24/12/2024

Shaqir Ismaili flet për zbulimin dhe bartjen e eshtrave të Isa Boletinit

0
Isa-Boletini

Nga Hilmi Saraçi

Në shkurt të vitit 2014 gjatë një bisede të zhvilluar, Shaqir Ismaili flet për Isa Boletinin dhe shpiegon se prej vitit 1980 e deri në vitin 2004  ka qenë i punësuar në kuadrin e Bashkësisë Islame,  ushtrues i kryeimamit në Titograd (Podgoricë). Ai shpjegon se popullata muslimane e Titogradit ka qenë e detyruar t’i braktisë varrezat muslimane, të quajtura “Tursko groblje“ në Pobrezhje qysh në vitin 1973, duke  e caktuar një parcelë tjetër jashtë qytetit afro 8 km. të lumi Cem-Toka e Zezë- Komuna e Titogradit.

Në mjedis të asaj parcelës 2 hektarë , komuna e  rrethoi dhe e ndërtoi një varrezë të përbashkët në të cilin do të  varroseshin eshtrat e paidentifikuara nga varret e Pobrezhjes. Me çështjen e gërmimit të eshtrave të Isa Buletinit me tetë shokët e tij nga varrezat Pobrezhje të Podgoricës në Mitrovicë, Shaqir Ismaili deklaroi: -Varret në Pobrezhje prej 1973 deri në vitin 1998 në disa faza i ka shkatërruar komuna e qytetit.

Për çdo herë komuna lajmëronte Këshillin e Bashkësisë Islame duke apeluar që BI të lajmërojë të interesuarit t’i heqin eshtrat e familjeve të tyre e t’i shtinë në dhe te Cemi ose diku tjetër. Çdo herë, Bashkësia Islame bëri shpallje në gazetat – “Pobjeda” e Titogradit e në “Oslobogjenje” të Sarajevës për ketë çështje. Në ato ftesa janë përgjigjur numër i vogël, sepse me kohë shumica e varrezave kanë qenë të rrafshuara me tokë , pa epitafe e mbishkrime.Për eshtrat e Isa Boletinit me bashkëluftëtarët e tij është interesuar arkivi historik i Kosovës i drejtuar nga i ndjeri Muhamet Shukriu.*

(Në moshën 83 vjeçare me 8 mars 2010 u nda nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare dhe trashëgimisë kulturore e historike të Kosovës, Muhamed Shukriu. Ai ishte drejtor në themelim dhe pastaj drejtor i parë i dy institucioneve të rëndësishme për shkencën dhe kulturën e Kosovës, atij të Entit për Mbrojtjen e Përmendoreve Kulturore të Prizrenit, prej nga u pensionua dhunshëm. Muhamed Shukriu ishte ideator dhe realizues i Kompleksit të “Lidhjes shqiptare të Prizrenit”, është meritor për gjetjen e varrit të Abdyl Frashërit në Turqi, zbulimin e varrit të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtareve të tij në Podgoricë, si dhe transferimin e eshtrave të tyre në Kosovë… )

Shukriu me ekipin e vetë para vitit 1980, ka vizituar Ulqinin dhe Podgoricën. Ai  në vitin 1998 ka konfirmuar në Bashkësinë islame në Podgoricë vizitën e tij të dytë në kryeqytetin e Malit të Zi  në prezencë të Kryetarit të BI, Idriz ef. Demirit dhe shokëve të tij: Mulla Asllan Muratin, kryeimamin e Mitrovicës si edhe me nipin e Isa Boletinit ,Remzi Muratin. Muhamed Shukriu kishte  konfirmuar se në vizitën e parë në Ulqin ka arritur t’i heqë një pjesë të eshtrave të Ymer Prizrenit e t’i bartë në Kosovë, kurse në Titograd, në Pobrezhje duke u shërbyer me harta e skica gjeti edhe varrin dhe epitafin me emrin Isa Boletinit, i cili epitaf edhe sot gjendet në grumbullin e gur-varrezave dhe epitafeve buzë varrezave në Cem. Në zbulimin e varrit të Isa Boletinit ishin të ndihmuar nga i ndjeri Ahmed Jakupoviq. Në atë kohë, fatkeqësisht organet shtetërore nuk lejuan të gërmonin e t’i marrin eshtrat prej Malit të  Zi për në Kosovë. Edhe në vitin 1994, në kohen e  luftës në Bosnje e Hercegovinë e Kroaci, ekipi nga Kosova i drejtuar nga i ndjeri Muhamed Shukriu u kthye në Kosovë pa rezultat. Mirëpo, për çdo eventualitet, për  raste më të volitshëm, patën lenë numrat e telefonave Muhamet Shukriu, 029 22457, Rr Xhevdet Doda- Prizren dhe Mulla Asllan Murati +381 28 22883 Mitrovicë.  Komuna e Podgoricës në vitin 1998 përfundimisht pat vendosë që parcelën e varreve të dikurshëm ta shndërrojë në park të qytetit me elementet e parkut bashkëkohorë. Lajmëroi Këshillin e Bashkësisë Islame që edhe një herë të lajmërojë të interesuarit t’i gërmihin varrezat e familjeve të tyre se më nuk do të kenë  rast t’i çvendosin nga kompleksi i vjetër i varreve në Pobrezhje se do të shtrohet me beton e do të vihen lule dhe bimë të ndryshme. Harxhimet për zhvendosje të eshtrave i merr mbi vete komuna e Podgoricës. Bashkësia Islame me njëherë lajmëroi Mulla Asllan Muratin në Mitrovicë se përfundimisht, shansi i fundit që duhet të shfrytëzohet, është ky. Pas pak kohe në Podgoricë arriti Muhamed Shukriu, drejtori i institutit me Remzi Muratin, nipin e Isa Boletinit. Me veti kishin sjell edhe skicën e kompleksit të varreve Pobrezhje.

Për koordinues rreth zbulimit të eshtrave të Isa Buletinit me shokë, nga Bashkësia Islame u caktua Shaqir  Ismaili, ndërsa nga komuna Brano Jovanoviq. Kërkimet kanë zgjaur më se 20 ditë. Ekipi nga Kosova qe vendosë në Hotelin “Podgorica”. Muhamet Shukriu na ka rrëfyer se me skeletin e Isa Boletinit, u zbuluan edhe të tjerët, u zbuluan edhe bashkëluftëtaret e tij të vrarë në Podgoricë në vitin 1916 e te varrosur nga muslimanët e Podgoricës fshehtas në kompleksin Pobrezhje të Podgoricës. Gjatë aksionit të gërmimeve nuk janë treguar emrat dhe viti i vrasjes së këtyre heronjve. Pas luftës kemi vizituar Mulla Asllanin i cili na ka premtuar se do të na ftojë në varrimin e tyre dinjitoz në Mitrovicë- thotë Shaqir Ismaili.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok