02/12/2024

Serbia kërkon zvarritje të dialogut, por Kosova nuk ka më kohë!

0
Enver-Bytyci1

Nga Enver Bytyçi

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, në një paraqitje televizive qortoi palën e Kosovës, pse ajo në bisedimet e 18 gushtit në Bruksel nuk ishte e përgatitur, apo nuk donte të fliste për gjëra të vogla e konkrete! Arsyeja është e thjeshtë: – Kryeministri dhe pala kosovare paraqiti në atë takim projektin e saj për zgjidhje substanciale. Çka do të thotë se ndërsa pala serbe është e interesuar ta zvarrisë dialogun edhe një dekadë tjetër me gjëra të “vogla”, pala e Kosovës ka interes ta përmbyllë atë sa më shpejt. Kësisoj dialogu përmbyllet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, në të cilën detajohen edhe zgjidhjet e vogla në kuadër të njohjes reciproke të të dy vendeve. Nuk shtyhet pa fund!

Por pse zoti Hill, ky njohës i shkëlqyer i rajonit dhe kontributor i madh i paqes në Ballkan, beson se “diskutimi i çeshtjeve të vogla ka përparësi”? Ka vetëm një shpjegim:

Para dhjetë vitesh isha në Bujanovc së bashku me Asnsamblin e Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë. Ato ditë erdhi aty edhe ish-ambasadori ynë në Beograd. Biseduam gjatë. Me ka ngelur në mendje një detaj:

– Isha në takim, tha ai, me ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq. Sapo hyra në zyrë, doli dhe më priti me shumë “dashamirësi”!

– Hajde ambasador! Hajde të bisedojmë për çfarë të duash, por jo për Kosovën. Ne e dimë se Kosova është e humbur për ne. Por na kuptoni drejt. Ne nuk e pranojmë këtë, sepse përballemi me forca radikale, të cilat nuk e pranojnë këtë.

Nuk po zgjatem në këtë histori, por thjesht dua të ve në dukje se asgjë nuk ka ndryshuar në sjelljen e autoriteve serbe sa i përket Kosovës. Edhe sot presidenti Vuçiq i tregon zotit Hill dhe çdo kujt të angazhuar për zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi, se nuk e lejojnë rrethanat të bëjë lëshime! Se nuk pranojnë radikalët të lëshojë Kosovën! Se ka kundështarë edhe brenda qeverisë e partisë së tij! Se mund ta pësojë fatin e Zoran Xhinxhiç, nëse njeh pavarësinë e Kosovës! E të tjera si këto justifikime. Dhe zoti Hill e beson këtë panoramë, pasiqë p.sh Vulin nga Moska e kërcënon rendin e Serbisë!

Në fakt kjo është një regji e përsosur e stilit diplomatik të autoriteteve të Beogradit. Gjithçka ndodh në këtë vend është projektuar nga një ekspertizë e specializuar për të mbrojtur interesat serbe në rajon. Atë që duhet ta bëjmë ne shqiptarët, e bëjnë aq mirë serbët! Aleksandër Vuçiq hiqet “si i pafuqishëm”, edhe pse i ka të gjitha pushtetet! Në fakt ai nuk dëshiron të heqë dorë nga Kosova. Ai jo vetëm është në dijeni, por edhe arkitekt i kësaj diplomacie.

Ndërkohë Kosova nuk ka më kohë të presë kur “halla Serbi të bëhet me…”! Kosovës i duhet paqja, stabiliteti, siguria dhe integrimi. Ajo nuk ka alternativë tjetër veç NATO-s dhe BE-së, përveç aleancës së ngushtë me Fuqitë Europiane dhe me SHBA-të! Rusia, Kina apo ndonjë vend tjetër nuk janë alternativë as e qytetarëe, aq e klasës politike, as e institucioneve të Kosovës. Që të implementojë projektin e saj pro-perendimor Kosova duhet të lirohet nga kërcënimet, shantazhet dhe diversionet e Serbisë!

E drejta është në anën e Kosovës. Lëshimet ndaj Serbisë kanë kaluar çdo limit! Edhe kërkesa e zotit Hill për të rënë në kurthin e diskutimit për çeshtje të vogla është një lëshim i madh ndaj Serbisë. Eshtë më së paku humbje kohe dhe ndadalësim i progresit në Kosovë e në rajon. Ndaj dhe kryeministri, presidentja Osmani dhe institucionet e Kosovës, përfshirë opozitën, do të duhet të jenë të vendosur e bashkë për të kërkuar fundin e dialogut me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ku bën pjesë njhoja e shtetësisë së të dy vendeve. Spektri politik në Kosovë duhet të bëhet bashkë për ta kundërshtuar gjithashtu shtyrjen me tre muaj të vendosjes së masave të reciprocitetit. Shtyrja nuk është zgjidhje!

Në këto qëndrime duhet llogaritur ndoshta dhe më e keqja: Një përplasje ushtarake në veri të Kosovës. Edhe pse KFOR-i thotë se është përgjegjës për sigurinë në Kosovë, në këtë përplasje do të duhej ta merrte përgjegjësinë vetë Kosova. Ajo ka nevojë të çlirohet nga miti  i “të çliruarit nga të tjerët”! Vetëm nëse ajo përballet dhe e fiton një përplasje të imponuar, vetëm atëherë do të bëhet plotësisht e pavarur nga Beogradi!

Do të ishte një mrekulli që asgjë e tillë të mos ndodhë. Mjaft më me viktima! Por nëse imponohet një konflikt, siç dëshiron e kërcënon çdo ditë presidenti i Serbisë, atëherë Kosova duhet të bëhet gati e ta fitojë vetë atë konflikt. Ukraina është një mësim i jashtëzakonshëm për këtë! Por jo më lëshime të mëtejshme për ta bërë Serbinë pjesë të sovranitetit të Kosovës!

_______

Nga informacionet qe kam gjate dy maujve korrik-gusht kane ikur per ne Angli permes detit me gomone rreth 1000 hasjane.

Nese bejme nje llogari se sa mund te kene ikur nga e gjithe Shqiperia, atehere do te duhet qe te pjestojme 2,9 milioneshin me 15 banore te Hasit, ta shumezojme me 1000 dhe do te dali se ne dy muaj e kane leshuar Shqiperine rreth 200 mije shqiptare, kryesisht te rinj!

Atdheu pa banore nuk quhet atdhe! Shqiperia pa shqiptare nuk eshte me Shqiperi! Ndaleni kete gjame te madhe te kombit tone! Neser do te jete vone! Ne shtatorr e tetor nuk do te kete me njerez te protestojne! Kjo eshte arsyeja pse qeveria ka bere marreveshje me trafikantet dhe ka udhezuar qe pagesen e nje emigranti ta ule nga 30 mije Paund, ne 2000 Euro!

Qeveria deshiron ta boshatise Shqiperine para se te nisin protestat! Nuk ka menyre tjeter se si te qendroje ne pushtet! Por pushteti i saj do te damkoset me nofken e Miloeshevicit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok