07/10/2024

SHQIPJA NË MAQEDONI, GJUHË ZYRTARE APO JO?…

0

Nga Jusuf Buxhovi

Kësaj pyetje “hamletiane” duhet t’i japin përgjigje sot më shumë se kurrë dhe pa sjelljen e strucit klasa e gjithmbarshme politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, veçmas ajo e dalë nga lufta e përfshirë në të gjitha qeverisjet mbas marrëveshjeve të Ohrit dhe atyre të Prespës me gojën plot të barazisë së gjuhës shqipe, duke e anashkaluar qëllimisht barazinë kushtetuese, për ç’gjë në vitin 2001 u rrukën armët dhe u derdh gjak, me atë ligjore, pra atë të numrave, ku 20 përqindëshi shfaqet limit i përdorimit të shqipes në suaza komunale, që do të thotë, se në ambientet ku kjo përqindje bie nga shkaku se një pjesë e shqiptarëve identietin kombëtar tashmë po e zëvendësojnë me atë fetar, mund të ndodhë që arsimi shqip të zëvendësohet me atë “të shumicës” maqedonisht ose turqisht!

Ky mashtrim, në të vërtetë, ka nxjerrë në pah fytyrën e vërtetë të klasës politike shqiptare në Maqedoni e prirur që të drejtat kombëtare të mos i shohë në përputhje me barazinë kushtetuese si popull shtetformues, por volumin e posteve në administratë, diplomaci dhe borde, gjithnjë në sherbim të nomenklaturave politike maqedonase, të cilat, pjesëmarrjen e shqiparëve në qeverisje e kanë instrumentalizuar për qëllimet që Maqedonia e Veriut të etablohet shtet-komb me miratimin e shqiparëve!

Këtij mashtrimi, që tashmë, me ardhjen në pushet të opozitës së deridjeshme nacionaliste, së cilës një pjesë e spektrit politik shqiptar i ka sherbyer me vasalitet, po i çirren maskat, por në dëm të shqiptarëve, të cilët, barazinë ligjore të gjuhës nuk e kanë as sa ajo e vitit 1974, ndihmesë të madhe i dhanë edhe të gjitha shtresat intelektuale të mendësisë së çajtoreve të Bashqarshisë, servile ndaj klaneve politike shqiptare në pushtet, siç i dhanë ndihmesë të madhe edhe mediumet, gjithashtu në shërbim të feudeve politike të Tetovës apo atyre “të qytetarisë” nga Shkupi, që u pajtuan që diskursi i barazisë ligjore, pra ai i numrave, të manipulohet me atë të barazisë kushtetuese të gjuhës shqipe, në preambulën e kushtetutës së shtetit.

“Çirrjet” e politikanëve shqiptarë se me vendimet e fundit të Presidentës së shtetit , që hoqi shqipen nga preambula e presidencës dhe të Gjykatës Kushtetuese që vuri në dyshim edhe barazinë ligjore të numrave, si manipulim politik, po “bëhet puç kushtetues”, janë hipokrite dhe antikombëtare njëherësh. Ngaqë qysh nga Marrëveshjet e Ohrit, ato të Prespes, për ta “barazia” matej me poste, me privilegje feudesh, me përfitime nga biznis të pista dhe jo me barazi kushteuese, të sankcionuara në kushtetutën e shtetit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok