22/12/2024

Sali Berisha është mik i sinqërtë dhe i pashoq i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

0
Bush-Berisha

Nga Enver Bytyçi

Sali Berisha është mik i sinqërtë dhe i pashoq i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është patriot, ndaj dhe nuk ka asnjë shans që të kontestojë miqësinë me shtetin amerikan. Ai është i ndjeshëm nga goditja e këtyre ditëve dhe goditjet e së shkuarës nga ana e disa përfaqësuesve demokratë të SHBA-ve, po nuk është mosmirënjohës ndaj shtetit amerikan. Për këtë arsye i ka përjetuar dhe i përjeton çdo ditë me emocion kontributet amerikane për Shqipërinë dhe sidomos për Kosovën.

Dhe së fundmi, Sali Berisha miqtë më të mirë të tij i ka në SHBA e thjesht për këtë shkak ai kurrë nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë anti-amerikan. Askush nuk mund të presë që ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë të bëhet armik i atdheut të Georg S. e Georg W. Bush, çfarëdo provokimi që mund t’i bëhet nga lobet antishqiptare në Tiranë, Beograd, Moskë e SHBA!

Por zoti Berisha nuk është konformist, pra nuk bën kompromise. Zbaton një kod, të cilin perversët as që mund ta imagjinojnë atë. Ai është kodi i sjelljes korrekte me mikun, i mos diktimit me arrogancë ndaj njëri-tjetrit. Pikërisht ky tipar njerëzor e bën Sali Berishën dinjitoz, e ve atë në partneritet të balancuar me miqtë e tij e të vendit të tij. Pa këtë balancë nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë lloj miqësie afat-gjatë.

SHBA-të e dinë se “miqësia” e bazuar në konjuktura është miqësi për përfitime. Prandaj dhe miq si këta të lloji i Edi Ramës janë të përkohshëm. Nëse Juri Kim apo sekretari i Shtetit Blinken do ta sulmonin verbalisht Edi Ramën, ai brenda disa orëve do të gjendej në krevatin e “mullixhisë”, pra do shkonte te Erdogani ose Vladimir Putin.

Doktor Berisha është tjetër karakter, ka tjetër dinjitet, udhëhiqet nga tjetër filozofi. Kush nuk e njeh filozofinë e zakoneve të Malësisë së Shqipërisë e ka të vështirë të gjykojë se çfarë përfaqëson etika dhe sjellja e Sali Berishës në përgjithësi dhe ajo në marrëdhëniet me vende miq si SHBA-të në veçanti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok