SHKËLQIMI DHE RËNIA E LALI ERIT
![Arrestimi-i-lali-Plehut](https://merbraha.com/wp-content/uploads/2025/02/Arrestimi-i-lali-Plehut.jpg)
Nga Kastriot Frashëri
U kthye në fis!?
Si një njeri i përpjekur për këtë vend me kontribute të njohura dhe të shtrira në kohë i kisha thënë publikisht Lali Erit që në vitin 2006, “shtrihi këmbët sa ke jorganë”, por ai si mjeshtêr i akrobacive politike shkoi dhe u anëtarësua tek partia e zotit Edi Rama, meqë mori në kontroll partine dhe më pas fitoi zgjedhjet.
Edhe në vitin 2008 i tërhoqa vëmendjen këtij bandilli që të hiqte dorë nga mashtrimet e tij por me sa duhet ai e ndiente veten të mbrojtur, kur ia hodhi paq nga akuzat për përvetësime të fondeve të Lëvizjes “MJAFT” me justifikimin idiotesk ‘se i kishin vjedhur laptopin në zyrë dhe nuk dispononte asnjë faturë financiare për të verifikuar te ardhurat dhe shpenzimet’.
Edhe kur ishte ministër dhe më pas PS e bëri kryetar të Bashkise Tirane Erjon Velise si dhe herë të tjera përmes shkrimeve apo statuseve në rrjetet sociale i kisha tërhequr vëmendjen që të kishte kujdes sepse e kishte tepruar me gjithshka bënte, madje nuk kuptohej nëse ishte nje kryetar bashkia si pushtet lokal apo një ministër i jashtëm i Shqipërise, por ai vijonte marrezite e tij që për nga bëmat vetëm me historitë e Nastradinit mund të mateshin. Por lali kaq i sigurtë ishte në diabolikën e tij sharlataneske sepse pa punuar asnje dite u be minister dhe me pas kryebashkiak dhe nuk mund ta dinte se çfare ishte pushteti, shteti dhe as administrata publike si nocion i veçantë, sa nuk dëgjoi as këshillën e shefit të tij kryeministrit z. Edi Rama kur i tha që “do të var në ndonjë nga palmat e Tiranës”.
Kur SPAK e vuri lalin nën hetim disa muaj më parë unë heshta sepse nuk ështe në moralin tim të merem me një njeri të rënë nga fiku, sepse si njeri i ligjit e lexoja mjaftushëm fundin e tij…
Natyrisht nuk kisha dhe as kam patur kurrë ndonje gjë personale me të, por vetëm çeshtje parimore sidomos kur ka te beje me qeverisjen, normat, moralin, parimet demokratike dhe mbrojtjen e interesit publik.
Kur u kthye nga USA pothuajse të gjithe ne qe ishim mare me hallet e ketij vendi dhe perfaqesonim shoqerine civile reale e identifikuam qe ne fillimet tij me Levizjen Mjaft ku ne kishim vite qe luftonim kunder realitetit anadollak shqiptar si Gjinon e famshem të kinematografise shqiptare qe po futej padrejtesisht ne skalionin tone atdhetar. Ne mbetem ata qe ishim, profesioniste, me integritet te larte moral e profesional dhe te varfer, por të nderuar. Ndërsa lali i cili e kishte nje eksperience me milionat qe jepeshin per Mjaftin u pasura madje aq shume sa dhe oligarket me te medhenj te Shqiperise do ta kishin zili. Ndaj ai tani për bëmat e tij problemin e ka vetëm me ligjin dhe jo me njeri tjetër!
Në fund të fundit, tashme lali Eri u kthye në fis! Madje jo vetëm por tërhoqi pas edhe Ajolën, bashkëshorten e tij e cila erdhi nga Parisi si një burbone e vërtetë me një arsim të diskutueshem dhe u shndërua si me shkop magjik në një zonjë të vërtetë që vishte fustanë nga 15.000 euro sa do i kishte zili edhe Princesha e Jordanise por që stonojne me realitetin shqiptar ku paga mujore e bashkeshortit dhe e saj nuk mund ti lejonin vetes të blinte kete fustan me kursimet vjetore të gjithe çiftit…
Në fund të fundit burgu për mashtruesit, hajdutët dhe kriminelët është! Pse duhet të çuditet socialistët e ndershëm!?