07/10/2024

Shqipëria e qeverisur nga mafia, një nga vendet që u zhdukën

0

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Në këto momente shumë kritike për mbijetesën e vendit dhe të kombit, ju mund të kënaqeni vetëm me veprimin tuaj shumë të vogël për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i vdekjes dhe  zhdukjes nga hartat botërore. Por, kjo është si të matësh forcën e oqeanit sipas dobësisë së shkumës. Mundësia e secilit prej jush për të rrëzuar regjimin aktual famëkeq, që për qëllime djallëzore shpopullon vendin përmes varfërisë, dhe jo vetëm me të, është shumë më e madhe, bëjeni.

***

Ndërkohë, ndëshkimi për refuzimin e pjesëmarrjes në Protestat gjithëpërfshirëse për neutralizimin e këtij virusi vdekjeprurës, pa marrë parasysh se kush i organizon dhe drejton ato, është se kokëmushkë të tillë, përfundojnë duke u sunduar deri në vdekje nga njerëz më inferior (gjendjes më të ulët të inteligjencës dhe cilësive të tjera) se vetja.

Njeriu indiferent, që shikon se shtëpia e fqinjit mori flakë por nuk reagon për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit, me arsyetimin se nuk është problemi tij, nuk dënohet për mëkatet e tij, por prej tyre.

Kriminelët e regjimit mafioz antikombëtar, janë të vetmit që nuk dënohen për mospërfillje dhe shkelje të ligjit. Të keqen që është në qenien e tyre, ata e dënojnë edhe më rëndë tek të tjerët.

Qëllimi kryesor i “kryeministrit tonë joligjor” është që edhe Shqipëria të jetë një nga vendet që u zhdukën, por ne assesi nuk duhet ta lejojmë këtë krim monstruoz.

Ai është vetëm një shpirtrob i droguar, i bllokuar në një trup të stërgjatë, prandaj i nevojiten rrobat e shtrenjta (speciale) nga Italia, të cilat i paguan me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Pak fajtorë kanë një hapësirë ​​po aq të madhe në ferr sa ky “kryeministër” që i vodhi dhe bleu votat me kërcënime të votuesve, me lekët nga kriminaliteti gjithëpërfshirës.

Të gjitha neurozat dhe histeritë e nudistit të droguar vijnë nga gënjeshtra. Si ajo e “Ballkanit të Hapur”, dalja në det e armikut të përhershëm të shqiptarëve, Serbisë, përmes Shqipërisë. E gjithë banda e tij kolaboracioniste pro- serbe, pro-ruse dhe pro-greke, është plot me djaj të gjorë që janë në ankth nga llogaridhënia që i pret pas rënies. Kriminelëve të tillë nuk i ndihmon shpjegimi se nuk e kanë idenë se kush është babai i tyre i vërtetë, dhe se keqdashja ndaj Shqipërisë dhe Kombit Shqiptar është për shkak të gjeneve të tyre të degjeneruara.

Unë do të doja që ju të qëndronit të gjithë së bashku. Të dilni në rrugë edhe më tepër sa që dolët në protestën madhështore më 7 korrik dhe të tregoni rezistencë të fortë, nëse është e nevojshme (siç thonë drejtuesit e protestave) ballafaqim të pamposhtur me dobiçët. Sepse asgjë nuk mund ta shkatërrojë këtë vend! Asnjë vasal serbo-grek. Asnjë tradhtar i vendit. Asnjë çiban kundërmues.

Shqipëria është buzë greminës, në rrezik zhdukjeje reale, por shqiptarët e vërtetë, të vendit dhe diasporës, assesi nuk duhet ta lejojmë këtë. Për situatën aktuale që ekziston prej 10 vitesh me mbretërimin e gjirafës shkelmuese, fajin e kanë ata kriminelë që sillen kështu, dhe fajin e kanë ata kokëtulë indiferentë që i kanë lejuar dhe vazhdojnë t`i lejojnë të sillen kështu.

Unë e marr atë liri. Aty qëndron sekreti i thelbit të lirisë. Ju e merrni atë. Askush nuk na jep lirinë, duhet ta marrim vetë.

Mos e vendosni çelësin e lumturisë suaj në xhepin e të tjerëve. Disa lider botëror apo shtete, thjesht do t’ju “duan” për aq kohë sa ju përshtateni në kutinë e tyre. Mos kini frikë t’i zhgënjeni.

***

Gjykimi i mirë vjen nga përvoja. Përvoja vjen nga gjykimi i keq. Kur unë flas me ju, nuk është nga mendimet e dëshirueshme apo nga mprehtësia e imagjinatës. Por, dëshira ime e flaktë (pa asnjë konflikt interesi), është për të kontribuar pak në mbarëvajtjen e atdheut të gjyshërve të mi dhe kombit të cilit gjenetikisht dhe shpirtërisht i përkas.

Ne jetojmë në një univers të përbashkët ku ka ligje, ashtu siç kemi ligjin e gravitetit. Nëse bie nga një ndërtesë, nuk ka rëndësi nëse je mbështetës i një partie të caktuar politike, i majtë apo i djathtë, nëse je nga fshati apo qyteti, malësor apo fushor, i pasur apo varfanjak, nëse i përket asaj apo kësaj moshe e gjinie, profesioni etj., sepse do të biesh në tokë, copëtohesh. Ndajmë të njëjtin fat, prandaj duhet edhe të veprojmë bashkarish që të mbrojmë atdheun nga shpopullimi, dhe zhdukja përfundimtare, nga keqbërësit e jashtëm dhe fëlliqësirave të brendshme. Të shpëtojmë Shqipërinë nga shkatërrimi, racën tonë pellazge-ilire-shqiptare. Të kthejmë shpresën që shqiptarët mos largohen më nga tokat e tyre stërgjyshore, duke braktisur edhe prindërit, gjyshërit, gjyshet, vëllezërit, motrat…

Hidhërimi nuk kalon. Thjesht merr një formë tjetër. Një pikëllim është i ngjashëm me detin. Për të filluar, valët janë shumë të mprehta. Pastaj vijnë fryrjet, por nuk do të ketë kurrë një pamje tjetër nga deti.

***

Vendet që u zhdukën në dekadat e fundit

Historia e vendeve që u zhdukën është një histori epshi për pushtet dhe manipulim. Mbretëritë lindin dhe humbasin. Tokat e reja krijohen dhe më pas shpërbëhen pas disa vitesh.

Historitë për këtë e çojnë lexuesin në një udhëtim aventuresk zbulimi në të gjitha cepat e botës, përmes xhunglës dhe shkretëtirës, ​​nga jeta e gjallë e qytetit deri te stepat e shkreta.

Vendet që u zhdukën e bëjnë gjeografinë konkrete dhe historinë e gjallë, duke përdorur harta dhe pulla. Disa histori prej tyre janë vërtet të zymta. Përveç kësaj, anekdotat dhe rrëfimet e dëshmitarëve okularë janë të ndërthurura.

Shkëmbinjtë e zhveshur dhe barrierat e granitit dhe shkëmbinjve të tjerë të fortë, pyjet monotone me pisha, të gjitha ngjallin frikën e dëshmitarëve (si unë që i kam parë ato vende bosh nga indigjenët, pa vendas) se jeta brenda këtyre brigjeve të forta hekuri do të thotë izolim i pashpresë, varfëri dhe mungesë pjellorie.

Disa prej tyre janë vërtet të zymta. Kështu, pas pak vitesh, do të duket edhe mëmëdheu-atdheu, vendi i gjithë shqiptarëve, Shqipëria, nëse regjimi mafioz i Ramoviçit, shkatërruesit të Tiranës Velioviçit dhe disa ndyrësirave tjera nuk përmbyset dhe shpopullimi i vendit nuk ndalet menjëherë.

Shumë nga vendet që janë zhdukur nga harta botërore kishin një histori pak të lavdishme.

Shumë njërës kanë dëgjuar për tokën mitike të Atlantidës. Shteti ishullor i fuqishëm dhe i shkathët që përfundimisht u fundos në det.

Ka edhe vende në botën reale që kanë pësuar të njëjtin fat. Vende që kanë ekzistuar për një periudhë, por që më pas janë fshirë nga harta botërore.

Shumë nga vendet që nuk ekzistojnë më, shpesh shiheshin si një instrument i disa fuqive të mëdha koloniale, të cilat kërkonin burime (pasuri natyrore) dhe vende strategjike për të kryer tregti.

Një shtet që vështirë se mund të përshkruhet si demokratik dhe i besueshëm është Zona Ndërkombëtare e Tangierit, e cila ishte në hartën botërore në periudhën 1923-1956. Nuk ishte vërtet aq e thjeshtë. Është ndoshta një nga eksperimentet më ekstreme liberale që bota ka parë ndonjëherë. Gjithçka lejohej (përkundër faktit se liria duhet të ketë kufij) dhe 30 për qind e banorëve ishin të përfshirë në krim.

Vendi, i cili është në ballë të Afrikës së Veriut, u krijua si rezultat i interesave strategjike dhe politike të disa fuqive perëndimore që donin një vend që mund të kontrollonte ngushticën e Gjibraltarit. Ata vendosën një administratë, por i dhanë blofin popullatës. U legalizuan të gjitha format e drogës dhe prostitucioni i fëmijëve ishte i ligjshëm. Askush nuk paguante taksa, ndaj nuk kishte as skema sociale. Nëse do të shkonit në spital, të gjitha shpenzimet duhet t’i mbulonit vetë dhe “shëroheni” me medikamente që u ka skaduar afati i përdorimit…

***

Mos rruajtja efikase e kufijve të territoreve (si në rastin e Shqipërisë sonë) ku mund të hyjnë e dalin si në pronën e babit të vet “mysafirët” e paftuar, të ashtuquajturit “refugjatë” nga i gjithë rruzulli tokësor, dhe kulturave krejtësisht të ndryshme nga vendësit autokton, asnjëherë nuk ka synuar të rrisë lumturinë e popullatës vendëse. Përkundrazi e zvogëlon. Sjellë ndryshimin demografik të vendit “pritës” banorët origjinal të të cilit me kohën do bëhen minoritet në shtëpi të vet, sjell dhunimet seksuale, pasigurinë kur të dalësh jashtë shtëpisë, kriminalitetin, katastrofën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok