21/12/2024

Serbia nuk do te pranoje asnje asosacion pa kompetenca ekzekutive

0
Alma-Lama

Nga Alma Lama

SHBA-te kane qene perhere te qarte se Asosacioni nuk do te kete kompetenca ekzekutive, pra deklarata e Eskobarit nuk perben lajm. E re eshte qe udheheqesit e Kosoves e kane fshehur kerkesen e qarte te Sekretarit Blinken per te respektuar marreveshjen per asosacionin. Po keshtu e re eshte se ata kerkojne shprehimisht qe modeli te merret nga ndonje vend europian.

Problemi eshte se Kosova ne bisedimet e Vienes ka shkuar deri ne kufi te funksionimit te shtetit me kompetencat qe iu jane dhene komunave serbe dhe me procesin e decentralizimit, ku ne menyre artificiale u krijuan disa komuna me shumice serbe.

Nga ana tjeter vendet e BE-se jane demokraci dhe si te tilla i kane zgjidhur kontestet me pakicat me rregullime te brendshme, pa e cenuar apo rrezikuar sovranitetin e njeri -tjetrit, keshtu qe modelet ekzistuese veshtire se do i pershtaten realitetit ballkanik.

Ne rastin  e Kosoves me Serbine, kemi te bejme me pretendime territoriale dhe asosacioni i kerkuar nga Serbia, eshte vetem mjeti per te realizuar qellimin ne fjale.

Amerikanet pra, kane kerkuar prej fillimit kreativitet nga institucionet e Kosoves per asosacionin, nderkohe qeveria aktuale e ka marre detyren e qarte ne Washington qe te veproje.

E ky veprim eshte plotesisht ne kundershtim me retoriken e perdorur nga VV kunder “zajednices” deri tani, per te deklasuar kundershtaret politike, por ky nuk eshte problem i amerikaneve, por i atyre qe kane besuar.

Problemi i vertete eshte se Serbia nuk do te pranoje asnje asosacion pa kompetenca ekzekutive, dhe keshtu do te bllokoje arritjen e nje marreveshjeje perfundimtare me Kosoven qe rezulton me njohje te ndersjellte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok