24/12/2024

SHKRIMTARI KOMBËTAR, BEDRI TAHIRI

0
Geci-Tahiri

Lufta me Serbinë përfundon kur Republika e Kosovës quhet Republikë e Dardanisë

Nga Atdhe Geci

Në peizazhin e letërsisë shqipe të dy shekujve, XX- XXI, shkrimtari kombëtar, Bedri Tahiri, shquhet për talentin e tij në letërsi. Mbi një tokë të ashpër dhe mbi një jetë të ashpër u lind dhe u formua, mësuesi, publicisti, shkrimtari dhe atdhetari, Bedri Tahiri.

Autori i 45 veprave letrare-historike, u lind në vitin 1956 në Galicën heroike. Shkrimtari Bedri Tahiri, me zemër dhe me shpirt e do vendin e ti, tokën që e lindi dhe e rriti, Kosovën dardane. Libri shprehet poeti dhe shkrimtari ynë kombëtar Bedri Tahiri, që nga fëmijëria ka qenë miku dhe shoku im,- bashkudhëtari im në të gjitha betejat e jetës. I gjendur midis të rënëve, kryengritësve dhe të burgosurve për Pavarësinë e Kosovës, shkrimtari kombëtar Bedri Tahiri diti të jetë krah për krah me çlirimtarët.

Gjatë bashkëbisedimit tonë Bedriu shprehet: Penën (tregon lapsin ), këtë pushkë Kuq e Zi të zemrës dhe të shpirtit e kam mprehur me flakët dhe hirin e betejave të trimave të Çlirimtares sonë. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shprehet shkrimtari Kombëtar Bedri Tahiri, mbetet lufta më çlirimtare e popullit tonë për ribashkimin e trojeve tona. Z. Geci, sa më shumë Shqipëri, Kosovë dardane, Çamëri, Iliridë e Krahinë të Mollës së Kuqe, aq më e gjerë dhe më e thellë e më kuptimplote do të ishte liria dhe tërësia e Atdheut tonë dhe Fusha e Flamurit Kombëtar. Unë qysh si nxënës i shkollës së mesme jetoj shkencërisht me të sotmen dhe me të ardhmen e popullit tim. Takimi im me Adem Jasharin në shkollë të mesme, paskëtaj në Galicë, në Tubimin gjithëpopullor më 25 korrik 1990, ku kishte mbi dyzetmijë pjesëmarrës dhe bisedat e mëvonshme (shkurt 1998), në prag të Epopesë jashariane, kanë qenë takime me historinë dhe me të ardhmen, kanë qenë frymëzime jetike…

Në çaste krijimtarie, në çaste nevojash të ngutshme për atdheun, fuqia gjigante e librit që është e pazëvendësueshme. Asnjë luftë nuk mund të bëjë fitore pa praninë çudibërëse të librit.

Gjigandi i 45 veprave historike, letrare dhe shkencore, shkrimtari kombëtar Bedri Tahiri, posa ka kremtuar 65 vjetorin e lindjes.

  1. Geci, në gjitha librat e mi ideja i prinë fjalës, ngase, fjalët pa ide nuk janë në natyrën time të krijimit. Unë kurrë nuk shkruaj pa frymëzim. Retë në vendlindjen time, në Galicë, ndiqen nga erëra të padukshme të vendlindjes që i shtyjnë përtej e më përtej. Qerrja e Zeusit që krijon bubullima e vetëtima është e moçme në Galicë e gjithandej Dardanisë. Në studion time ku unë krijoj në të shumtën e rasteve tema më zgjedh mua, e jo unë temat. Shumë rrallë më ndodhë të zgjedh ndonjë temë. Unë nuk i takoj grupit të poetëve pa frymëzim e të alkoolizuar ose të dehur nëpër lokale e nëpër orgji netësh. Jam i përqendruar në misionin e shenjtë të shkrimtarit. Kosova dardane ka nevojë për shkrimtarë të mirëfilltë e studiues të zot. Stërgjyshërit tanë pellazgë- ilirët, qysh para 15 mijë vjetësh dinin të shkruan e të lexonin dhe të botonin libra. Thoti i Atlantidës qysh në lashtësinë e hershme kishte të botuar 43 vepra në pllaka esmeraldi. Nuk jemi popull pa stërgjysh, jemi popull qytetërues në Evropë e më gjerë. Pavarësia e Kosovës është udha në gjuhën e nënës për t´i rikthyer tokat e humbura. Shqiptarët nuk guxojmë të lëshohemi në bashkëbisedime të pamatura e aventura me fqinjët, të cilët na e kanë borxh gjysmën e atdheut dhe për çdo ditë kërkojnë të na i marrin tokat stërgjyshore.
  2. Geci, kjo është pak a shumë përmbajtja dhe mesazhi i 45 librave të mia. Leximi dhe krijimi i librave përveçse përvojë, janë kauzë dhe Mision.

Prandaj, 45 librat e shkrimtarit kombëtar, Bedri Tahirit janë Mision për të sotmen dhe më shumë për të ardhmen e kombit tonë.

Atdhe Geci- Dortmund, Gjermani, 06. 08. 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok