21/12/2024

Rusia dhe Putini do të dështojnë me turp në Ukrainë

0
Ibrahim-Kabili

Nga Ibrahim Kabili

Sot është dita e pestë e luftimeve midis Rusisë dhe Ukrainës. Bilaci i luftës është tragjik. Kemi 352 të vrarë nga Ukraina, dhe 5100  ushtarë të vrarë të ushtrisë ruse. Ushtria ukrainase i ka shkatërruar armikut deri tani 151 tanke, 29 avionë dhe 29 helikopter ushtarak. Kievi edhe në ditën e pestë të luftimeve po mbijeton… Po mbijeton falë patriotizmit, vendosmërisë dhe heroizmit të ukrainasve për mbrojtjen e atdheut të tyre. Po mbijeton falë motivimit të popullit dhe ushtrisë ukrainase, për të mos i lëshuar asnjë pëllëmbë tokë agresorit. Po mbijeton edhe falë përkushtimit dhe vendosmërisë së institucioneve dhe veçanërisht të ushtarakëve dhe presidentit Volodymyr Selenskyj për qëndresë… Si aktor në profesion, presidenti po e “aktron” mrekullisht luftën, ndërsa si Komandant i Forcave të Armatosura po e drejton me shumë kopetencë luftën dhe po tregohet një burrë i madh shteti! Morali i lartë, figura e tij e qeshur motivon më shumë dhe forcon besimin në fitore! Sido që të shkojë situata e luftës, presidenti po e tregohet si burrë shtetas. Bravo!

Krahas ushtrisë së rregullt, në qytete ka edhe një luftë guerile. Popullata është vënë në shërbim të mbrojtjes së vendit. Sot në kufirin me Biellorusinë po zhvillohen bisedime për paqe… Bisedimet për paqe, kur në terren vringëllojnë armët janë të sforcuara, dhe si të tilla vështirë se japin rezultate… Edhe nëse japin, ato janë të përkohshme. E megjithatë lutemi të ndodhë e kundërta! Të arrihet paqa e të shpëtohen jetët që po humbin nga ora në orë. E parë në tërësi ushtria ukrainase, gjithë  popullsia dhe forcat e afta për luftë, po bëjnë një qëndresë heroike. Për rrjedhojë Ukraina do ta fitojë këtë luftë. Do ta fitojë pasi lufta e saj është e drejtë. Luftërat e drejta pavarësisht humbjeve e çmimit që paguhet për To, herët a vonë fitohen. Kështu do ndodhë edhe me Ukrainën.

Ky konflikt ushtarak në mes të Evropës në shekullin e XXI e ka tronditur opinionin botëror. Agresioni nxori në pah kontrakdiktat midis shteteve autoritare nga njëra anë dhe shteteve demokratike nga ana tjetër. Defakto ky konflikt është luftë midis lindjes dhe perëndimit, midis Rusisë nga njëra anë dhe Evropë e SHBA së nga ana tjetër. Konflikti është i shtrirë midis Moskës dhe Kievit, ka të ngjarë të shtrihet në shkallë më të gjerë. Rreziku qëndron në përhapjen e konfilktit në vendet e lindjes.  Vatra më e nxehtë është Ballkani Perëndimor. Në Ballkan rrezikohet Bosnjë – Hercegovina dhe Kosova. Reaksioni zinxhir ndoshta do përfshinte edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor… Shpresojmë se Putini do të tërhiqet kur ka përballë Fuqitë e Mëdha…

Kjo luftë mund të evitohej më parë, nëse:

▪Çështja e Ukrainës do merrej më seriozisht nga vendet perëndimore.

▪BE- ja mund ta pranote më shpejt Ukrainën në union.

▪BE-ja duhet ta merrte më seriozisht Rusinë në lidhje me pretendimin e saj për ish vendet e influencës, të ish B.S.

▪Perëndimi do të merrte masa më parë për fuqizimin ushtarak të Ukrainës.

▪Nuk do ta toleronte Putinin në lidhje me aneksimin e Krimesë.

Që konflikti të shuhet sa më parë duhet:

▪Të forcohen edhe më shumë dhe të vazhdojnë deri në fund sanksionet ndaj Rusisë.

▪Të gjenden mënyra, rrugë dhe mjete nga aleatët për të ndalur Putinin dhe luftën e tij me Ukrainën.

▪BE-ja do të mbajë qëndrim tjetër ndaj Serbisë, e cila në konfliktin e fundit u pozicionua qartë pro Rusisë.

▪SHBA dhe BE-ja të ndalojnë  “Open Ballkanin”.

▪Perëndimi, krahas Ukrainës, duhet të marrë masa dhe të sigurojë jetën e presidentit të Ukrainës.

▪Duhet të netraulizohet me çdo kusht grupi i mercenarëve të vdekjes i vënë për eleminimin e presidentit.

▪Reagimi i Perëndimit dhe mbështetja e tij për Ukrainën në të gjitha aspektet është i drejtë dhe efikas.

▪Ukraina nuk duhet ti bëjë asnjë lëshim Rusisë në bisedime.

▪Ajo duhet të vazhdojë luftën çlirimtare deri në fitoren e plotë të saj.

▪Ukraina duhet të çmojë ndihmën e madhe që i kanë dhënë Shqipëria dhe Kosova.

▪Qeveria e Ukrainës në shenjë mirënjohje,

megjithëse në kohë tejet të vështira lufte, të njohë  Pavarësinë e Kosovës.

▪Nga situata e krijuar dhe qëndrimi i Serbisë ndaj saj, BE-ja ti vendosi kusht Serbisë; njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

▪Në të kundërt, ajo nuk mund të pranohet në BE.

▪Qeveria dhe institucionet e Shqipërisë në koherencë të plotë me SHBA-të dhe BE-në, kanë mbajtur një qëndrim shumë pozitiv duke dënuar agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës. Ndërkohë kanë ndërmarrë të gjitha hapat diplomatike, ushtarake dhe ekonomike, në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës dhe tërësisë teritoriale të saj.

▪Kryeministri Rama dhe Qeveria e tij duhet të anullojnë me çdo kusht “Open Ballkanin”. Kjo është nismë dhe ëndërr e vjetër Serbe. Ajo favorizon Serbinë si shtet me ekonomi më të fuqishme dhe është  e disfavorshme për shqiptarët, aq më shumë kur mungon Kosova. Pozicionimi i Serbisë dhe Vuçiçit pro Rusisë, në konfliktin e Ukrainës është tepër domethënës… I lutem zotit Rama të bëjë një “meakulpa” për “Open Ballkanin”, duke e braktisur, Atë! Do jetë shumë më mirë të bëhej zevendësimi i tij me “Nismën e Berlinit”, e cila udhëhiqet dhe monitorohet nga Gjermania… Vështirë të jetë kaq e “sinqertë” Serbia!? Ajo edhe tani e tregoj veten se është e orientuar nga Rusia, Putini dhe “Putinizmi”…

Ibrahim Kabili

Tiranë më 28.02.2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok