12/12/2024

Shën Mërkuri i Arbërve

0
Shen-Merkuri-Arberve

Nga Dorian Koçi

Shumë pak vetë e dinë sot mes arvanitasve të rinj, thotë Aristidh Kolia se para se luftëtarët e 1821 të kishin si Shenjtin e tyre mbrojtës Shën Gjergjin që pas revolucionit u kthye dhe në Shenjtin mbrojtës të Greqisë se popullsia arvanitasve, Shenjtorin e tyre mbrojtës dhe më të përhapur kishin Shën Mërkurin. Emri Mërkur ishte shumë i përhapur mes tyre, më i shquari luftëtari stratiot, Mërkur Bua. Sot shkruan Kolia, për fat të keq gjen shumë pak kisha në Greqi dedikuar këtij shënjtori që dikur ishte mbrojtësi i luftëtarëve arbër stratiotë në Itali, Dalmaci, Francë, Austri, Flandër, Spanjë, Prusi etj. Gjeneral Merkur Bua, (Lidhjet gjenealogjike me Familjet Shpata, Topia, Meksi, Zenevishaj, Zguro), Konti i Akuinos dhe Rokasekas, Komandanti i 300 Stradioteve shqipetar qe luftoi kundra ushtrive dhe mbreterve me te fuqishme te kohes dhe fitorja shkonte gjithmone ne kampin e tij.Historiani grek Koroneo thotë për Mërkur Buan se “ai është pasardhës i vërtetë i Pirros, i Akilit, i Eneas dhe i Aleksandrit të Madh”.Mërkur Bua luftoi në ushtrinë e perandorit gjerman, Maksimiliani I, që prej vitit 1490, si komandant i përgjithshëm i kalorësisë së lehtë. Ai u njoh si aleat i Luigjit XII të Francës duke mundur spanjollët. Pas fitores venedikase të vitit 1513, Merkur Bua pranoi te luftonte per venedikasit dhe u propozoi të tërheqë me vete dhe shqiptarët që i kishin mbetur besnikë perandorit.Në vitin 1506 i ngarkuar nga francezët, ai e shpëtoi Papën Julius II, duke i thyer keqas forcat e tiranit të Bolonjës, Xhovani Ventivolio.Ne vitin 1515 pranë Milanos është zhvilluar beteja e madhe e Marinjanit, duke hyrë në histori si “beteja e gjigantëve”, pasi merrnin pjesë ushtritë më të rëndësishme të Evropës.Mërkur Bua Shpata, drejtuesi i kalorësisë shqiptare në shërbim të Venedikut, arriti të tronditë udhëheqjen ushtarake të 40 mijë ushtarëve zvicerane, duke u gjendur në krah të Francës. Kjo është beteja e famshme, për të cilën konikanet thone se zviceranët menduan se kishin të bënin me një numer shume te madh kaloresish, duke marrë vendimin e tërheqjes dhe pranimin e humbjes.Në të vërtetë aty kishin hyrë vetëm 300 kalorës shqiptarë. Mërkur Bua ndonëse i plagosur arriti të kapë 6 flamuj dhe katër topa të ushtrisë zvicerane. Beteja u fitua nga ai.Historianët thonë që u mund ushtria zvicerane që për 1500 vjet, që nga koha e Jul Cezarit nuk kishte njohur dështime. Prej asaj kohe Zvicra ka mbi 500 vjen ne neutralitet.Mbreti Françesku i parë i Francës, e paraqiti Mërkur Bua Shpatën e plagosur si shpëtimtarin e jetë së tij.Dhjete vjet më vonë, në betejën e Pavias, Mbreti Françesku i parë, aleatin Mërkur Bua Shpata e kish kundërshtar. Mbreti u mund, ra rob lufte dhe po mos të kishte qenë autoriteti i Mërkur Bua Shpatës edhe do ishte vrarë nga mercenarët katalanas. Mërkur Bua Shpata ua mori mbretin Françesk katalanasave dhe i bëri këtij nderimet si mbret. Flamuri i tij dhuruar nga Perandori Austriak, Maksimalian I, në 1510, përfaqësonte  një shqiponjë të zezë dykrenare, kryqin e Dukatit të Burgonjës dhe rreth kryqit katër B, që simbolizonin gërmën e parë të familjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok