21/12/2024

Së bashku Gëzuar Vitin e Ri 2023!

0
Petrit-Aliaj

Nga Petrit Aliaj

Gëzuar e së bashku ta ngremë një dolli për unitetin dhe bashkimin tonë edhe pse bota e civilizuar vazhdon të na mohojë ekzistencën tonë si komb Shqiptar. Edhe pse diplomacia perëndimore na copëtoi në 5 copa. Edhe pse diplomatët e B.E-së janë me maska të cilat po na i shpëlajnë trurin me idetë më antishqiptare, për tu marrë vesh me serbët, me grekët, me rusët dhe emisarët e tyre të cilët edhe ajrin duan të na i heqin.Të atyre që ndihmuan për të shkatërruar fabrikat, muzetë, doganat, arkivat, historinë duke na shtuar varret .Të atyre që ngritën vilat me paratë tona dhe nëntokën e gjithë çka e shpërndanë ndërmjet miqve, familjarëve dhe koncensionarëve të huaj nga të cilët popullit nuk u shkon asnjë centezimo.Të atyre që herojtë tanë po na i tjetërsojnë së bashku me vallet, traditat, këngët e veshtjet tona kombëtare.

Por unë do të festoj edhe pse po më shurdhohen veshët nga planet që tentojnë t’ja rikthejnë Kosovën Serbisë dhe pse një fashist grek, kërkon pavarësi për minoritetin e tij në Shqipëri, ndërsa Shqipëria ka harruar se zogjtë e saj të degdisur në mbarë Botën kanë mbetur në harresën totale të atij parlamenti ku flitet në emër të popullit, por pa popullin.

Do të festoj vitin e ri edhe pse në krye të kishës orthodokse shqiptare qëndron një kolonel grek të cilin së bashku duhet ta zëvëndësojmë …

Por unë do të festoj edhe pse Europa e “Bashkuar” krimet e Serbisë në Kosovë nuk i ka marrë në konsideratë dhe ka krijuar një heshtje varri për Çamërinë shqiptare, për Kosovën lindore apo KFORI është kthyer nga një forcë ushtarake në kamp pushimi për relaks.

– Por së bashku duhet të ulërijmë që zërat tonë të bashkohen në një deri në tokën e Aleksandrit të madh ku po përdhosen të drejtat e shqiptarëve nga politikanë të cilët flasin turqisht, greqisht e bullgarisht, ndërsa shqipen e kanë për turp ta vendosin në vendin e saj të merituar.

Por unë duhet ta festoj vitin e ri, duke shpresuar se ata që e duan kombin dhe popullin tim do ta ngrejnë lart flamurin e Skënderbeut për ta hequr atë të Rambujesë e ti tregojnë vendin disa politikanëve tanë dhe atyre perëndimorë të cilët na sugjerojnë bashkëjetesë me vrasësit .

Por unë do të festoj vitin e ri me shpresë se Shqipërinë e 1913-ës do ta bëjmë një zonjë të madhe, edhe pse tashmë jemi kthyer në shërbëtorë të atyre që na dhuruan prostitucionin, drogën, korrupsionin dhe veset negative të një shoqërie të degjeneruar nga ku rinia e jonë largohet dhe na lë pas mplakjen e kombin të cilin duhet ta ringjallim për ta rindërtuar së bashku .

Por unë do të festoj vitin e ri edhe për gjuhën tonë të bukur të cilën po na i vrasin ata që brënda tempujve predikojnë demokracinë, ndërsa fëmijët e tyre i dërgojnë të studjojnë e të jetojnë në dhe të huaj, duke amplifikuar indiferencën me slloganin se “ky vënd nuk bëhet “mburren me titujt e gradat e tyre shkencore dhe fjalën Komb e barazojnë me portofolet që ja u mbush ”Made in Shtet “

Gëzuar vitin e ri nëna e baballarë, vëllezër e motra, bijë e bija të këtij kombi!

Integrimi i ynë ndër shqiptar në paqe e harmoni për të ndërtuar një të ardhme të sigurtë e të lumtur për brezat që do të vijnë, kërkon unitet ku brënda kësaj fjale magjike qëndrojnë të mpleksuara dashuria për gjuhën, vëndin, familjen, traditat dhe sakrificat për ta ruajtur  të bukur e për ta zhvilluar atë që kemi trashëguar ndër shekuj me dinjitet dhe për identitet kombëtar .

Qoftë i bekuar populli shqiptar!

Gëzuar për mote së bashku!

Petrit R Aliaj.

President Nderi i Federatës Kombëtare Shqiptare Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok