SHKSH ”SHËN NËNË TEREZA” NË ENGELHOLM ORGANIZOI NJË MBRËMJE FESTIVE PËR NDER TË DITËS SË FLAMURIT KOMBËTAR DHE 112 VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
Nga Rrahman Rrahmani, Kryetar i SHKSH “Shën Nënë Tereza”, Engelholm-Suedi
Me intonimin e himnit Kombëtar e Dardan u shënua fillimi i kësaj mbrëmje festive.
Në Munka Ljungby-Ängelholm të Suedisë, Shoqata Kulturore Shqiptare”Shën Nënë Tereza”, në Ängelholm, organizoj një mbrëmje festive për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe 112- Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Është bërë tradicionale që festa e Ditës së Flamurit kombëtare, dhe “17 Shkurti”, Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, të festohen në mënyrë madhështore nga mëgimtarët tanë me banim në komunen e Ängelholmit, dhe komunave përreth.
Kjo ditë, eshtë simbol i krenarisë sonë kombëtare, na bashkon sot jo vetëm për të festuar, por edhe për të kujtuar historinë dhe sakrificat e të gjithë atyre që kontribuan për lirinë dhe dinjitetin e kombit shqiptar. Mbrëmja e sotme është veçanërisht e pasur me mysafirë të nderuar, për të cilët ndjejmë mirënjohje dhe respekt të thellë. Moderatoret tona, zonjusha Elea Elshani dhe Helisa Peci, me profesionalizmin e tyre në gjuhën shqipe dhe suedeze, kanë krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ato fillimisht përshëndeten të gjithë të pranishmit, duke u’a uruar ditën e flamurit kombëtar dhe 112-të vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Në vazhdim ato ftuan për një fjalë rasti, z. Rrahman Rrahmanin, kryetar i ShKSh.” Shën Nënë Tereza”në
Ängelholm, i cili theksoj:
Sot, në këtë mbrëmje të shënuar, më lejoni që në emër të kryesisë së ShKSh“Shën Nënë Tereza” t’ju dëshiroj mirëseardhje në këtë mbrëmje festive, njëherit ju uroj përzemërsisht Festën e Flamurit Kombëtar dhe 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë!
Një falënderim i veçantë shkon për z. Rrahman Rrahmani, i cili përkujtoi me respekt të veçantë martirizimin e 105 burrave dhe djemve të rinj në Kushtë të Madhe gjatë luftës së Kosovës. Një përshëndetje të ngrohtë adresojmë për musafirin e kësaj mbrëmje z. Zejdi Hotin, dhe familjen e tij nga Krusha e Madhe, si dhe për artistin e mirënjohur z. Ramadan Malaj dhe vëllanë e tij z. Hasan Malaj nga Mitrovica të, cilët na nderuan me praninë e tyre.
Po ashtu, falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar për arsimin shqip në Suedi, si z. Isuf Bajraktari, i cili kishte një fjalë përshëndetëse, z. Xhevat Isufi dhe z. Rashit Berisha, të cilët janë drita që mbajnë të gjallë gjuhën dhe kulturën tonë në të mërgatës tonë në këtë regjion.
Faleminderit grupit të valltarëve të Shoqatës sonë, nën drejtimin e koreografit z. Muharrem Ibra, si dhe grupit të valleve “Dardania Dans” nga Eslovi me koreografin z. Naser Sopjani, të cilët me performancat e tyre i japin ngjyrë dhe shpirt kësaj mbrëmjeje festive.
Një mirënjohje e veçantë për biznesmenin e njohur z. Robert Hoti për përkrahjen e tij të vazhdueshme financiare dhe artistët e mbrëmjes z. Burhan Beqiri dhe z. Endrit Krasniqi, të cilët i shoqëroi me disa këngë edhe z. Robert Hoti, e së bashku me talentin e tyre na kanë argëtuar sonte.
Të nderuar bashkatdhetarë
Sot jemi mbledhur për të festuar një ditë të shenjtë për kombin tonë, 28 Nëntorin, ditën kur Flamuri ynë Kombëtar u ngrit në Vlorën historike dhe kur Shqipëria shpalli Pavarësinë e saj, duke nisur një epokë të re për shqiptarët.
Kjo ditë përfaqëson sakrificën, luftën dhe vizionin e shumë brezave që luftuan për të mbrojtur identitetin tonë kombëtar dhe lirinë tonë.
Flamuri ynë me shqiponjën dykrenare është simbol i krenarisë sonë dhe i një trashëgimie që na bashkon kudo që ndodhemi.
- Në këtë moment krenarie, le të përulemi me nderim ndaj atyre që bënë të mundur këto arritje të mëdha për popullin shqiptar.Kujtojmë me respektIsmail Qemalin, Isa Boletinin dhe burrat e mençur të Kuvendit të Vlorës, të cilët ngritën flamurin kombëtar në atë ditë të madhe të vitit 1912.
Por ky 28 Nëntor nuk është thjesht një kujtesë historike; por është një thirrje për unitet dhe reflektim. Kombi ynë është ngritur falë figurave të jashtëzakonshme që kanë shkruar kapituj të lavdishëm të historisë sonë.
Në këtë kontekst, më lejoni të përmend disa nga emrat e pavdekshëm që janë udhërrëfyes për të gjithë ne.
- Presidenti i parë historik dhe shpirtëroer i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, një burrë shteti i pashoq, i cili me vizionin e tij të qartë dhelidhjet e tij me botën perendimore e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, udhëhoqi popullin e Kosovës drejt lirisë dhe ndërkombëtarizimit të çështjes shqiptare.
- Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, një hero i përjetshëm që me flijimin e tij dhe të familjes së tij na tregoi se liria është një çmim i shenjtë që nuk matet me asgjë.
- Shënëtorja Nënë Tereza, e cila, me veprën e saj të dashurisë dhe përkushtimit për njerëzimin, na tregoi se shqiptarët nuk janë vetëm luftëtarë për liri, por edhe ndërtues të paqes dhe shërbëtorë të dashurisë universale. Për 20 vite, Shoqata Kulturore Shqipëtare ”Shën Nënë Tereza”, mban emrin e saj, duke nderuar këtë figurë të jashtëzakonshme të kombit tonë dhe të mbarë botës së qytetëruar.
Dhe për fund – të dashur pjesëmarrës në këtë mbrëmje festive,
Kjo ditë duhet të na shërbejë si një frymëzim për të forcuar bashkëpunimin dhe përkushtimin tonë ndaj kombit shqiptar, kudo që ndodhemi. Shoqata Kulturore Shqiptare “Shën Nënë Tereza” në Engelholm ka qenë dhe do të jetë, një shembull i shkëlqyer i kësaj fryme për dy dekada me rradhë. Ju jeni dëshmi se shqiptarët, edhe në mërgim, e mbajnë gjallë identitetin dhe kulturën kombëtare.
Le të kujtojmë, se amaneti i të parëve tanë, është uniteti dhe përkushtimi ndaj flamurit tonë. Le ta ruajmë këtë flakë të ndezur për brezat që do të vijnë!
Zoti e bekoftë Shqipërin, Kosovën dhe kombi shqiptar kudo që ndodhet!
Zoti i bekoft SHBA-të, BE-në, popullin suedez dhe miqt tanë kudo që ndodhen.
Ju faleminderit dhe uroj që ta kalojmi një mbrëmje të mirë festive.
Të dashur bashatdhetarë,
Festa e Flamurit është momenti kur kujtojmë të kaluarën, reflektojmë mbi të tashmen dhe projektojmë të ardhmen. Me këtë frymë, le ta mbajmë të gjallë identitetin dhe kulturën tonë, duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke e ngritur zërin për vlerat tona kombëtare.
Ju faleminderit që jeni këtu dhe që e bëni këtë mbrëmje kaq të veçantë.
Gëzuar Festën e Flamurit dhe 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë!
Përshkrimi i vazhdimit të programit festiv:
Në vazhdim të këtij programi festiv, e talentuara Ariana Bahtiri solli emocion me recitimin e poezisë “Sa kohë kanë kaluar.” Pas saj, motrat Elea dhe Arnea interpretuan me pasion dy poezi plot ndjesi, “Unë s’kam fajë” dhe “Lamtumirë vendi im.” Një moment i veçantë ishte dhe recitimi i poetit Remzi Basha, i cili i kushtoi ”Flamurit tonë kombëtar”, një poezi frymëzuese. Këto interpretime u pritën me duartrokitje të gjata dhe të fuqishme nga të pranishmit.
Pas pjesës poetike, në skenë dolën valltarët e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Shën Nënë Tereza,” të cilët prezantuan disa valle tradicionale shqiptare, me mjeshtëri të përgatitura nga koreografi i shquar Muharrem Ibra, ish-valltari i Shoqërisë Kulturore Artistike “Shqiponjat e Dukaqinit” nga Gjakova. Me po aq përkushtim dhe hijeshi, valltarët e grupit “Dardania Dans” nga Eslovi performuan disa valle nën drejtimin e koreografit Naser Sopjani.
Interpretimet e valleve tradicionale ngjallën entuziazëm të jashtëzakonshëm, duke e mbushur sallën me energji dhe emocione të papërsëritshme. Mbi 200 pjesëmarrës festuan duke duartrokitur pandërprerë dhe duke e mbështetur me zemër të plotë këtë pjesë artistike.
Mbrëmja u mbyll me një program muzikor të pasur, ku solistët e kësaj feste i dhanë gjallëri atmosferës me këngë e valle deri në mesnatë. Ky ishte një përfundim i përsosur për një ngjarje që mbajti gjallë shpirtin dhe krenarinë shqiptare.