21/12/2024

Rugova turistike e cila me Bukuri të rralla natyrore freskon dhe shëron shpirtin dhe zemrat e vizitoreve …

0
Hasanramaj-Rugova1

Nga Hasan Hasanramaj

Masivi i bjeshkëve të Rugovës është rajoni më i pasur me bukuri të rralla dhe atraktive në Kosovë. Me ajrin e pastër që lëshohet nga bjeshkët e larta , me florën e faunën e pasur e cila mbulon kodrat dhe  luginat që shtrihen në trembëdhjetë fshatra, me rrjedha të ujit të ftohtë akull, me grykën piktoreske, me bukuritë e tjera të rralla e atraktive që shtrihen në të dy anët e Lumit të Bardhë, janë  tërheqëse gjatë gjitha stinët e vitit  për fëmijët, për të rinjtë dhe për qytetarët e tjerë të moshave të ndryshme të cilët gjatë të gjitha  stinët e vitit  vërshojnë nga të gjitha anët e Kosovës dhe të Evropës deri të Amerika e largët  për të thithur ajrin e pastër, për të pirë ujin e ftohtë, për t’i shijuar bukuritë natyrore që rrallëkund i sheh syri i njeriut dhe për të pushuar trupin e shpirtin. Kapacitete turistike të Rugovës, të mirënjohura në Kosovë dhe në botë, tregojnë më së miri së ky regjion  me bukuritë e saj është një ndër qendrat më të mëdha, më të bukura dhe më tërheqëse për rekreacion, për pushim, për edukimi, për shërim shpirtëror, shëndetësor, për edukim dhe për rehabilitim fizik e psikologjik. Në krahasim  më të kaluarën për adhuruesit e  bukurive natyrore Rugova turistike ka ndryshuar shumë. Duke u nisur nga fakti se trembëdhjetë fshatrat e Rugovës, të cilat shtrihen në kodra në të dy anët e Lumit të Bardhë të Rugovës, janë viset më atraktive me bukuri të rralla natyrore dhe me kushte ideale për zhvillimin e turizmit, të blegtorisë, të bletarisë dhe të veprimtarive të tjera ekonomike. Me automjetin tonë nga qyteti i Pejës duke u ngjitur  në të dy anët e rrugës automobilistike që nga kilometri i pestë hasëm në  grupe të vogla dhe të mëdha të qytetarëve me vetura dhe automjete të tjera, dalin për ti shijuar  bukurit natyrore të Rugovës. Duke udhëtuar grykës përpjetë unë bashkë me  shokët e mi  i kënaqëm sytë duke soditur bjeshkët e larta dhe të bukura, pikat më strategjike turistike me bukuri të rralla natyrore, jo vetëm në Kosovë, por edhe në shumë vende të Evropës, të mbuluara me  male të larta me dru të llojeve të ndryshme, të cilat me bukuritë e rralla tërheqin vëmendjen e çdo vizitori nga Kosova dhe bota. Pra, më atë që shënoi lapsi dhe kamera jonë dhe me atë që e pamë me sytë tanë, u bindëm së rajoni i Rugovës turistike është një ndër atraksionet më të preferuara për qytetarët nga Kosova dhe mbarë bota, gjë që e hasin në Rugovën turistike. Në këto ambiente atraktive janë ndërtuar edhe disa pika të pushimit për vizitorë. Midis tyre janë komplekset turistike : “Hani”, “ Bjeshka”, “Gryka”, “Rugova Restorant”, “Vila Mulliri”,  “Restorant Liqeni “ dhe restorant “Guri” dhe disa të tjera, në të cilët pushuesit nga Kosova dhe bota çdo ditë  gjatë katër stinëve të vitit, pos ujit të ftohtë dhe shumë të mirave të tjera që rrallë t’i sheh syri, përjetojnë edhe një  mikpritje të madhe shqiptare që rrallëkund mysafirët e përjetojnë. Me të arritur në kilometrin e trembëdhjetë të rrugës automobilistike, në anën e majtë,  pranë Lumit të Bardhë të Rugovës,gjatë muajve të parë të pranverës në mesin e shumë komplekseve që na ranë në sy që nga fillimi i grykës së Rugovës e deri në fshatin Kuqishtë, u kthyem në kompleksin turistik “Gryka ku gjatë qëndrimit tonë të shkurtë mësuam së në sipërfaqen e këtij kompleksi  prej një kilometri janë katër kampe shtëpiza me gjashtëmbëdhjetë shtretër, Restoranti prej drurit me njëqind e njëzet ulëse dhe ai në objekt pre tetëdhjetë ulëseve apo gjithsejtë dyqind ulëse. Në Restauronin “Gryka” dhe të tjerët të gjithë ata që  gjatë katër stinëve të vitit kanë hasur në ushqime tradicionale  të Rugovës dhe në një mikpritje të madhe shqiptare.

Komplekse “Gryka” dhe shumë të tjerë të cilët janë ndërtuar dhe po ndërtohen viteve të fundit, kanë restorantin modern, kryesisht të punuar nga druri i pishës të cilësisë së parë, restorante modern me ulëse,  dhoma  për bujtjen e mysafireve dhe shumë lokale të tjera përcjellëse. Në kompleksin turistik “Restorant Rugova” janë  trembëdhjetë kamp-shtëpizat e ma shume me një kapacitet shtatëdhjetë shtretërish, Restorantit me një kapacitete prej shtatëqind ulëse, kuzhinën nga e cila mysafireve u ofrohet të gjitha llojet e ushqimeve tradicionale autoktone Rugovase, verandat me një kapacitet prej shtatëdhjetë ulëse, kryesisht të dedikuar për ushqimin e mysafirëve. Ditën kur e vizituam këtë dhe shumë komplekse turistike në grykën e Rugovën turistike hasëm në grupe të  rinjve dhe të rejave dhe shumë mysafir të tjerë nga shumë vende të Evropës Perëndimore të cilët ishin të kënaqur me bukuritë e rralla natyrore të kësaj ane. Ata nga zemra dhe shpirti u dërguan falënderimet më të përzemërta në adresë të malësoreve  të Rugovës të cilët me mikpritjen e madhe shqiptare që iu ofruan gjatë qëndrimit të tyre në këto fshatra malore, në restorante dhe në hotele. Nga bisedat që zhvilluam me të huajt dhe shumë mysafirë nga anët e ndryshme të Kosovës, nga Shqipëria, nga Maqedonia dhe nga vendet e tjera, në mesin e tyre shumë punëtorë të punësuar përkohësisht në botën e jashtme, dëgjuam vetëm fjalë miradije për cilësinë e lartë dhe të shumë llojllojshëm të ushqimit tradicionale, të shërbimit që iu ofruan personeli shërbyes në komplekset turistike të Rugovën piktoreske dhe për këtë meritojnë çdo lëvdatë.

Në orët e vona të pasdites u përshëndetëm me shumë banorë të Rugovës, me mysafirë nga Kosova dhe nga vendet e tjera, të cilët kishin ardhur për t’i shijuar këto bukuri të rralla natyrore, për ta thithur ajrin e pastër, për ta pirë ujin e ftoftë, për të parë mikpritjen e madhe të malësoreve  të Rugovës, për të shijuar ushqimin cilësor dhe të llojllojshëm e shumë gjera të tjera. Pra, pas shpine i lamë bjeshkët e larta të Rugovës, komplekset turistike të këtij rajoni, të cilat për syrin e vizitorëve dhe të kalimtarëve krijojnë një imazh që rrallë kund e shef syri i njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok