22/12/2024

Shqetësime ndaj marrjes së ilaçeve mbi dozë; Parandalimi i sëmundjeve

0

Shqetësime ndaj marrjes së ilaçeve mbi dozë

Administrata amerikane e ushqimeve dhe barnave lëshoi kohët e fundit një paralajmërim që prindërit të mos u japin fëmijëve ilaçe kundër të ftohurit pa një miratim nga mjeku. Shqetësimet vijnë nga një studim dy vjeçar mes 1 mijë e 500 fëmijëve të cilët u shtruan në spital pasi kishin marrë shurup kundër të ftohurit.

Ilaçet kundër kollës dhe të ftohurit në formë shurupi mund të gjenden thuajse kudo nëpër farmaci. Shumë prej etiketave  që shoqërojnë shishet e këtyre ilaçeve i paralajmërojnë prindërit të mos u japin shurup fëmijëve nën moshën dy vjeç. Disa barna të tjera të ngjashme e shtyjnë kufirin e kësaj moshe deri në 6 vjeç. Paralajmërimi i agjencisës amerikane të ushqimeve dhe ilaçeve erdhi pasi shumë mjekë pediatër kishin shprehur shqetësim se prindërit nuk u kushtonin rëndësi ose nuk i lexonin këshillat e shtypura me shkronje të imta në paketat e ilaçeve. Mjekja Lisa Thornton pranë sipatalit Schwab në Çikago, thotë se prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm rreth ilaçeve që u japin  fëmijëve të tyre. Ajo thotë se çdo ilaç është i dëmshëm nëse jepet mbi dozën e rekomanduar dhe për fëmijët këshillohet dhënia e dozës minimale. Agjencia për ushqime dhe ilaçe e bëri këtë  paralajmërim pasi qëndra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve shqyrtoi nga viti 2004 deri në 2005 të dhënat mjekësore të rreth 1 mijë e 500 fëmijëve. Nga studimi doli se 3 fëmijë nën dy vjeç kishin vdekur nga dhënia e dozave më të mësha sesa ishin rekomanduar nga mjeku. Atyre u ishte dhënë mbi dozë ilaçi pseudo-ephedrine (sodo-efedrin), një ilaç që përdoret për zhbllokimin e sinuseve. Mjekja Janet Serwin pranë qëndrës mjekësore Johns Hopkins në Baltimor thotë se sodo-efedrini ka disa efekte anësore si për shembull, shtimin e rrahjeve të zemrës dhe rritjen e presionit të gjakut. Një organizatë që përfaqëson prodhuesit e ilaçeve kundër kollës dhe të ftohurit këmbëngul se këto prodhime janë të padëmshme, por e pranon se para përdorimit,  pacientët duhet të këshillohen me mjekun.

Parandalimi i sëmundjeve

Një studim i botuar këto ditë në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë thuhet se ruajtja e shëndetit nuk kushton shumë nëse kihen parasysh disa masa të thjeshta.

Studim i ri, financuar pjesërisht nga qëndra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, tregon se me disa masa të thjeshta njerëzit mund të parandalojnë një numër sëmundjesh. Për shembull, studimi tregon se më pak njerëz do të vdisnin nga sëmundje të zemrës nëse ata përdorin një aspirinë në ditë. Sipas studimit më pak se 50 përqind e amerikanëve të moshuar marrin çdo ditë një aspirinë për të shmangur sëmundje të zemrës. Në raport thuhet se nëse ky numër do të rritej në 90 përqind, 45 mijë njerëz në vit do të jetonin më gjatë. Kjo shifër vetëm në Shtetet e Bashkuara. Një tjetër gjë që njerëzit mund të bëjnë për të shmangur sëmundjet është lënia e duhanit. Megjithëse për shumë vetë kjo është më lehtë të thuhet sesa të bëhet, mjekja Kathelin Tumi pranë qëndrës për parandalimin e sëmundjeve thotë se mjekët mund të luajnë një rol të madh për t’i bindur njerëzit të lënë duhanin. Ajo thotë se mjekët kanë një ndikim tek pacientët e tyre për të vendosur të lënë duhanin. Për shembull, ata mund t’u ofrojnë pacientëve barna ose ndihmë tjetër për t’i ndihmuar të heqin dorë nga duhani. Studimi rekomandon gjithashtu që njerëzit e moshuar duhet të vaksinohen ndaj gripit dhe të kontrollohen rregullisht për të parandaluar kancerin e zorrës së trashë. Në Shtetet e Bashkuara më pak se 50 përqind e njerëzve njohin rëndësinë e këshillave për kontroll rreth kancerit të zorrës së trashë dhe më pak se 37 përqind e të rriturve vaksinohen cdo vit kundër gripit. Gjithashtu, më shumë gra mund të  jetojnë më gjatë e më mirë në se kryejnë rregullisht mamograme, për zbulimin e herëshëm të kancerit të gjirit. Pra studimi tregon se njerëzit mund t’i shmangin sëmundjet dhe mund të jetojnë më gjatë thjesht duke marrë disa masa parandaluese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok