  diellore , duke e shkrire reren gelqerore ne afersi apo dhe ne brendesi te piramidave. Krijimi i nje Lente diellore , sipas shpjegimeve te tija eshte i thjeshte. Por, perse nuk e nderton dhe t’ua tregoj shikuesve nje te tille? Vetem me prova ,fakte, mund te sfidosh shkencetaret dhe t’i

bindesh shikuesit.  Personalisht kam perdorur Lente diellore, ne kushte optimale,me nje lente me diameter 1 meter  arrihet te shkrihet nje monedhe e vogel, nje gur i vogel etj. Por nje levizje e vogel nga pika e rrezatimit, monedha ngurtesohet ne moment dhe shnderohet plotesisht, duke e humbur formen dhe perberjen e meparshme.

Per te  shkrire nje sasi te mjaftueshme , disa toneshe, per te formuar gurin e duhur, duhen lente me diameter 5-10 meter. Nje lente e tille do te peshonte 12 deri 35 ton. Qelqi eshte i rende, mendoni nje te tille me trashesi 30-50 cm, dhe diameter 5-10 m?! Edhe sikur te krijohej ,si mund te trasportohej ne piramide , te vendosej ne cdo pozicion per shkrirjen dhe formimin e gureve te duhur? Cila armature do te perdorej per nje derdhje te tille me temperature 1200-1500 grade? Mendoni llaven vullkanike, a mund te futet ne armatura druri? Kur shkrihet nje  material, per te ruajtur cilesine

e tij, ftohja duhet te behet ne menyre graduale. Me lente diellore nuk arrihet te shkrihet nje mase e madhe shkembore apo rere gelqerore, ne natyre, ndryshimi i temperatures te materialit, nga 1200 ne 30-40 grade celsius

,krijon shume skorje, etj. Nje temperature e tille do te ishte vdekjeprurese

ne shkretetire, do t’i piqte punonjesit e piramidave.

Energjia diellore eshte fitimprurese,shume e propaganduar ne ditet e sotme. Por, deri me sot, nuk eshte arritur te prodhoje energjine elektrike te mjaftueshme qe i duhet nje shtepie apo ndertese me te madhe per te qene e pavarur nga rrjeti elektrik. Vetem me gjenerator plotesohen keto kerkesa.

  1. Krasniqi nuk na jep asnje prove te vetme ne film,vetem iluzione te animuara ne kompjuter. Nuk e kuptoj si mund te mohosh fakted e shumta te perdorimit te nje teknollogjie te larte per prerjen, skalitjen dhe shpimin e gureve prej graniti?! Jane te panumerta pamjet filmike qe paraqesin

gjurmet e perdorimit te sharrave, tryelave dhe makinerive per perpunimin e masave shkembore. Vetem z. Krasniqi nuk e sheh kete realitet dhe mundohet te na e  mbush mendjen me teorine e shkrirjes , derdhjes dhe kallepeve per formimin e gureve shkembore. Nuk e shpjegon se cfare

materiali eshte perdorur per kallep, druri nuk e mban dot nje material te lengshem me temperature shkrirjeje aq te larte?!

Teper interesante eshte shpjegimi qe i ben njesise metrike, qe egjiptianet ishin te paret qe zbuluan , e krijuan ate. Per te pasur nje pergjigje dhe ide te qarte, jane shume rrethana kimiko-fizike ,  qe percaktojne madhesine e

nje buleze(pike) uji. Duhet te merret parasysh perberja kimike  e ujit. Uji ne temperatura te ndryshme, me perberje mineralesh te ndryshme, e te tjera cilesi, nuk formon te njejten bulez . Rendesi ka dhe lloji i siperfaqes ne te cilen bie pika e ujit. Per ndertimin e piramidave eshte perdorur nje njesi matjeje e vecante, padrejtesisht quhet “Egyptian Unit of Measure”. John Taylor e sqaron mire ne studimet e tija, EUM eshte perafersisht i

njejte me “British Inch” , e tejkalon ate me .0011 e inch-it. Shume shkencetare e emerojne edhe “ Piramidal inch”.

Sipas studiuesve seriose, duke u bazuar ne faktet e gjetura fizike dhe arsyetimeve llogjiko-shkencore ,egjiptianet jane vendosur ne territoret e

tyre pas shkaterimit dhe zhdukjes se shoqerise para-historike njerezore.Ata i gjeten piramidat gjigante pa ditur azgje rreth ndertimit dhe rolin e tyre. Herodoti ne “Historite” e tija nuk na jep ndonje informacion te pare me syte

e tij, aftesine teknollogjike te egjiptianeve, ndertime qe po benin  ne periudhen qe vizitonte Egjiptin, shkruan vetem per legjendat e treguara nga prifterinjte per piramidat e te tjera. Na tregon se egjiptianet mesuan te numerojne nga pellazget, pellazget ishin popuj me te vjeter se egjiptianet, egjiptianet i moren emrat e perendive nga pellazget etj.. Dhe jo me kot e kam perkthyer fragmentin ne hyrje te ketij shkrimi.

Fjala “Bekos” qe perdorej nga popujt pellazge “phrygian” , te cilet ishin shperngulur nga pjesa lindore e Shqiperise se sotme, ne jug te Trojes, Turqine e sotme. Herodoti nuk e kuptonte mire fonetiken e gjuhes pellazge, mund te jete quajtur “ Buke” qe ne ate periudhe kohe. Sidoqofte “Bekos” eshte shume e ngjashme me “Buke” ne gjuhen shqipe. Te gjithe popujt e Ballkanit pretendojne se jane prejardhesit e pellazgeve, por fjala “Bekos” nuk ka asnje ngjashmeri apo kuptim ne gjuhet e tyre. Mendimin tim e pranojne te gjithe studiuesit e huaj qe kam kontaktuar.  Gjuha shqipe si

prejardhese e gjuhes pellazge, eshte gjuha e popujve para-historike qe jetonin ne pellgun e Mesdheut te sotem, nuk ka asnje lidhje me gjuhet sanskrishte etj.

Per ndertimin e piramidave ka opinione nga me te ndryshmet. Studiues te shumte hedhin teorine se piramidat jane ndertuar si nje monument varri per faraonet. Por, kjo teori nuk mbeshtetet nga asnje evidence ,fizike dhe teorike. Piramida e madhe e Gizes, ne fakt, eshte  ndertuar  me nje teknollogji shume te avancuar , te pa-arritshme deri me sot. Prerja dhe perpunimi i  gureve tregon se jane perdorur makineri  me precizion te larte. Per te ndertuar keto makineri duhen inxhinjere elektronike, inxhinier kompjuteri dhe programues kompjuteri. Duhej nje gjuhe e shkruar me alfabet modern.

Pergjigja eshte e thjeshte, kane ardhur jashtetokesoret (aliens) dhe  kane ndertuar gjithshka. Nga studimet e avancuara astronomike, nuk jane gjetur gjurme jetese jashtetokesore. Teleskopet e fuqishem depertojne ne hapesirat galaksike te nje largesie  prej mijera vite larg, duke udhetuar me shpejtesine e drites, 300 mije km/s.  Dhe , perse i ndertuan ato? Perse u duheshin jashtetokesoreve piramidat?

Nga studimet qe i jane bere Piramides te Gizes, gjenden dy dhoma te medha njera siper tjetres,  e poshtmja quhet “dhoma e mbretereshes” dhe me lart “ dhoma e mbretit” . Jane te lidhura midis tyre dhe ambientin e jashtem me koridore te ndryshem. Keto dhoma  jane ndertuar me  gure graniti qe permbajne 55%  silikon -kuartz kristale. Keta gure jane sjelle nga Aswan, gurorja 800-900 km larg. Te dyja dhomat dhe tynelet lidhese sherbejne per te konvertuar energjine mekanike ne energji elektrike. Kristalet e silikon-quartz nuk krijojne  energji, ato vetem e konvertojne, nje lloj energjie ne nje tjeter.  Ne rastin tone energjine mekanike(microwave) ne elektrike(electro-magnetic).

Ne kete rast nga studimet shkencore,jane gjetur prova te mjaftueshme kimiko- fizike se eshte perdorur teknollogjia e quajtur MASER, ( Microwave Amplification through Stimulated Emission Radiation) . Maser eshte njohur

e perdorur me perpara se LASER , ( Light Amplification through Stimulated

Emission Radiation). Inghinjeret dhe projektuesit e piramidave kishin njohuri dhe e perdoren aftesine e Maser te marrin  brenda piramides energjine nga toka dhe dhe ta shperndajne ate  jashte piramides ne nje lloj tjeter energjie. Ka prova ne dhomen e mbretit (King’s Chamber) ku energjia mekanike e pervetsuar nga toka eshte konvertuar ose tranduced ne energji elektrike, per plotesimin e nevojave te jetes se perditshme.

Per kete qellim kane perdorur Hidrogjen, atomi i thjeshte i te cilit perbehet vetem nga nje elektron dhe nje proton. Duke e “bombarduar” elektronin me energji te nje niveli me te larte, ai arrin te distancohet nga protoni. Kjo eshte e pazakonte per elektronin , dhe  si rezultat do te terhiqet,bjere, prape ne pozicionin baze, duke leshuar energji me te njejten frekuensi,

Pa hidrogjen ky impiant elektrik nuk do te punonte.Hidrogjeni ne kete rast eshte pervetesuar me ane te reaksionit kimik ne Dhomen e Mbretereshes (Queen’s Chamber). Nga zbulimet qe jane bere ne ate dhome,eshte perdorur klorur zinku i hidratuar (hydrated zinc chloride) dhe tretesire e holluar e acidit klorhidrik(dilute solution of hydrochloric acid) , si rezultat i reaksionit kimik midis tyre , prodhohet hidrogjen. Ka edhe menyra te tjera per te prodhuar hidrogjen, kripa eshte nje produkt natyror per prodhimin e hidrogjenit, dhe ne “Queen’s Chamber” gjendet nje sasi e konsiderueshme kripe ne faqet e mureve.

Zn (zink) + 2HCL (acid klorhidrik i holluar) = H2 (hidrogjen gas) + ZnCl2

(tretesire e klorurit te zinkut),

eshte procesi kimik per te prodhuar hidrogjen, sipas shkencetareve seriose dhe te apasionuar per zbardhjen e mistereve te piramidave. Kjo menyre arrin te prodhoje hidrogjen gas ne menyre  relativisht te shpejte. Me prodhimin e hidrogjenit ne piramide arrihet  shnderimi i energjise se mikrovales( microwave energy) ne elektromagnetik energji. Ndersa graniti vibron ne harmoni me tingullin ne “Kings Chamber” ai e shterngon kuartcin ne shkemb te rrjedhe me ate qe njihet si efekti piezoelektrik. Energjia e krijuar aty (Kings Chamber) behet nje kombinin i energjise akustike dhe asaj elektromagnetike. Hidrogjeni lehtesisht e absorb kete energji dhe vazhdon procesi i metejshem…

Sipas studiesve kjo eshte aresya qe ne brendesi te piramidave gjenden gure graniti. Por deri tani nuk ka prova se si eshte shperndare energjia e prodhuar ne piramida dhe perdorimit te saj ne jete. Nuk ka prova te nje perdorjes te nje infrastrukture per shperndarjen e energjise se prodhuar. Gjetjet arkeologjiqe qe egzistojne nuk japin asnje pergjigje ketyre pyetjeve logjike. Duhet te jete shperndare pa tela, wireless ?!  Derisa te gjendet nje pergjigje e plote, dhe te pranohet akademikli , zeri i egjiptologeve do te dominoje  ne  enciklobedite dhe librat shkollore.

Ky ishte nje pershkrim i shkurter dhe i thjeshte marre nga burime te ndryshme shkencore. Si rezultat i mosnjohjes te mire te gjuhes teknollogjike ne shqip,( isha i privuar nga e drejta e shkollimit ne kohen e diktatures) mund te kem bere ndonje perkthim jo shume te sakte . Qellimi i ketij shkrimi nuk eshte per zbardhjen e mistereve te piramidave, por kush ishin autoret e tyre , gjuha qe ata flisnin. Ne asnje menyre, nuk ishin egjiptianet. Nuk ka asnje prove gjuhesore dhe teknollogjike qe e provon ate.

Studiuesit shkencore flasin dhe shkruajne per teknologjine e larte qe eshte perdorur per ndertimin e piramidave, per humbjen e kesaj teknologjie. Por , per te ndertuar kete teknollogji jane dashur inxhinjere elektro-mekanike, inxhinjere kompjuteri, programues kompjuteri etj. Duhet te kete egzistuar nje gjuhe komunikuese midis njerezimit dhe kompjuterit, te perkthehet nga komunikimi analog i njerezve ne ate digital te kompjuterit. Gjuha egjiptiane ishte e shkruar vetem me simbole ne fillimet e historise se saj. Kompilers e kane te pamundur te perkthejne simbolet ne digital, me pare duhen te emertohen. Egjiptianet nuk kishin nje alfabet gjuhesor. Edhe te indianet e Azise, teksti “The Mahabharata” ne gjuhen sanskrite nuk ka origjine kronologjike, dhe eshte shkruar rreth viteve 400 para Krishtit. Pellazget shkruanin , kishin alfabet shkronjash dhe numerikesh. Mjafton te permend alfabetin Fenikas. Nga tregimet e autoreve te lashte ka fjale te gjuhes pellazge te ngjashme me shqipen e sotme. Gjuha shqipe ka qene gjuha e popujve para-historike ne Mesdhe. Nuk eshte e tepruar ta pranojme si te vertete.

Nga fundi i shekullit 19-te dhe fillimi i shekullit te 20-te studimi i energjise akustike dhe asaj elektromagnetike mori nje prioritet te vecante. Nikolla Tesla do te cudiste mbare njerezimin me arritjet shkencore ne fushen e elektricitetit. Tesla ishte i bindur, po te perdorim potencialin elektrik te tokes,eshte shume e mundur te percjellim rryme elektrike prej tokes apo atmosferen pa nevojen e telave . Me nje 150 mije dollare qe mori nga Investuesit J.P.Morgan etj, ne 1901,ndertoi Wardenclyffe Tower ne Long Island ,NY.

Premtoi se do te arrinte komunikimin transatlantik per njerezimin dhe gjithashtu  do te vazhdonte kerkimet per transmetimin pa tela(wireless) te energjise elektrike. Por J.P.Morgan nuk e mori seriozisht, dhe nuk e mbeshteti financiarisht per perfundimin dhe realizimin e ideve te tija. Bankiereve nuk u interesonte zhvillimi teknollogjik i shoqerise. Si mund te jete e mundur te installosh nje “sahat korrenti” kur nuk egzistojne telat e korrentit , si do te matej energjia e konsumuar, pyesnin ata? Zeri qe degjojme ne telefonat celular, aktualisht eshte energji e percjelle pa tela . Do te ishte nje arritje e madhe per shoqerine njerezore, por Qeveria Amerikane nuk u inkuadrua ne financimin e ideve te tija ne ate kohe.

Rreth 100 vjet me pare, nje emigrant nga Lituania ne Florida do te deklaronte,” Une e di si jane ndertuar Piramidat ne Egjipt !” Edward Leedskalnin, 1.5 meter i gjate, peshonte 50 kg, arriti te ndertoje afer Miamit “Coral Castle” kalane e koraleve. Ju deshen 28 vjet per te nxjere, skalitur dhe transportuar  gure shkembore me peshe deri ne 30 ton. Edhe sot, shkencetare te shumte qe e vizitojne kalane e koraleve, ne Homestead Florida, habiten dhe nuk gjejne pergjigje per tekniken e perdorur nga Leedskalnin ?! Energjia elektromagnetike , forcat e anti-gravitetit, te cilat Edward duhet t’i njihte mire, besohet se jane perdorur prej tij dhe ndertuesve te piramidave ne kohet e lashta.

Sipas studimeve gjeo-satelitore, planeti i jone ka pesuar “bombardime” nga asteroidet, duke e ndryshuar krejtesisht relievin, shfarosur popullsine dhe infrastrukturen super moderne ne toke. Gjurme te kataklizmeve jane zbuluar nga vezhgimet satelitore. Nje asteroid mendohet se ka arritur te perplaset ne oqeanin Indian, si rezultat jane krijuar dallge mbi 200m te larta dhe e kane shkateruar relievin dhe infrastrukturen ne toke. Piramidad I kane shpetuar shkaterimit te plote. Mendohet se asteroidet  kane  bere ndryshime rrenjesore, aty ku sot jane shkretetira , dikur ishin vende te gjelberuara.

Shume vite me pare, duke vizituar qytetin e lashte te Apollonise, se bashku me dy shoke u ngjitem ne kodrat perreth , ne fshatin e Pojanit, Fier. Gjetem nje numer te madh guackash deti, qe na la te kuptonim se, dikur ne lashtesi, valet e oqeanit kishin permbytur gjithshka.  Po ashtu , ndryshime te relievit shihen ne te dy hemisferat amerikane. Antarktida ka pesuar ndryshime rrenjesore. Ka mendime nga me te ndryshmet, por hartat e treguara nga Plutarku ne lashtesi dhe Piri Reis ne mesjete, tregojne se ka patur jete aty ku sot eshte e mbuluar me akull.

Historianet dhe arkeologet, ne te gjitha koherat, kane gjetur dhe sjelle evidenca apo fakte  te panumerta rreth historise te shoqerise njerezore dhe planetit tone. Por, kjo nuk do te thote se faktikisht jane provuar si 100 % te verteta. Evidencat, faktet e shumta ndihmojne te formojme nje konkluzion apo gjykim rreth historise se lashte. Provat absolute ekzistojne  vetem ne sferen abstrakte te matematikes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok