21/12/2024

Shkolla Shqipe “Alba Life”, NY e festoi 13 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një koncert artistik në Online

0
Alba-Life-Kosova

Përshëndetën dhe uruan nxënësit dhe mësuesit me plot respekt në Online:  Prof.Dr.Fatmir Sejdiu presidenti i parë i Republikës së Kosovës së Pavarur.  Ambasadori Frymëzim Isufaj, Konsull i Përgjithshëm i Kosovës. Kongresisti Joe DioGuardi dhe Dr.Vaxhid Sejdiu Kryetar i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë. Për arsye teknike nuk u realizua përshëndetja direkte nga Ambasadori William Walker.

Nga Keze Kozeta Zylo

Nxënësit dhe mësuesit e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit vazhdojnë të ruajnëtraditën duke festuar për çdo vit me madhështi Pavarësinë e Kosovës. Ndonëse për nxënësit dhe mësuesit e Shkollës Shqipe në New York ishte javë e pushimit nga shkollat publike amerikane, ata nuk e ndërprenë mësimin shqip në Online, pasi donin të nderonin dhe të festonin për Kosovën martire.  Programi u moderua nga mësuese Entela Muda me plot profesionalizëm dhe kulturë e cila punoi me mjaft përkushtim për të arritur këtë sukses të radhës me të gjithë nxënësit që morën pjesë në këtë koncert.  Ekrani i qelqtë mund të mos i tregojë në foto të gjithë artistët e vegjël, por ata me dashurinë e pakufishme bënë të pamundurën për të thënë atë që kanë mësuar me mësueset e tyre.

Mësuese Entela Muda hapi programin me fjalën e saj të mirëseardhjes dhe në ekran nëpërmjet një vidioje të shkurtër shfaqi deklaratën e nënshkrimit të Pavarësisë së Kosovës në Parlament ku president i zgjedhur ishte Prof.Dr.Fatmir Sejdiu.

Në emër të Bordit përshëndeti Dr.Valbona Zylo Watkins

Ajo tha se është në nderin e shkollës sonë të festojmë 13-të Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, traditë që e kemi kryer me krenari për cdo vit.  Unë përgëzoj pafund mësueset si: Adelina Lacaj, Entela Muda, Vlera Sela Thaqi, Gela Bulku, Dr.Manjola Duli, Vjollca Skënderaj, Fatbardha Shiqerukaj, Mirvete Krasniqi Veselaj, Sonilda Koci Kadria si dhe koordinatorët Arta Xhaferri dhe Blerim Gjocaj që me profesionalizëm kanë arritur në të 13 klasat të realizojnë me sukses programin dhe sot do të shikojmë me kënaqësi koncertin e nxënësve enkas për këtë ditë të shenjtë të Kosovës.  Gjurmët e ndritura për këto festa do të ngelen gjatë në kujtesën e tyre dhe do të jenë frymëzim kur të rriten për ta cuar stafetën më tej në Diasporë.  Për shkak të pandemisë botërore Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit i zhvillon mësimet në platformën në Online me plot sukses.  Kjo platformë i ka dhënë mundësi shkollës që të ketë nxënës jo vetëm nga Nju Jorku, por dhe nga shtete të ndryshme të Amerikës, Kanada, Europë si Spanjë, Norvegji etj.  Bordi dhe mësueset i kanë mirëpritur me kënaqësi cka ka treguar se numri i tyre po rritet vazhdimisht.  Shumë gjëra nuk janë të lehta, pasi puna në arsim do përkushtim, vullnet, profesionalizëm, studim të detajuar për nxënësit në Diasporë, por mendoj se në bashkëpunim me mësueset ja kemi dalë.  Mirënjohje për këto mësuese!  Më duhet të theksoj se ky koncert realizohet në javën e pushimit (spring break) sic i thonë në Amerikë, por këta nxënës dhe mësues javën e pushimit e bënë shumë aktive me qëllim që të festonin Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Sot në këtë festë të bukur të Pavarësisë do të përshëndesin personalitete te shquara te Kombit si: Prof.Dr.Fatmir Sejdiu, Presidenti i parë i Kosovës në Pavarësinë e saj, Kongresisti amerikan me origjinë arbëreshe Joe DioGuardi emri i të cilit u zu në gojë nga Sllobodan Milloshevici në gjyqin e Hagës, për shkak të lobimit të fuqishëm që bëri në Kongresin Amerikan për cështjen e Kosovës, Ambasador William Walker, i cili kryesoi misionin ndërkombëtar verifikues për armëpushim dhe sensibilizoi opinionin ndërkombëtar për masakrat e policisë serbe në Recak dhe Kosovë.

Githashtu është në nderin tonë që do tëpershëndesin Ambasadori Frymezim Isufaj, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York dhe Dr.Vaxhid Sejdiu kryetar i këshillit koordinues të arsimtarëve në diasporë.

Përshëndetjet e personaliteteve shqiptaretë ftuar enkas për këtë program ishin frymëzuese dhe

mbështetëse për të vazhduar më tej këtë mision të shenjtë.  Shprehim mirënjohjen tonë dhe të anëtarëve të Këshillit të Arsimtarëve të Diasporës të cilët morën pjesë në Online si Mira Shehu Kanda, Teuta Tabaku Turqi, Mustafë Krasniqi Gjermani, Teuta Tabaku, Anila Kadia, Angli dhe Musa Pali Zvicër.

Programi artistik për 13 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Programi u hap nga nxënësit me mësuese Entela Muda, Staten Island NY,

Interpretuan nxënësit si: Dea Watkins: Bac u Kry nga Kozeta Zylo, Amina Shegaj:Një Natë nga Netët pa Gjumë nga poeti i shquar Ali Podrimja, Reona Kovaçi:-Një Dëshirë Zemre për të gjithë, Ariana Daci, Udhë në Kosovë-Nga shkrimtari i shquar Agim Shehu, Blin Beqiri dhe Rubik Beqiri: Kosova nga shkrimtarja e njohur Adelina Mamaqi.

Nxenësit e mësuese Vlera Sela Thaqi Staten Island interpretuan poezinë në Prekazin historik.  Ata ishin: Saranda Halsted (Long Island), Adea Duka (Brooklyn), Amina Duka (Brooklyn)

Nina Kastrati (East Hampton), Ilirian Thaqi (Staten Island), Briana Kasmi (Staten Island), Etnik Demogaj (Canada), Rayhan Elkordi (Staten Island).

Nxënësit e mësuese Mirvete Krasniqi Veselaj si Ariela Demiraj recitoi Të dua Kosovë me autor

Alban Kalimashi, 17 Shkurti, Autori:Valmire Pacolli, recitoi: Leonis Lajqi. Kosova ime.

Dhe uroj te jesh,gjithmonë e lire! Recitoi: Bora Kurtolli.  Jam Shqiptar e Kosovar nga Mitrush Kuteli, recitoi:Edion Shiqerukaj.

Nxënësit e mësuese Fatbardha Shiqerukaj Fatjon Gjocaj, Une biri yt Kosovë nga Ali Podrimja, Yllëza Sejdiu: Kosovë nga Prof.Dr. Fatmir Sejdiu, Fatjona Gjocaj: Kosova ime nga Vehbi Neziri, Saranda Krasniqi, Shqipja dhe Shqiponja nga Sahit Shala, Leon Gashi 17 shkurti, Simelba Xhaferri: Kosova nga Arben Dreshaj, Emma Watkins: Jam bijë Kosove nga K.Zylo, Edvin Dalliu: Të dua Kosovë nga Alban Kalimashi, Ledjana Hasanaj nga Sahit Shala.

Nxënësit e mësuese Sonilda Kadria si Arabella Gjeka recitoi ”Flamuri”, Aleena Osmani – “Krenaria ime” dhe Rian Dobrova “ Xhamadani vija-vija”

Nxënësit e mësuese Geltiana Bulku, Brooklyn interpretuan poezi si: Zgjohu, Kosovë! Shkruar nga Ali Podrimja. Interpretoi Jori Lamçe. Kosova! Poezi nga: Shefqet Dibrani. Interpretoi Adisa Tahiri.  Këndo Tiranë, Këndo Prishtinë. Interpreton Debora Shehu. Kosova, interpretoi Rilind Shehu. 17 Shkurt 2008, interpretojne: Aria Stoja, Enzo Rustani, Laura Torollari, Etien Sinoruka, Katelyn Hoxha dhe Brandon Grada.

Me mjaft interes u dëgjua prezantimi përshëndetës nga të gjithë si dhe ”Sot Kosova Është e Lirë” kënduar nga vëllezërit Rustani!

Nxënësit e mësuese Vjollca Skenderaj si Uklea Buzi interpretoi  poezinë ” Unë biri yt ” me autor Ali Podrimja, Rei Uka me poezinë “Të puth Kosova ime ” , autor Vasil Tabaku

Kiara Hila me poezinë “Erdha Kosovë “, autor Shkurte Nekaj

Aleksia Kola me poezinë “Vendi im “, autor Arben Kurteshi

Eliana Nallbani me poezinë “Urime Pavarësia”, autor Eliana Nallbani.

Nxënësit e Dr. Manjola Dulit si: Stivi Veshi dhe Klaus Veshi interpretuan Gëzuar Ditëlindjen Kosovë, Adina Zdruli – Unë jam Kosovë, Liri Shala dhe Francesco Hila – Pavarësia e Kosovës.  Agona Sadiku dhe Loreta Sadiku: 17 Shkurti 2008. Xhuljano Meta dhe Adea Kastrati Kosova Ime.  Zana Shala- Det -Ramosa – Historia e Babait tim luftëtar i UÇK-së.

Nxënësit e mësuese Adelina Laçaj me klasen ne Brooklyn interpretuan si: Mesazhi i Cuditshëm : Poezi nga Dritëro Agolli, Recitojnë : Detion Shehu, Kelvin Rustani, Eneo Rustani.

Për tu mbledhur bashkë: Poezi nga Dritëro Agolli, intepretuan: Blenda Sehu, Erla Lamce, Elio Tahiri, Jon Agolli, Gabriel Grada.

Elegji për Kosovën Poezi nga Mihal Hanxhari, intepretuan: Aristidh Kondakciu, Altea Bala, Detion Shehu, Saranda Kurtolli.  Kosova: Poezi nga Ismail Kadare: Recituan: Zenel Agolli, Adem Jashari, Ivzi Osmani, Kosova, Dritero Agolli, Anson Nallbani (Vidio).

Adem Jashari: K.Zylo, interpretoi: Jessica dhe Jonathan Ndregjoni.

Nxënësit e mësuese Adelina Laçaj ne Bronx intepretuan: Të pashë Kosovë: Poezi nga Nehat Jahiu. Intepretuan: Keida Shiqerukaj, Albo Zefi, Sofia Sandria, Fiona Zaimi, Kleidi Zaimi, Adrian Krasniqi, Nora Balidemaj.  Kosovë fjala ime e fundit: Poezi nga Hasan Qyqalla.

Intepretuan si: Jessica Ndregjoni dhe Jonathan Ndregjoni.

Erdhe në Kosovë: Poezi nga poeti Agim Shehu: Recituan: KenKrist Lumshi, Harry Lumshi, Kaltrina Mushkolaj, Shkurti:  Poezi nga Qëndresa Vilaku intepretuan Arelt Xhaferri.

Programi u mbyll me Vallen e Pavarësisë së Kosovës drejtuar nga mësuese Muda me nxënësit: si: Dea Watkins, Emma Watkins, Ariana Daci, Onida Grainca, Amina Shegaj, Natalia Sinani, Gloria Puli, Rilind Bardhi, Viktoria Kola, Erona Beka, Ervin Beka dhe Loriana Thaqi.

Aktiviteti  u filmua nga TV “Alba Life” me producent Qemal Zylo dhe kameraman Elton Xhaferri dhe së shpejti do të transmetohet në kanalet televizive.

20 Shkurt, 2021

New York

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok