21/12/2024

Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” festoi gjashtë Vjetorin e themelimit të saj

0
u6_Kozeta-Zylo-Skenderbej2

Nga Keze Kozeta Zylo

Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. New York mblodhi një numër anëtarësh te saj në mjediset komode në “Bright Side” Adult Center, Queens.

Anëtarë të shoqatës, bashkëthemelues, si dhe anëtarë të rinj u mblodhen për të festuar gjashtë Vjetorin e themelimit të Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc.

Nga Bordi i drejtorëve dhe bashkëthemelues ishte menduar që festa e 6-të Vjetorit të organizohej thjesht dhe atdhetarisht.  Ndonëse më së shumti është dalluar për aktivitete madhështore, këtë radhë kishte modestinë para Krishtlindjeve dhe për më tepër do të organizoheshin zgjedhjet e Bordit Ekzekutiv, që është e nevojshme të jete sa më e brendshme.

Grupe, grupe njerëzit vinin dhe uronin njeri tjetrin në këto prag festash të fundvitit si Kërshëndellat dhe Viti I Ri.  Me plot mirësi dhe respekt i mirëpriste dhe drejtori i qendrës si:

  1. Isham Habibi drejtor i qendrës “Bright Side Adult Center” i cili në mënyrë gjeneroze siguroi mjediset.

Në emër të Bordit të drejtorëve të Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. fjalën e hapjes e mbajti z. Bashkim Shehu Kryetar Nderi dhe ish Zv /Ministër i Mbrojtes së Republikës së Shqipërisë.  Zoti Shehu Iu uroi gjithe pjesëmarrësve mirësardhjen si dhe per 6-të Vjetorin e themelimit të Shoqatës “Skënderbej”.  Ai foli për sukseset, aktivitetet e shumta që ka kryer kjo shoqatë që në ditën e themelimit të saj, por njëkohësisht dhe për sfidat e mëdha që ka kaluar me problemet shumë serioze që u krijuan brenda shoqatës.  Zoti Shehu iu uroi kryesisësë re që do zgjidhej punë të mbarë!

Letra e Avokatit amerikan z. James Mandel

Letra u lexua nga sekretari i shoqatës z. Edmond Kortoci officer i Policisë së Nju Jorkut

Drejtuar Bordit të Drejtorëve të Shoqatës Shqiptaro – Amerikane “Skënderbej” Inc.

Ka qenë në nderin tim të punoj me organizatën tuaj që nga viti 2019, kur Mark Qehaja ishte presidenti juaj.  Une ju përgezoj ju për një vit tjetër të suksesshëm dhe dhe dëshiroj më të mirën në planet tuaja për vitin 2024.

Si Avokat jam shumë i impresionuar me dëshirën e Bordit që të siguroheshin që çdo gjë rreth shoqatës të ishte në zbatim të ligjit amerkan.  Nën ligjet e shtetit të Nju Jorkut dhe si një organizatë By-Laws, Bordi ka qenë i përgjegjshëm për menaxhimin e shoqatës e cila e vetme ka fuqinë për vendimarrje të jetës dhe drejtimit të organizatës.

Pa autoritetin ligjor të Bordit asnjeri nuk mund të veprojë në emër të organizatës, të përdorë emrin, logon, vulën or në rruge tjetër jashtë ligjore të përfaqësimit.  Çdo person që merr këto veprime pa miratimin e Bordit përbën shkelje të ligjit amerikan.

Unë ju dëshiroj çdonjerit prej jush suksese dhe shëndet të plotë për Vitin e Ri 2023!

Zgjedhjet e reja

Zoti Mark Qehaja në emër të Bordit mbajti raportin mbi veprimtarinë e shoqatës. Ai foli për arritjet, patriotizmin, punën e madhe të kryer ndër vite nga kjo shoqatë.

Natyrshëm Diasporës dhe mediat që kanë pasqyruar këto aktivitete kanë qenë tejet mbresëlënëse si për Akademinë Adem Jashari, Per At Gjergj Fishtën, Pavarësinë e Amerikës, pjesëmarrja në demonstrata kundër genocidit serb, pjesëmarrja në aktet humane e shumë të tjera. Ai tha se shoqata dhe Bordi i drejtorëve kaloi disa sfida me probleme, por i kaloi me plot sukses.  Z. Qehaja shprehu mirënjohjen për TV “Alba Life” me themelues dhe producent z. Qemal Zylo i cili ka pasqyruar për gjashtë vite radhazi aktivitetet pa u ndalur me mjaft gjenerozitet dhe profesionalizëm.  Falënderoi Bordin si z. Bashkim Shehu, Fation Zogiani, z. Asllan Bushati dhe shumë të tjerë për drejtimin e mbarë të kësaj shoqate.

Zoti Qehaja u zgjodh president i Bordit të Drejtorëve dhe u mirëprit me duartrokitje, ndërsa z.Bashkim Shehu dhe Fation Zogiani anetarë të Bordit.

Rregulloren e përditësuar By Law e mbajti z. Faton Zogiani anëtar i Bordit të Drejtorëve, i cili njëkohësisht propozoi dhe emrat e Kryesisë së re, drejtorin si dhe krijimin e Bordit Ekzekutiv.

Tek i dëgjoja emrat e rinj si Doris Zefi, Edmond Kortoci, Enes Basha, Pjetër Vatnikaj, Diar Xani me ngazëllehej shpirti, sepse rinia është e ardhmja, është pasuri e Diasporës.  Duke punuar dhe kushtuar gjithë jetën time mdis dy kontinenteve vetëm rinisë, natyrshëm jam shpresëplot sepse e di mirë psikologjinë e tyre, i njoh mirë fjalët dhe veprat e tyre.  Këta të rinj janë intelektualë plot integritet dhe me ëndrra të mëdha për jetën e tyre.  Ata premtojnë shumë dhe jam krenare për përfshirjen e tyre në këtë shoqatë.  Lum kush i beson rinisë!

Në krye të kësaj kryesie vitale u zgjodh zoti Gëzim Lamcaj, kryetar i Bordit Ekzekutiv, një intelektual ushtarak, në detyra të rëndësishme në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

  1. Lamcaj ka qenë kryeinxhinier në Uzinën e Llokacionit në Tiranë dhe ka punuar me përgjegjësi të lartë. Ai ka një karrierë të pasur dhe këtë përvojë ndër vite jam e sigurtë se do ta sjellë me seriozitet në drejtimin e kryesisë së re të sapozgjedhur i cili premtoi se do ta cojë dhe më përpara aktivitetin dhe programin e shoqatës.
  2. Asllan Bushati Anëtar Nderi i shoqatës, ushtarak i lartë, njëkohesisht i propozuar për “Nderi i Kombit” dhe i mirëpritur nga anëtarët dhe Bordi i uroi punë të mbarë kryesisë së re dhe tha se shoqata është e ndarë nga politika, ne i respektojme pikëpamjet e ndryshme, por shoqata duhet të jetë vetëm për veprimtari atdhetare. Pasi foli për situatën e luftrave në Europë dhe në botë ai tha se ne duhet të jemi vigjilent për Kombin tonë, pasi Rusia, serbi janë gjithmonë të etura për të gllabëruar tokat tona. Të bashkuar jemi më të fortë.

Cilët jane të rinjtë në kryesi?

Edmond Kortoci sekretar i shoqatës: Oficeri i Policisë, në Departamenti e Policisë së Nju Jorkut, që nga viti 2018 dhe në vazhdim. Student i shkëlqyer, ka mbaruar për Drejtësi Penale nga John Jay College.  Ka gjashtë vite përvojë në Zbatim të Ligjit dhe disa vite punë në sektorin privat.  Ai ka përfunduar me sukses të plotë Akademinë e Policisë së shtetit të Nju Jorkut.

Zonjusha Doris Zefi u zgjodh financiere e shoqatës.  Zonjusha Zefi studente e shkëlqyer ka mbaruar Universitetin La Sapienza në Romë në Itali për ekonomi dhe është e integruar plot kulturë në New York.  Doris Zefi është një vajzë e përkushtuar, e edukuar, me urtësinë e saj është punë mbaruar.

Enes Basha anëtar i kryesisë: Student i shkëlqyer i stomatologjisë, Universiteti i Mjekësisë, dhe gjithmonë ka qenë në murin e nderit.  Po punon për projekte të suksesshme.  Mësues I gjuhës angleze në Qendrën Edukative ENES – Tiranë, Shqipëri. Është integruar plot kulturë dhe ka një të ardhme të ndritur në Amerikë.

Pjeter Vatnikaj anëtar i kryesisë: Ka qenë dy herë përfaqësues zyrtar i RSH në Kongresin e parë Rinor Frankofon Kajro 2022 duke zenë vendin e tretë në botë dhe këtë vit në Sevilla të Spanjës duke zenë vendin e parë në Europë rreth Human Rights. Ka qenë drejtues i dy organizatave në Shqipëri dhe Ambasadori i Rrjetit AUF në 2022 në Shqipëri. Si student i shkëlqyer është duke përfunduar universitetin për drejtësi dhe e ardhmja e ndritur është pranë tij.

Diar Xani anëtar i kryesisë për kulturën dhe artin:  Aktor në Schlachthaus Theater Bern, si dhe Actor/ Director më parë.  Ka studiuar Ph.D Candidate on Radio TV and Kinema në Universitetin e Stambollit.

Është i integruar me kulturë dhe punon dhe jeton familjarisht në New York.

Nderuan me pjesëmarrjen e tyre të cilët kanë qenë vazhdimisht si mësuese Mimoza Salillari dhe z. Odise Salillari anëtaë të stafit të TV “Alba Life” dhe njëkohësisht kryetar i Shoqatës “Devolli”.

Në këtë veprimtari të rëndësishme nderoi me pjesëmarrjen e tij Lahutari i shquar Hysen Krutaj shoqëruar nga z. Mirash Nika një tjetër lahutar.  Ata  intepretuan  plot dashuri dhe profesionalizëm për të pranishmit.  Lahuta është një vegël muzikore autoktone shqiptare mijëra vjecare, por mjerisht e gllabëruar nga serbët.

Të pranishmit drekuan së bashku si motra dhe vëllezër dhe i uruan njeri tjetrit festa të gëzuara të fundvitit 2023.

Aktiviteti u filmua nga TV “Alba Life” dhe së shpejti do të transmetohet në kanalet televizive.

Autorja e këtij shkrimi është anëtare Nderi e Shoqatës dhe mban titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” nga Presidenti i Shqipërisë.

23 Dhjetor, 2023

Bronx, New York

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok