17/11/2024

Ruhu nga burgu i Tartarit!

0

(tregim)

Nga Përparim Hysi

Prolog

Sot do vij për lexuesit me një tregim që më rri ulur në kujtesë prej kohësh. Ngaqë dua të jem   më i drejtpëërdrejtë me lexuesit, dua t’u them se që të tri”pasazhet” e këtij tregimi,  e kanë vendndodhjen në PETOVË të Fierit. Petova është vendlindja ime dhe, edhe pse i kam kaluar 80-vjetët, PETOVA jeton me mua pazgjidhmërisht. Më rri në kujtesë si ai kostumi mbi kremastar në dollap. Petovarakët, venë e vijnë në kujtesën time, burra e gra ashtu siç i kam njohur. DHe kam arsye që t’i kujtoj o grupe-grupe, qoftë dhe një nga një. Deri në moshën 16-vjeç, familjarisht kemi jetuar në Petovë dhe, kur u larguam, u vendosëm mu pranë Petovës, në Mbrostar-Ura. Lidhja ime shumë e ngushtë me Petovën, përkon dhe me një fakt tjetër: afro për 25-vjet me radhë unë kam qenë mësues në Petovë,  I njoh të tërë dhe në një nga vjershat e mia, kam thënë:”… edhe, po u qorrova, shtëpitë e Petovës i gjet me tahminë”. I kam dashur dhe më kanë dashur. Nuk e kishin për gjë që të më besonin edhe mendime që atëherë, po t’i referohemi kohës(fliet për vite 50-90 të shekullit tjetër), ishin me pasoja apo përbënin rrezik. Të vjetrit besonin se njihnin baban tim dhe të rinjtë se më njohën si mësues.

*     *     *

Unë banoja në Mbrostar-Ura, dy km larg nga Petova dhe në shkollë vija me biçikletë. Kisha hyrë në Petovë dhe, kur po i afrohesha shkollës, mu buzë xhades, ku kishte shtëpinë më bëri pritë xha Qamili.

-Mbaje pak”kalin” dhaskal, – foli pak si i murrtyer xha Qamili. Xha Qamili vjen paksa si çehrezi, është i zgjuar nga ata lloji që nuk ia ha qeni shkopin, por në këtë”kalin” për biçikletën time, sikur fsheh një mllef që do ta zbrazë.

Zbrita, i dhashë dorën dhe, ndërsa doja ta pyesja se pse më preu rrugën, më tha:- E di pse dola këtu? Ta mban mos shkosh në shkollë sot dhe urdhëro nga unë. Emri i Zotit, – vazhdoi, – po erdhe, një zog do e navasim ashtu të skuqur dhe një tjetër do ta jap me vete. E kuptova që qe bërë hundë e buzë dhe nuk kishte ku e shkarkonte mllefin e tij dhe më gjeti mua. Unë, ngaqë e njoh mirë se  ç’burrë me karkater, është,  ia prita:

– Më duket se ke shkelur një xhind që në sabah?!

-Shkelur, -tha ai, – jo, jo, por xhindi ma ka lëruar nënën deri në kockë. Ja, hidhi sytë! Ma ka futur martinelin mu tek pragu i shtëpisë, i biri i Abazit. I biri i Abazit, ishte brigadieri që i kish dhënë urdhër traktoristit që të plugonte dhe atë copëz rrugë që i shkonte pranë shtëpisë  xha Qamilit. E kuptoja ku i rrihnin çekanët atij, por ç’mund të bëja . I dhashë fjalën se me të mbaruar mësimin do vija të pija një kafe. Dhe shkova. Më priti me duarët në qafë dhe unë, për mos ta vënë në shtrëngesë të zonjën e shtëpisë, i thashë:- Tani më llafos mbarë e prapë,  se, sa të pi kafenë dhe do iki.

Dëgjo, – më tha, – ti e di punën time. Se goja nuk më lë rehat, po, kur shoh që ma futin plugun mu në”ulluk apo mu në trragë të by…”, nuk shkel xhind, por bëhem me xhinde. Ky.”Tartari”, që na i ka  mbathur dy opinga në një këmbë, nuk ka shok mbi dhe. ja, të flasim troç,  se ti je djali i Hazizit (imatë),  ky të fut në apsanë qoftë dhe për një fjalëgoje,  Ja, kaq sa të thashë ty, për martinelin e djalit të Abazit,  drejt e në burg dhe ruhu nga burgu i Tartarit, të keqen Pepja tyja! Burgu kishte dhe në kohë të Zogut, por jo or jaranxhani. Më ra një mik muana në kohë të Zogut në burg dhe o burrra una tek miku sikur s’e kishin futur në burg, por kish bërë yner. Mirë, mirë, por e këtij është kolerë e shkuar kolerës. Pse ta zgjat? Ja, mos o Zot,  të futën në burg tyja,  të vjen njeri të shohë? As babai, as nëna,  as gruaja se të shuan me bina Tartari.Tani po më dukej sikur “TartarI” po përgjonte bisedën tonë të rrezikshme dhe nga çasti në çast, mua do më vinin hekurat. Xha Qamil, u mundova ta mbaj me gajret,  do bëhet më mirë se nuk i dihet. Opo lëre atë muhabet, por mos harro këtë që të thashë:- Ruhu nga burgu i Tartarit!

*      *     *

U bë tufëzimi i lopëve dhe Dania dhe Rifati nuk pranuan  t’i tufëzojnë. – Do kini qumësht me bollëk, – u thanë. Po ku dëgjonte Dania nga ai vesh. Kish nja një javë që ishin  tufëzuar lopët. Qumështi shitej mu pranë shkollës dhe në mëngjes gratë mend përlesheshun me njëra-tjetrën, se nuk kish qumësht.Dania:-Hë, nuk  ju thashë që mos i futni lopët.Alidia ime e moli,  e pshewshi dhe i dhamë një të ngrënë unë me fëmijët.Ja, kështu, u pafsha që t’i bini njëra-tjetrës me kusi.Drejt e mu në kokë, se koka  jua a ka fajin.Dhe qeshte duke e çuar buzën veshë më vesh.kaq mjaftonte që Dane, për agjitacion e propagandë ta çonin drejt e në”burgun e Tartarit”, por PETOVA ka patur burra të tillë që nuk e “vrisnin” tjetrin prapa krhahëve, se aty ishte dhe sekretari i partisë, Bani Tego, por dhe kryetari i këshillit Halil Tafa,  Bën një sy qorr e një vesh shurdh dhe Bani  i tha:-Ik,  o Dane, mos na hap punë kot.

Tjetri që nuk i tufëzoi lopën qe Rifati. Nuk  e fut lopën në tufëz, una.se dua “punëzyre”, ngulmoi Rifati. Ore.- i them një ditë, – si kërkon “punëzyre”, kur vetëm filloren ke bërë. Me fillore, pa fillore, por lopa më mban gjallë muana, Papi, se ti ma ngroh xhepin njëherë në muaj, kurse unë ta mbaj kokën në tra. Nuk e futi lopën, pa e shtoi me një mëshqerrë dhe, pastaj,  bleu dhe një gomare dhe më thoshte duke qeshur:-Tufëz më kërkonin, tufëz e bëra. Edhe ky mund të shkonte në”burgun e Tartarit”, por PETOVA kishte njerëz babaxhanë.Asnjë petovarak nuk e pa”burgun e”Tartarit” në 50-vjet, me përjshtim të ndonjë adoleshenti për ndonjë burg ordiner apo për ndnjë sherr me  rrezikshmëri jete.

*      *    *

Epilog:

Ky shkrim imi le të jetë si”taksë” që duhet të paguaj për PETOVËN dhe petovarakët kudo që janë.Fjala ime e fundit është:- Petovarakë ju dua!

Tiranë, 17 mars 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok