22/12/2024

Rugovizmi filozofi dhe ADN politike e shqiptarëve!

0
Florim-Zeqa

Shkruan: Florim Zeqa

I motivuar nga titulli i shkrimit, u ktheva në kohë 34 vite më parë, në vitet e krenarisë kombëtare, në aktivitetet atdhetare kur e parapëlqeja të më quanin ‘ushtar i lirisë’ në vend të postit politik që mbaja asokohe (anëtarë i kryesisë dhe nënkryetar) në Degën e Forumit Rinor të LDK-së në Klinë.

I palëkundër në rrugën e filozofisë politike rugoviane

Asnjëherë në jetën time nuk kam vrapuar pas posteve dhe privilegjeve. Kam vepruar çdo herë dhe do të veprojë edhe në të ardhmen për të mirën e popullit dhe atdheut tim të shenjt.

I kam shërbyer çështjes kombëtare dhe lirisë së atdheut tim, këtë do ta bëjë deri në frymën e fundit, varësisht prej rrethanava dhe vullnetit të (qytetarëve) bashkatdhetarëve.

Pas ri-shpalljes së pavarësisë së vitit 2008, në pragë të të gjitha proceseve zgjedhore nga viti 2010 e këndej kam pasur oferta nga subjekte të skenës politike, me përjashtim të subjektit të zemrës (LDK), të cilët asnjëherë nuk janë kujdesur për avancimin e veprimtarëve dhe aktivistëve të saj besnik në Kosovë dhe në Diasporë, por gjithnjë janë përkujdesur për rehatimin e militantëve dhe familjarëve të vet, të servilve dhe puthadorëve të pushtetit.

Humbja e “rasteve” për t’u ngritur në karrierë politike ndodhi shkaku pse unë dëshiroja t’i qëndrojë besnik idealit tim jetësorë, pse unë dëshiroja të qëndrojë i palëkundër në rrugën e filozofisë politike rugoviane.

Pas shkuarjes në amshim të liderit historik Ibrahim Rugova, për të mos thënë e paarritshme, është vështirësuar tejë mase mundësia për ta rikthyer LDK-në në zonjë të skenës politike, me vlera e parime të shëndosha siq ishte në vitet e ’90-ta!

LDK-ja u nda dhe u fragmentizua disa herë nga ajo kohë derisa ra në kuotat më të ulëta historike nga themelimi i saj(12 %). Secili grupim i ndarë politik thirret në vahzdimësinë rugoviane, por asnjëri prej tyre nuk e përfaqëson filozofinë politike rugoviane.

Jam ndër të paktët analist dhe gazetarë që ende mendojnë për të ruajtur vazhdimësinë rugovine në LDK, por, çdo ditë e më shumë po mbetem i vetmuar, pasi të tjerët që moti janë larguar prej saj dhe janë rreshtuar nëpër subjekte të tjera politike.

Edhe nëse mbetëm i vetëm, do të vazhdoj rrugëtimin tim në mbështetje të ADN-së politike kosovare dhe filozofisë politike rugoviane, pasi LDK është i vetmi burim i pastër politik në këto tre dekadat e fundit.

Me ndihmën e Zotit dhe qytetarëve (bashkatdhetarëve) të vendit tim, do ta gjejë mënyrën dhe rrugën e veprimit për reformimin e LDK-së, fillimisht në komunën e Klinës, për ta përhapur mëpastaj formulen e ndryshimit gjithandej Kosovës.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

Zoti e bekoftë filozofinë politike rugoviane!

Zoti i bekoftë qytetarët e vendit tim!

Florim Zeqa

09.08.2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok