07/01/2026

SHPRESA E SHQIPONJAVE TË TËRBAÇIT NDEROHET NGA VLORA

0
Albert Habazaj - drejtues artistik i Ansamblit 10 Shqiponjat e Tërbaçit - ditën e Shpresës 23.12.2025

Albert Habazaj – drejtues artistik i Ansamblit 10 Shqiponjat e Tërbaçit – ditën e Shpresës 23.12.2025

MËSUESJA DHE ARTISTJA POPULLORE SHPRESA KAPO ÇELAJ VLERËSOHET ME TITULLIN “PERSONALITET I SHQUAR I QARKUT VLORË”

Nga Albert HABAZAJ – Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe  Artistëve “Petro Marko” Vlorë

Sa bukur!…

Ky shkrim u ndërtua kur dy artistë popullorë të spikatur, dy zëra të dashur të këngës labe dhe valles labe të kënduar – Shpresa e Shqiponjave të Tërbaçit dhe Bujari i grupit “Autokton” u nderuan nga Këshilli i Qarkut Vlorë, ndërsa propozimi i bërë nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko” Vlorë “festoi” 2 vjetorin e nisjes në destinacionin e duhur. Më në fund, u arrit një vlerësim i merituar për dy artiste të burimit lab, që përçojnë vlerat më të mira të visave të tyre, na dhurojnë thesare të vërteta të prejardhjes me besnikëri, me art e dashuri. Për këtë ngjarje kulturore u bë dhe një veprimtari e bukur në qytet, një ceremoni nderuese e thjeshtë, mbresëlënëse, po larg tamtameve bombastike dhe pjesëmarrjes massive për t’u dukur me “mbushës topi” a njerëz që s’kishin të bënin me burimin e kulluar të gurrës popullore dhe vlerat e mirëfillta të trevës së Labërisë. Ishte pikërisht Qendra Kulturore e Fëmijve Vlorë që hapi dyert bujare për artistët e vërtetë popullorë.

Ky takim shumë simbolik, domethënës dhe i bukur. Qarku i Vlorës nderon dy artistë popullorë, dy këngëtarë të denjtë të Labërisë, Bujar Sinanin e grupit Autokton dhe Shpresa Kapo Çelaj e Grupit “10 Shqiponjat e Tërbaçit – ikona e këtij ansambli unikal të polifonisë femërore labe. Dhe pikërisht këtu, në Qendra Kulturore e Fëmijve, këtu ku, ne si gjyshër dhe gjyshe, japim mesazhet më të dashura, më të qarta, më të bukura, më domethënëse për të nesërmen e bukur të Shqipërizës sonë të dashur, hallemadhe dhe me dritë. Pasuria shpirtërore e traditës popullore, identiteti kulturor i vendlindjes paraqitet me vlera të larta artistike dhe estetike dhe përcillet me dashuri tek brezat e rinj që të mos humbasë, por të na zbukurojë jetën dhe të na ëmbëlsojë atë, se kemi nevojë si gjithmonë, aq më tepër sot kur, globalizmi ka plot të mira, por ka dhe jo pak tronditje artistike – estetike dhe morale…

Dhe ja, kështu nisi ky shkrim…

Sa bukur! Artistët e vërtetë gëzojnë për vlerësimin e njëri-tjetrit. Shpresa e Shqiponjave të Tërbaçit me simotrat e saj të grupit të grave të vendlindjes dhe këngëtari Bujar Sinani i grupit lab Autokton i dhanë Vlorës art tradite, gurrë popullore të pastër dhe të pasur 23.12.2025

Sa bukur kur shpërndan vlera të pastra e visare të çmuara shpirti!

Mirënjohje të gjithmonshme për grupin tim të zemrës, ansamblin e grave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit”. Ju jeni krenari për vendlindjen, dinjitet njerëzor dhe kulturor, sakrifica për trashëgiminë e të parëve tanë, që nga katragjyshet e stërgjyshet, gjyshet e nënat e vetë ju, që jeni të gjitha nëna e gjyshe të mrekullueshme: Lavdie Goxho Xhakaj, Liri Gaçaj ShkurtajHava Çelaj MuçajShpresa Kapo Çelaj, Bejushe Gaçaj VerajFatmira Hodo SkëndajLiljana Rrapi KapajMeme Ribaj HabazajEvgjeni Habili SeferajFlutura NanajAntoneta Goxho Mehmetaj – qofshi të bekuara nga Mali i Çikës dhe nga Perëndia e Mirësisë!

Pwr kwtw veprimtari tw merituar, por tw vonuar vlerwsimimi e nderimi pwrshwndetwn, uruan e pwrgwzuan shumw njerwz qw e duan artin tonw popullor, folklorin shqiptar, kwngwn dhe vallen e bukur labe, qw pwrcjell mesazhe me dritw. Po citoj vetwm njw:

Kozma Mitraj: “Të përgëzoj si drejtues i Ansamblit Artistik “10 shqiponjat e Tërbaçit” dhe për arritjet e këtij grupi brilant në interpretimin e polifonisë labe, të kësaj pasurie të paçmuar shpirtërore të popullit tonë. Me këtë rast i dërgoj urimet më të përzemërta znj.Shpresa Kapo Çelaj për vlerësimin e saj me titullin “Personalitet i shquar i Qarkut Vlorë” dhe kontributin e saj për mbajtjen gjallë të vlerave të folklorit tonë të mrekullueshëm!

Dhe unw po me aq vlewrsim e nderim i them: “Kozma Mitraj, faleminderit shumë për urimin dashamirës dhe për fjalët e dëlira që shprehni për grupin tonë, ansamblin folklorik “10 Shqiponjat e Tërbaçit”.

Kur jemi bashkë e bëjmë gjëra të mira, zbukurojmë jetën tonë shpirtërore e qytetare.

Mirënjohje!

Ikona e Shqiponjave tw Twrbaçit

Shpresa Kapo Çelaj është personalitet i njohur i Kulturës popullore në qarkun e Vlorës, me një kontribut folklorik mbi 55 vjeçar, duke dhënë një ndihmesë të çmuar në bartjen, pasurimin dhe transmentimin tek brezat të këngës dhe valles labe, sipas stilit muzikor të Tërbaçit në variantin grarisht, duke rrezatuar përfaqësim dinjitoz dhe në festivale të nivelit lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Pikë kyçe e Grupit të Vajzave të Tërbaçit 10 Shqiponjat e Tërbaçit”, i cili është një ansambël unikal në gjithë Labërinë për këngën labe, për vallen labe të kënduar sipas stilit muzikor të Tërbaçit në variantin grarisht, visar për  Polifoninë Femërore.

Nderimi i artistëve popullorë Shpresa Kapo Çelaj dhe Bujar Sinani

Ditën e martë, datë 23 dhjetor 2025, ora 14:00 në sallën e madhe të Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Barjam Tushi” Vlorë, u zhvillua një veprimtari e bukur festive dhe nderuese për vlerësimin e 2 artistëve popullorë: Shpresa Kapo Çelaj – (korife i grupit “10 Shqiponjat e Tërbaçit”) dhe Bujar Sinani nga Dushkaraku (korifeu i grupit lab “Autokton”).

Shpresa u vlerësua me titullin “Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë” me motivacionin “Për kontribut të çmuar në ringjalljen e vlerave folklorike dhe pasurimin e këngës labe në trevën e Lumit të Vlorës”. Bujari u vlerësua me titullin “Mirënjohje e Qarkut të Vlorës”. Vëmendja, vlerësimi dhe nderimi që bën Këshilli i Qarkut Vlorë dhe vetë kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë dr. Ervis Moçka na të ndihemi më të motivuar për të vijuar udhëtimin etnofolklorik.

Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre artistë popullorë, miq e dashamirës të këngës labe, si dhe z. Isftref Dobi – këshilltar kulture i kryetari të qarkut Vlorë, z. Ahmet Demaj, kryetar i shoqatës Atdhetare – Kulturore “Labëria” për degën e Vlorës dhe anëtar i komisionit vlerësues në qarkun e Vlorës. Shpreh mirënjohjen për drejtoreshën e QKF (Qendra Kulturore e Fëmijëve) Vlorë zonjën Albana Tushe Curo për mirësinë fisnike.

Kënaqësia ime ishte e dyfishtë, sepse isha propozuesi i vlerësimit të tyre në cilësinë e kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko” Vlorë, ndërkohë edhe njohës i mirë i visareve folklorike të këtyre dy artistëve popullore me grupet përkatëse. Me këtë rast thura këtë këngë për të dy artistët popullorë, të cilën e këndoi aq bukur, me ndjenjë e dashamirësi grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit”, marrëse Antoneta Goxho Mehmetaj kthyese Liri Gaçaj Shkurtaj hedhëse Hava Çelaj Muçaj, mbushën kënëgën: Lavdie Goxho Xhaka, Bejushe Gaçaj Veraj, Liljana Rrapi Kapo, Meme Ribaj HabazajFlutura Nanaj dhe mbeskëza e Fluturës, si një shqiponjëz e vogël, që do të marrë stafetën e gjyshes nesër tok me Erinedën e yllkëzat e gonxhet që po çelin në Tërbaçin tonë të dashur.

Ja dhe teksti i këngës:

Shpres’ e Shqiponjave sot

Tek nderohet, i qesh balli,

Një jetë dallg’ e diell tok

Kthen kokën dhe e merr malli…

Qarku Vlorë e ka nderuar

Personalitet i Shquar,

Nga Shqiponjat e bekuar

Më lart për të fluturuar…

Vjen një kohë dhe nostalgjia

Na rrëmben me lot të qeshur,

Mbushur nga fisnikëria

Me ngjyra të ëmbla veshur.

Ikin, si zogj fluturojnë

Vitet zbardhin bujarinë,

Pesa jonë si shqiponjë

Mbi shkëmb pret sfidat që vinë.

Se në krah’ ka 10 Shqiponjat

Një ansambël që bën dritë,

Që pijnë uj’ maleve tona

Ujë Gurre në traditë.

Një urim Bujar Sinanit

Si Shqiponja do t’ja themi,

Se e mban të ndezur zjarrin

Me këngën labe që kemi.

E mbajmë të ndezur zjarrin

Me këngën labe që kemi!

Vlerësimi i Shpresës është nderim për Grupin tonë dhe për Tërbaçin.

Me shpirt e urojmë: Ta gëzosh vlerësimin, Shpresa. Siç e shpreha dhe në veprimtari, siç e the dhe vetë, vlerësimi yt është nderim për të gjithë grupin, është për Ladon, Vakon, Lilën, ty (që jeni 4 themeltare që rezistuat, qysh nga 3 gushti 2016, se 4 të tjerat u larguan, por grupi u mbush e u konsolidua deri në majat që arriti në Festivalin e Gjirokastrës, 2023 apo Takimi i Madh me të madhen Aurela Gaçe , 2025. Nuk mund të kuptohet grupi pa dinjitetin artistik dhe sakrificat e Liros, Vitos, Mirës, Gjenës, Fluturës, Netës, Mejos e Bejushes, të Nazos patjetër, se më 1 Gusht 2016 e në ato vështirësi u mblodhëm ti, Vakua, ajo dhe unë që me dëshirë e shpirt vendosëm ta ngrinim këtë grup vetëm me bija të fshatit tonë. (Ti dhe Havaja e ngritët edhe në kryesinë i shoqatës “Tërbaçi”. Dhe kjo është e dokumentuar, pavarësisht qëndrimit të tyre…). Mirënjohje për ju! Edhe Baftua, edhe Madelona, po edhe Pavlina kanë dhënë ndihmesën e tyre për aq kohë sa ishin pjesë e grupit. Ju vijuat fluturimin. Edhe në zheg, sidomos në tramundanë e furtunë. Ju jeni vlerë e madhe si grup, që bota ju nderon e u përulet për ç’ka dhuroni nga shpirti juaj i bukur. 1 është Grupi, Grupi është NJË.

Është vërtet siç ti Shpresa u shprehe: “Motra të dashura! Vlerësimi nuk është vetëm imi, është i gjithë grupit. Unë jam një nga ju.Gjithë Grupi “Shqiponjat e Tërbaçit” është NJË dhe meriton vetëm notën 10 dhe me yll. Sinqerisht, nuk e prisja dhe s’dija gjë, por kam kënaqësi që të jemi bashkë më 23 Dhjetor dhe çdo ditë, sa të kemi mundësi e frymë për kngë të bukura, të kalojmë dhe një gëzim tjetër si motra dhe vazhdofshin e burofshin vlerësimet për të gjitha një për një. Ju falënderoj nga zemra për angazhimin tuaj sot,për të Mirën e Përbashkët,për rrugën që kemi nisur. Falemindërit Berti për punën e palodhur që bën me grupin!”

Shpresa çfarë u realizua, ishet vlerësim i merituar për ty, po aq edhe për Netën, Gjenën, Liljanën, Lirinë, Havanë, Ladon,Fluturën, Mirën, Bejushen e Mejon.

Po, është e vërtet, emocioni, krenaria dhe përgjegjësia ishte, është e do të jetë e përbashkët.

Jetëshkrim artistik i Shpresës:

Shpresa Kapo Çelaj ka lindur në fshatin Tërbaç, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, më 2 Mars 1960. Arsimin fillor dhe 8 vjeçar e kreu në vendlindje, në shkollën 8-vjeçare “Halim Xhelo”, Tërbaç, me rezultate të shkëlqyera në vitet 1967-1975. Gjatë viteve 1975-1979  e kreu shkollën e mesme “Laze Nuro” Brataj. Në vitet 2003-2007, kreu studimet e larta në Universitetin “Ismail Qemali”, Fakulteti i Shkencave Humane, dega Mësuesi. Kudo ku ka punuar në Tërbaç, në Patos, në Vlorë etj., ka shfaqur aftësi të veçanta në punë, ndershëmëri profesionale, devotshmëri dhe virtyte të larta morale qytetare. Krahas profesionit të mësuesit, ajo ka qenë po kaq e pasionuar dhe e dashuruar me këngën labe të vendlindjes dhe asaj më të bukurës këngë popullore të viseve tona.

Znj. Shpresa Kapo Çelaj është korifeu i Grupit të Vajzave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit”: organizatore shembullore, prijëse/ heqëse e valles, si dhe marrëse virtuoze, kthyese e talentuar, hedhëse magjike që të fal emocione drithëruese, mbushëse e fuqishme e këngës labe sipas stilit tërbaçiot në variantin grarisht, duke ruajtur origjinalitetin e folklorit përkatës lokal, duke e pasuruar atë me motive lirike dhe nivel artistik, si dhe duke e transmentuar denjësisht stafetën shpirtërore të stërgjysheve, gjysheve, nënave dhe të tyren tek mbesat e nipërit, me synimin që kënga dhe vallja e popullit, bota e Tërbaçit nëpërmjet Polifonisë Femërore, këtij visari të traditës që ato bartin, të rrojë vërtet sa mosha e kësaj toke.

Vlen të përmendim një historik të shkurtër të grupit, i cili funksionon si ansambël artistik, sepse në repertorin e tij ka këngë labe të kënduara drejtpërdrejt (pa vegla muzikore) dhe valle të kënduara labërisht, sipas ligjeve të pashkruara e specifike që ka folklori në organigramën e tij. Grupi Polifonik i Vajzave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit” është vijim artistikisht dinjitoz dhe elegant i valles së kënduar të stilit të njohur muzikor të Tërbaçit në variantin grarisht, si dhe i këngës labe tërbaçiote.

Fillesat e organizuara i ka gjysmë shekulli e më tepër, se u shqua qysh kur nisi klasën e parë qysh në vitin 1967. Ndërkohë kujtojmë që në Tërbaç, në vitet 1966-1970, kishte nisur të funksiononte me sistemin zinxhir puna artistike – kulturore me veshje popullore/ kostumografi kombëtare dhe disiplinë artistike. Grupi aktual është formuar më 1.08.2016, duke u ristrukturuar sipas traditës së vendlindjes prurë në kohë. Bërthama e grupit (datëlindja 1960) e ka zanafillën në shkollën 8-vjeçare “Halim Xhelo”, Tërbaç, kur ishin në klasë të tretë, dhe me këta  talente të reja, filiza të njoma atëherë, drejtori i shkollës, drejtuesi i grupit të shquar polifonik të Tërbaçit, poeti i këngëve Kujtim Mici dhe mësuesi kujdestar, kthyes i këngës së Grupit të Madh Rexhep Abazi, krijuan Grupin e Fatosave të Tërbaçit (1969), me fatosat e shkollës, ku ishin bashkëmoshatarët e vegjël  Nazo Dauti, Shpresa Kapo, Krenar Mehmeti, Albert Habazaj, Sulote Kapo, Liri Gaçe, Shaze Hoxha, Vangjelina Gjini, Donika Rroko. Në klasë të tretë kanë regjistruar dhe njësitë e para folklorike, që janë pjesë e vyer e historikut të këtij grupi të njomë, i cili vijoi veprimtarinë folkorike krahas edukimit shkollor…

Grupi Polifonik i Vajzave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit” ka aktivitet shumë të pasur folklorik brenda dhe jashtë Shqipërisë. Është unikal në Labëri për Polifoninë Femërore. Ka regjistruar 3 (tre) Albume profesionale, të cilët përbëhen, përkatësisht i pari 14, i dyti 13 dhe i treti, gjithsej 13 videoklipe (njësi folklorike (muzikore-letrare). Punon për videoklipin e katërt dhe pas paraqitjes dinjitoze të folklorit burimor në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, 2023 me Ninullën e Djalit “Qumësht blete, mjaltë zgjoi”, (ninullë polifonike) si pjesë e përzgjedhur me Ansamblin Folklorik të qarkut të Vlorës më 25 qershor 2023, synon për përsosje artistike dhe vlera folklorike burimore të tjera, me mesazhin që këtë traditë ta përçojë tek brezat që ngrihen. Është dekoruar me Urdhërin “Naim Frashëri” nga Presidenti i Republikës, më 1917 me motivacionin: “Grupit të vajzave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit” Titullin “Naim Frashëri” me motivacionin: “Për aktivitetin e njohur dhe të vlerësuar në interpretimin e këngës polifonike labe, që përfaqëson një rast unik të polifonisë femërore, duke ruajtur origjinalitetin e folklorit të zonës së tyre”.

Si pjesë e së tërës polifonike ku merr pjesë dhe në ballë të saj, znj. Shpresa Kapo Çelaj duke qenë një gjimnaziste shembullore në mësime, në sjellje, veprimtari kulturore-artistike, konkurse dhe festivale. Ka kryer studimet e larta në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë në degën Mësuesi dhe ushtron profesionin sa të vështirë aq fisnik të mësueses. Ka përvojë folklorike mbi 55 vjeçare në grup. Në Festivalin e Tretë Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës (tetor 1978) ishte hedhëse e këngës së Grupit të Vajzave të Krahinës së Mesaplikut “Gjurmë të kuqe borës latë”, me marrëse simotrën e saj artistike Nazo Dauti, që u vlerësua shumë, u laurua dhe nga emrat më të shquar i fushës u quajt perla e Festivalit. Ajo s’qe këngë. Ajo qe simfoni labe. Ajo s’qe simfoni. Qe një operë epiko-lirike. Dhe vajzat ishin vetëm 17 vjeçe.

Shpresa Kapo Çelaj është ndër ideatoret dhe shtylla bazike e grupit 10 Shqiponjat e Tërbaçit”, i cili ka mbi 50 pjesëmarrje të rëndësishme kulturore-folklorike:

Në kalendarin e grupit janë të regjistruara mbi 40 veprimtari kryesore, takime festive, konkurime, veprimtari nderimi, festivale lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Grupi ka realizuar 3 videoklipe, ka në proces të katërtin. Gjeografia e repertorit të grupit nis në vendlindje, vijon në Vlorë, Himarë, Horë, Drashovicë, Pilur, Drashovicë, Lushnjë, Fier, Bylis, Tiranë, Panaja, Ulqin, Prishtinë, Gjakovë, Shkup, Dropull, Prizren, Gjirokastër etj., ku Shpresa gjithmonë ka rolin parësor.

  1. Në aktivitete lokale, si në Tërbaç, Vlorë, Fier, Panaja, Drashovicë, Amantia, Mesaplik, Pilur, Tiranë, Zvërnec, Dropull, Kotë, Himarë, Horë etj.;
  2. Në aktivitete kombëtare, si:

– në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles së Kënduar në Lushnjë, 2018;

– Festivalin “Buçet Kënga Labe”, Drashovicë, 2018; në festimet e 20 vjetorit të Çlirimit të Gjakovës, 2019 krahas Ilir Shaqirit;

– në Festivalin Mbarëkombëtar “Oda Dibrane”, 2019 (edicioni i 25-të); në videoklipin e këngëtarit të njohur Ylli Baka, me kompozitorin Artur Dhamo e humoristët Afrim Agalliu e Agron Hamo, Panaja e Vlorë, si sfond artistiko – tradicional me valle sipas motiveve të këngës qytetare vlonjate me kolazhin “Lart’ e poshtë në Skelë”, 2020;

– në Festivalin Folklorik “Hasi jehon 2023” (Edicioni i 34-t), Grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit”

III. Në aktivitete ndërkombëtare, si:

– në tre Festivale Ndërkombëtare të Polifonisë “Bylis Polifonia”, në edicioni e Tetë, të Dhjetë dhe të Njëmbëdhjetë përkatësisht në vitet 2018, 2021, 2023;

– në Festivalin Ndërkombëtar i Valles së Kënduar, Ulqin – Mali i Zi, 2019;

– në Festivalin Ndërkombëtar të Arteve dhe Kulturës Tradicionale, edicioni i 9, Etno Fest, Kukaj, Prishtinë – Kosovë, 2019,

– në veprimtarinë homazh “Katër i Radës- Kujtime migrantësh” Leçe – Vlorë, 28 mars 2021, etj.

  1. Grupi është paraqitur me repertor të pasur dhe të realizuar kënaqshëm në TV Klan, Top Channel, Syri. Net., TVSH, TV Apollon, Eden 3 TV Vlora, Vizion plus etj., dhe është mirëpritur e mirëpritet nga teleshikuesit.

Ka fituar çmime kombëtare:

– Në Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar “Oda Dibrane”, 2019:

Çmim të dytë, si dhe lauruar për vallen liriko-epike “Bekuar nga mali i Çikës”;

– Në Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Polifonisë FFTKI, Vlorë, 2019:

Marrësja më e mirë: Shpresa Kapo Çelaj;

– Në Festivalin e Dytë Folklorik “Netët e Bejkës së Bardhë”, Pilur, 2021:

Çmimin e karrierës “Maliq Lila” me “Riti i stolisjes së nuses tërbaçiote, si pjesë e Ritualit të dasmës në Labëri” (me etnologji dhe folklor);

– Në Festivalin “Polifonia Popullore Shqiptare”, Bylis polifonia, 2021 dhe 2023:

Çmim të tretë (si grup me 4 numra, 1 këngë, 3 valle);

Homofonia më e mirë me ninullën “Thëllëzo, të keqen nëna”, interpretuar nga Shpresa Kapo Çelaj, shoqëruar nga grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit”  me tekst të Albert Habazaj,

Si teksti më i mirë i festivalit “Dritëbukura në shekuj” po në Bylis polifonia, 2021.

Ka fituar çmime ndërkombëtare:

– Në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar të Valles së Kënduar Ulqin, 2019/ Festivali Ndërkombëtar i Valles së Kënduar/ D’OLCINIUM 6th INTERNATIONAL DANC FOLK FESTIVAL, 05-07 SEPTEMBER 2019 (Ulqin-Mal i Zi, [6-7.09.2019, dy netët e konkurimit]:

Kupën e Festivalit;

– Në Festivalin Ndërkombëtar të Arteve dhe Kulturës Tradicionale, EtnoFest, 2019, Kukaj – Prishtinë:

Çmimin special;

– Në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit Burimor, Shkup 2021:

Çmim të parë.

Vlerësime:

Mund të përmendim që në Vlerësimet e grupit: Çmim i dytë në Festivalin “Oda Dibrane” dhe diplomën në atë festival për vallen e kënduar liriko-epike “Bekuar nga Mali i Çikës”, Çmimin special në Festivalin Ndërkombëtar të Arteve dhe Kulturës Tradicionale, Etno Fest, Prishtinë, 2019, Çmimin special në Festivali i Tetë Ndërkombëtar i Polifonisë “Bylis Polifonia” dhe për Kupën e Festivalit Ndërkombëtar të Valles së Kënduar, Ulqin, 2019, artistja popullore Shpresa Kapo Çelaj ka kontribut thelbësor për zhvillimin e folklorit në përgjithësi dhe veçanërisht për polifoninë femërore si pjesë e së tërës polifoni labe, ndërkohë që në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Polifonisë, edicioni XIII, Vlorë, 2019, ajo u nderua me Çmimin “Marrësja më e mirë për interpretim me nivel të lartë në FFTK të Polifonisë, edicioni XIII, 2019” Vlorë, 26.11.2019 etj. Një nga pikat kulmore të saj dhe të grupit “10 Shqiponjat e Tërbaçit është pjesëmarrja në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, 2023 me ninullën polifonike “Qumësht blete, mjaltë zgjoi”, e cila u pëlqye dhe pruri emocione të fuqishme, të ngrohta e të ëmbla, duke na kujtuar famën e grupit të madh të Tërbaçit, duke na prurë në kujtesë që në Tërbaç gruaja ka qenë në krahë të burrit, motra në krah të vëllait, jo vetëm në histori, si Miro Tërbaçja, por edhe në kulturë, si 10 Shqiponjat e Tërbaçit.

Shpresa Kapo Çelaj – Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë, mars 2024

Shpresa Kapo Çelaj – Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë, 23.12.2025

 

Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok