23/12/2024

SHKUPI HISTORIK SHQIPTAR – KRYEQYTETI I SHQIPËRISË

0
Kryengritja-Dervish-Cara

(Vit përkujtimi i Dy Çlirimeve të Shkupit (2019): Kryengritjes Shqiptare të Dervish Carës (1843 – 1844) dhe Bajram Currit, Isë Boletinit me Hasan Prishtinën (1912). Dhe, duke e pritur Çlirimin e Tretë Historik të Shkupit Shqiptar!…

NGA KALOSH ÇELIKU

1. -Pak biografi për Autorin e këtij shkrimi publicistik

dhe Shkupin Historik Shqiptar.

Enkas i shkruajtur për Librin e ardhshëm: Shkrimtari më i lëvduar dhe sharë (Lufta ime me Penë). Parashikime për Ditën e Nesërme, që pritet së shpejti ta shohë dritën. Nga Nana, familje hoxhallarësh me autoritet në Zajazin e Kërçovës, nga stërgjyshi bektashi – kaçak i maleve Emin Çeliku (Xhambazi), krahu djathtë i Dervish Carës. Nga Babai: Pararoja e Vdekjes Dy Mafailave të Zajazit (ballistëve). Poashtu, edhe nga ana e Gruas besnike, Hoxhë Rumunie – mik i Asdrenit.

Krah për krahu me kryengritësit shqiptar, që asaj kohe (1843 – 1884) e çliruan Shkupin nga pushtimi i Perandorisë Osmane me pretendime për t‘i çliruar, edhe qytetet: Velesin, Prilepin dhe Manstirin. Vit, edhe kur shpartallohen pas shpine me topa nga forcat ushtarake turke duke vazhduar luftën të ndarë në dy grupe kryengritëse në Kosovë dhe Dibër. Kaçanik dhe Grykën e Radikës, ku Hajredin Pashës, sipas këngëtarit popullor: “jo më pak se, dymbëdhjetë mijë ia grinë në llogore, ia lanë në vorre ende pa i shti”. Dhe: Kaçanikut i raftë pika/ nantë sahat po theret me thika…

Kohë, kur “vëllezërit maqedonas”, sipas Akademik Aleksandër Matkovskit, pushtuesit i pritën si “çlirimtarë” (Kryengritja e Dervish Carës, (843-1884). Dhe, Çlirimi i dytë i Shkupit me krahun e Luftës të Bajram Currit me Isë Boletinin dhe Hasan Prishtinës (deputet i Sanxhakut të Prishtinës në Mexhilisin Osman), që pas hyrjes në Shkup, pas disa ditëve e dorëzojnë vetë pa luftë Shkupin.

Sot, ku para përmendores të Hasan Prishtinës në “Bit-Pazar” (Shkup), fotografohen para kamerave televizive politkanët e arratisur të paritve politike shqiptare me disa veta partizanë partiak në rolin e argatit për poste politike. Përkundër, Kryengritjes Historike Shqiptare të Dervish Carës me kryngritësit shqiptar, që e Çliruan Shkupin dhe vazhduan luftën në Katllanovë për çlirimin e Velesit, Prilepit dhe Manastirit. Betejë e përgjakshme historike ku edhe u shpartalluan si Kryngritje Shqiptare (1843-1844).

Historianë pa brekë, me poste partiake para kamerave televizive, Sot (12 gusht 2019) shënojnë “çlirimin” e Shkupit në krye me një “politikan” të arratisur partiak, turren pas posteve politike me të katra me një tufë lule të vyshkyra kopështi në dorë, dhe disa anëtarë partiak dhe kalimtarë rasti të shënojnë “çlirimin” e Shkupit. Edhe, marrin guximin dhe e shpallin publikisht, që këtë datë historike në të ardhmen do ta bashkojnë me “Marrëveshjen e Ohërit”?! Fare, pa e përmendur Kryengritjen mbarëshqiptare të Dervish Carës dhe Çlirimin e parë të Shkupit nga Perandoria Osmane (1843-1844). Kryengritës historik shqiptar, që sot para Hasan Prishtinës është dashur dhe e meriton ta ketë përmendoren në Kala të Shkupit. Imzot, ku i kemi Sot historianët shqiptar?! Regimet e tyre ndaj kësaj “politike madhore” teknefese. Vetë, edhe i përgjigjem pyetjes time në stilin e Fan Nolit Madh: Arratisur dhe syrgjynosor/ as të gjallë, as të varrosur/ nëpër parti politike me këmbët dhe trutë në legen.

Pas Luftës Dytës Dytë Botërore (vite krize buke), linda dhe u rrita nën hijen e Lisit  midis Livadhit, rrëzë Çukës në Katund (1951). Librave të këndimit me vjershat e Rilindasëve shqiptar nga koha e Ministrit të arsimit Ernest Koliqi. Qafëpërqafe, u rrita me Dr. Dacin dhe qenin besnik Murgo. Gjelin kryengritës, që e thirrte mbi gardh, përpara Shtëpisë Agimin. Pulën e Rexhep Hoxhës, duke: kakarisur tra më tra? E çuditi dynjanë/ e ka ba një ve/ dhe tjetër hiç.” Lopëve dhe dhenëve, që i mola me kusi, në mrizet e Dardhave gorrice te “Përroni i Thanës”. Jetë e lumtur, asaj kohe mes kafshëve livadheve, arave e maleve, sesa kjo e sotshmja mes njerzëve (politikanëve).

Pas shkollës fillore, nga gjiri familjes u arratisa në Shkup, Shkollën Normale “Zef Lush Marku”. Një jetë tjetër qyteti me korzo e disko – klube nate deri në mëngjes. Cuca besnike mes “vëllezërve” të Njerkës dhe “turqëve” të ardhur nga Kosova për t’u shpërngulur në Turqi. Herë pas here, edhe për shkak të cucave me grushta e thika e ndanim mejdanin në mes të “Bit-Pazarit” (Shkup). Netë mes Dimrit Madh, duke e kaluar Terrin e ditës në shkollë, e Natën qafëpërqafe me cuca nën ferra me dy-tri duar bar të thatë, nën qiellin e hapur me yje mbi kokë.

2. -Arratisja në Paris dhe kthimi në vendlindje.

Vite, kur pas kryerjes të Shkollës Normale, edhe do të arratisem në Paris (1970). Studimeve, pas një vendi pune. Jete më të lumtur. Qytet kulture, vendbanimi dhe pune, ku gjysma e banorëve krijonin art, e gjysma tjetër kritikonin vlerat e tyre artistike.

Shkaktar, asaj kohe u bë Vëllai Madh, të kthehem në vendlidje. Edhe, më bindi: “Unë, nuk do të mund të kthehem në vendlindje. Shkaku se, më pret burgu si “armik” i shtetit. Nuk ka nevojë edhe ti të mbetesh në Paris. Ne, atje kemi pasuri dhe shtëpi. Edhe, pse ti u regjistrove në Universitetin e Serbonës me banesë dhe vend pune si refugjat, sipas mendimit tim, mirë është të kthehesh në vendlindje. Unë, nga Parisi do t’i mbuloj shpenzimet e studimeve.

Vëllai Madh, pati të drejtë: Vërtetë si i ri, unë asaj kohe do të dalldisesha pas jetës natës dhe kurtiznanve të Parisit, me siguri do të martohesha me françeze, dhe kurrë nuk do të kthehesha në vendlindje. Ose, nga Parisi do të arratisesha në ndonjë shtet tjetër duke kërkuar jetë më të bukur dhe Liri. Këmbekrye do të përfundoja, në ndonjë Organizatë antijugosllave. Pavetëdije, se: Edhe atje mu si në vendlindje më priste e njëjta pusi, me spiunë “kuqezi”, që i kishte shpërndarë UDBA jugosllave si “patriotë” shqiptar të infiltruar si “ballistë“ dhe “atdhetarë” në organiazata e tyre në mërgatë edhe si kryetar të atyre organizarave “antijugosllave”.

Tre muaj me vonë, nga Parisi do të kthehem në vendlindje. Vit, edhe kur do të regjistrohem si student në Fakultetin Filozofik, Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës (Kosovë 1971 / ‘72). Kryeqytet i një revolucioni arsimor dhe kulturor shqiptar, jete të bujshme studentore, i cili edhe do të më japi fuqi të vazhdoj luftën, të merrem me shkrime dhe afirmohem si shkrimtar.

Gjatë kohës të studimeve, edhe do të punoj si mësues i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Gllogovc (Drenas), në Drenicë (Kosovë). Hov, edhe kur do të shpërthej me shkrimet e mia dhe publikimin e tyre në “Rilindja për fëmijë”, “Pionieri” dhe “Gazeta e pionerëve”. Krah përkrahu me “Flakën për fëmijë”, “Gëzimin” dhe “Fatosin” me të cilat u rrita si nxënës në Shkollën Normale “Zef Lush Marku”, në Shkup.

Arsyeja, pse e zgjodha këtë dhiare malore?! Pse, asaj kohe u mora më së tepërmi me Letërsi për fëmijë?! Shkaku, se edhe cenzura komuniste nuk ua vënte shumë veshin këtyre krijimeve letrare. Herë pas here botoja edhe ndonjë poezi për rritur, që mezi kalonte në rubrikën e “Zërit rinisë” (një herë në javë), që e readaktonte asaj kohe Esad Mekuli. Shumica e poezive për të rritur u publikuan me pseudonime letrare.

3. –Ikja si mësues në Malësinë e Shkupit dhe përndjekja e paparë policore.

Pas studimeve në Prishtinë, atentatit të dështur në Hotelin “Bozhur” (sot “Iliria”), dhe kryerjes të “Universitetit” ushtarak në Knin (Kroaci 1979), kthehem me punë si mësues në Malësinë e Shkupit (1980). Një vit përpara demonstratave të studentëve në Prishtinë.

Probleme politike, që më ndoqën hap pas hapi edhe mes maleve. Gjoja, se: “Jam i dërguar nga Kosova të veproj në këto anë”. Fakt, të cilin do ta mësoj pas disa viteve, pas publikimit të librit tim me satira: “Trumbetat e Tellalit” (1992), gjatë një bisede “informative” në polici. Përmëkeq, denoncimi i nëshkruar nga njëzetë “patriotë” kuqezi shqiptar, që edhe sot e kësaj dite shëtiten si kuadro “deficitar” nëpër partitë politike shqiptare dhe “maqedonase”. Emrat dhe mbiemrat e të cilëve, atë ditë m’i afroi Inspektori i shërbimit informativ, por nuk desha t’i shoh fare me sy. Përpak, desh i volla edhe zorrët. Shkaku, se: I dija me emra e mbimera këto “patriotë” kuqezi gjatë një fushate të paparë sulmi kundër meje si shkrimtar në gazetën “Flaka e vëllazërimit”, në Shkup. Emra kulturofagësh, që ende më rrinë para syve, se: “Unë, me dhjetra mijëra marka i kisha dërguar Partisë Socialiste në Shqiperi, dhe i kisha pasur disa takime të fshehta në Bullgari. Vite, kur nuk kisha as edhe pasaportë.

Kulminacioni, i pyetjeve “informative” të Inspektorit: “Çështjen Shqiptare, se gjoja dua ta zgjidh me luftë”. Edhe, se: “Unë jam ai kryesori”. Luftë, e cila do të ndodhë tetë vite më vonë, në vitin 2001. Bisedë “informative”, nga e cila u binda se: Policia e shtetit “përbashkët”, herët kishte pasur informata të sakta për luftën e 2001 –shit. Edhe, për mua si një i arratisur mësues i maleve të Shkupit, larg civilizimit që nga Parisi, Prishtina dhe Shkupi. Përpara syve, plot inatë ma përplasi Dosjen time, përplot me miq dhe shokë të atyre viteve jete shkollore dhe studentore, që unë vetë nuk i dija disa ngjarje, ose i kisha harruar gjatë shtegtimeve nëpër botë.

Iu, përgjigja: më pëlqen dyshimi juaj policor, edhe më vjen mirë që m’i përkujtuat disa miq e shokë dhe ngjarje, që unë i kisha harruar me vite, po Unë nuk jam Ai kryesori. Jo, se nuk dua, Unë dua të jem Ai kryesori, por nuk jam. Edhe, më në të ardhmen, mos më thirrni për kësi bisedash “informative”!

Dorën në zemër, e kanë mbajtur fjalën, deri më sot nuk më kanë thirrë në biseda “infromtative”, edhe pse: Unë si shkrimtar nuk rri rehat, herë pas here i marrë nëpër gojë si personazhe mes faqeve nëpër libra dhe shkrimet e mia publicistike.

Edhe ju, Sot e di se do më pyesni si lexuesë: Pse nuk më burgosin, ose vrasin në Shkup?! Ja, po ua them: Tremben se, vetë do më shpallin hero kombëtar. Kush do t’i duroj Nesër edhe në varr “patriotët” kuqezi të partive politike shqiptare duke u shtyrë me bërryla para fushatave zgjedhore lokale dhe parlamentare, se: Cili mbi varr i pari do të mbajë fjalime lamtumirëse. Ose, vënë kurora të luleve mbi varr. Zbulojnë para kamerave televizive përmendoren time si hero kombëtar për Shqipëri Etnike. Emërtimin e ndonjë institucioni kulturor, shkolle, rruge në Shkup…

4. – Helmime, vdekje klinike, aksident komunikacioni, djegëje e “xhipit” she dy herë radhasi shtëpisë në Shkup.

Dhe, pas helmimeve të herëpas-hershme në tavernat e Shkupit, vdekjes klinike në Voskopojë (Shqipëri, 2000), aksidentit komunikacioni pasmesnate në “Qafë–Thanë“ (Shqipëri, 2007)), djegëjes të “xhipit”, para dritareve në “Çair” të Shkupit (2012), banesës në “Çair” (1993), dhe Shtëpisë Gruas në lagjen “Seravë” të Shkupit (2018), Lufta ende vazhdon me penë.

Edhe, pas kësj biografie të shkurtër për Atdheun pa Grua dhe mua si shkrimtar, e di se përsëri ju do më pyesni nga kurreshtja: Kur, Unë do ta dua përsëri Shkupin Historik Shqiptar?! Dihet, gati pas gjithë jetës bujshme të “vëllazërim-bashkimit” Dje dhe Sot, që e kam kaluar në Shkup si nxënës dhe pas studimeve me vende pune e “shpërblime” partiake. Atëherë, kur Unë e njoha Kryeqytetin Shqiptar së pari me t’im Atë (1959): me kësula të bardha dhe veshje kombëtare Shqiptare. Skënderbeun dhe stemën e flamurit kombëtar të fshehur nën jaknën e setres, që unë i mbajta gjithë kohën si nxënës i shkollës mesme me frikë. Kohë qorre, për të cilat unë më së paku do t’i haja pesë vjet burg, në Idrizovë. Kutadi, ndoshta edhe në Goli Otok. Pa i përmendur dy vitet e shërimit si dyvjeçar i shtrirë së bashku me Nanën në spitalin e Shkupit (1951 – 1952), dhe pas dy viteve i lëshuar nga spitali shtetëror pa shpresë jete: “Shikoni t’i gjeni ndonjë tjetër rrugë shërimi. Rrugë, që e gjeti Im Atë te Dervish Nurja i Zajazit, i cili pasi më Fryu në fytyrë, ma vari një hajmali për qafe dhe më tha: “E bajtsh me shëndet!”. Kurrë më pasmesnate, xhindet dorë më dorë nuk do të më hudhin mbi çatia dhe majë lisave rrëzë Çukës, në Katund. Hajmali, të cilën edhe sot e kësaj dite e mbaj përqafe, bashkë me hajmalinë e argjendtë tjetër të Skënderbeut: Shqiponjën Dykrenare.

V. –Edhe siç duket Sot ato Dy hajmali përqafe më mbrojnë nga magjitë turko-arabe.

Edhe, siç duket: Sot, padyshim ato dy hajmali përqafe, më mbrojnë nga magjitë  turko- arbe të hoxhallarëve rrejshëm në xhami. Ferexheve zeza, çallmave të turkut, leckave kësula haxhilerësh, në vend të kësulave bardha të Bajram Currit. Shkupin, ende e mbaj në mend si fëmij, dhe e di kush ishte Dje. Vardari, sesi e ndante pergjysmë. Urën e Gurit, që i lidhte të dy anët e Qytetit. Kalanë mbi qytet. Katundet shqiptare që e rrethonin nga të katër anët. E shoh edhe Sot. Nuk e di, si do të gëdhihet Nesër?!

Frikë i kam politikanët e sotshëm. “Turqit” e Shkupit me kësula lecka turko-arabe! Thirrjet e hoxhallarëve të rrejshëm në minare me flamuj gjysëmhënë dhe vetëm një yll. Ferexhetë e zeza, kur dalin nëpër qytet.

Mos vallë, im Atë herët ma parashikoi të ardhmen time si shkrimtar?! Apo, ende më mbanë gjallë hajmalia e Babashehut Dervish Nurja i Zajazit?! Ndoshta, edhe kaçaku i maleve Emin Çeliku (Xhambazi), krahu i djathtë i Dervish Carës?! Nuk e di.

Dhe, në fund

Dorën në zemër, pas kaq viteve “Lirie”, Sot nuk më pëlqen Shkupi Historik “Shqiptar”: me dhjetëra parti politike shqiptare, ato dy-tri përmendore shqiptare mes luanëve në shkretëtirat e betonit. Fundekrye, mes çallmave turkut në minare të xhamive, kësulave lecka të haxhilerëve në kokë me tespi “kuqezi” dhe ferexheve të zeza. “Berqet”, që nuk e kishim ne gjatë kohës së rinisë Kryengritëse “komuniste”.

Dhe, do ta dua Shkupin Historik Shqiptar! Atë, Shkupin Historik të Dervish Carës (1843-1844), stërgjyshit tim Kaçakut maleve Emin Çeliku (Xhambazi). Shkupin, Kryeqytetin Historik të Shqipërisë, kur Sot në mianeret e xhamive me flamuj gjysëm hënë dhe vetëm një yll komunist,  Nesër do të valojë Flamuri Kombëtar Shqiptar me shqiponjën dykrenare…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok