Rrokaqielli i këputur, zhburrnimi i të zhburrnuarve dhe qëndresa e femrës Shqiptare
Nga Nue Oroshi
Rrokaqielli i këputur shpeshherë flet me diellin mistik. E dielli mistik gjithmonë këputej rreth realitetit i cili nuk ka të bëj me diellin real që sa herë që rrezon është në të mirën e njerzëimit. Njerëzimi shpeshherë këputë hallka në mes të realës dhe imagjinarës ku këputën fijet e penjëve që shpeshherë ngatërrohen në lëmshin i cili kërkon zgjidhje për tu drejtuar por prapë përfundon i rreshtuar në mbrojtje të ftoftësisë të cilën e sjellin rrezet e henës të cilat nuk shkëlqejnë asnjëherë.
Rrezët e hanës gjithmonë janë si ata burra të zhburrëruar të cilët mbetën vetëm duke shikuar punën e suksesët e tjetrit, dhe duke gjelozuar për punën që kryejnë të tjerët me plot mund e sakrifica, por kurrën e kurrës nuk u banë burra të vërtetë për ta parë realitetin në sy qoftë edhe realitet i hidhur. E në anën tjetër kur shikon pjesën tjetër të medaljes në krahë të rrinë burra dhe gra atdhetare të cilët janë të lidhur ngushtë me rrezët e Diellit. Ata dhe ato asnjëherë nuk i kaplojnë hijet e hënës. Janë të lidhura fortë për diellin, ajrin,tokën dhe nënëlokën.E në skajin e një burimi aty ku një krua sjell ujin e pastër sillën e pshtillën vërdallë katranët (peshvagjitë) për ta ndotur pak ujin e pastër të tokës Arbërore. Aty shpeshëher me kujtohet dialogu dhe kërkesat e një djali të ri që i drejtohet nënës se vetë duke i thënë: ” Nënë e dashur pse të gjithëve ju këndohet kënga e mua jo? Nëna i thotë i dashuri djalë puno e shikoj punët e shtëpisë se atyre që ju këndohej kënga, janë marrë dhe mirrën me punë të tjera kombëtare. ” Por Prenushi ishte punëtor, gjithmonë insistonte që ti këndohej kënga. Një ditë herët në mëngjes ai duke prerë dru i kërcen sëpata dhe i bie këmbës. E lëndon bukur shumë këmbën dhe vjen me vrap në shtëpi. Kur e sheh nëna e vet në atë gjendje edhe pse kishte dhmbje ajo nga mbrendësia e shpirtit i nxjerr këto fjalë: ” O Prenush- Prenushi i nanës tuj pre dru nër hije të hanës të kcej sakica e të ra kambës, ja kajte vetit rrakatelin e samës. ” E po sikur Prenushi të priste Diellin dhe të prente drutë nën rrezët e diellit jam thellë i bindun se nuk do ta priste këmbën. Por është fatkeqësi se shumë shqiptarë kishin pasë punuar nën rrezët e hanës dhe nuk e kishim pas ditur. Ata tash deshën apo nuk deshën patjetër duhet të dalin në rrezët e diellit dhe të arsyetohën para shefave të tyre për pagesat që ju kanë kryer për ta dëmtuar çështjen shqiptare tash e shumë vjet me radhë. E po çfarë janë burrat e zhburrnuem më pyeti një mik. Çfarë e dallon burrin e vërtetë atdhetarë nga ata burrat e zhburrnuem?! Burrat e zhburrnuem janë ata burra që asnjëherë nuk kanë qenë vetvetja. Ata kanë hedhur vallën dhe e hedhin serish në bazë të udhëzimeve qe ju jep punëdhansi i tyre. Dhe quditërisht ata marrin punë çdo kund ata punësohen edhe të armiku vetëm e vetëm për ti mbushur xhepat e tyre.
Kurrë nuk u nginë të shkretit por gjithmonë mbetën të zhburrnuar me kokën poshtë. Ata e mbajnë gjithmonë kokën ulur për faktin se asnjëherë nuk janë në gjendje ta shiqojnë shqiptarin e vërtetë në sy.Nuk mund ta shiqojnë për faktin se kanë punuar gjatë nën hije te hanës, por si duket do të vjen koha kur do ti bien sakicë kamës dhe do t´ia kajnë vetit rrakatelin e samës.E derisa flitët për rrokaqiellin e këputur dhe zhburrnimin e të zhburrnuarve dua ti them edhe disa fjalë për femrat tona heroina. Shumica prej tyre kanë punuar dhe po punojnë drejt për çështjen tonë shqiptare. Jo vetëm Marie Shllaku që fjalët e fundit që i tha se Kosovë në çfarë gjendje të gjeta dhe sa te mjerë po te la, Kosovë gjaku im tu baftë dritë. Por edhe shumë nëna tona heroina ishin ato që i lindën dhe i rritën luftëtarët e Shqipërisë Etnike dhe ju thonin kur shkonin që ta mbrojnë atdheun: Shko bir shpejt se u
vonove-shko aty ku prehën zanat-se në mal do të prijnë Marku e Lleshi dy Kapidanat. Këto ishin fjalët e nënës së Gjon Mëlyshit që e përcillte djalin në luftën antikomunsite. E heroinës tjetër Bardhe Krosit ata të zhburrnuarit komunista që luftonin kundër shqiptarve atdhetar dhe kishin në krah rus e serb përveç torturave i dhanë edhe një kilogram kripë por nuk u dorzua asnjëherë dhe nuk i doli asnjë fjalë nga goja. Kurse heronës Marie Tucit kriminel Seiti e kishte futur në një thes me maqokun –ajo fjalët e fundit i tha:
”Nan’ e dashtun, sot po vdes
më kanë futur, në një thes
lakuriq, tok me një mace
më kanë mbyll, në thes linace
N’burg të Shkodrës, po m’del shpirti
po ma merr nan’, shef Seiti
jashtë thesit, shqip po flasin
më shqelmojn’, e më godasin
ligësia, nuk ka ngjyrë
shqelm në bark, shqelm në fytyrë
Nënat tona heroina asnjëherë nuk e njohën nënshtrimin.Ato i rritën fëmijët si molla në rrem i bënë dijetar dhe luftëtar dhe nuk ishin të rastësishme fjalët e kriminelit Çubrilloviç i cili në prag të vdekjës tha „Fitoj nëna shqiptare”.E derisa shikoj rrezët e diellit shpeshherë në portretët e atdhetarve dhe atdhetarve me shfaqën rrudhat e ballit, këto rrudha te trimërisë që personifikonin heqjet dhe veshtirsitë që kishin kaluar gratë dhe burrat atdhetarë më rrinë gjithmonë në mendje dhe me thërrasinë se gjatë tërë jetës duhet të qëndrosh vertikalishtë. Sepse te shikuarit drejtpërdrejtë në sy çdo person pa tu trembur qerpiku i syrit kur gjatë tërë jetës e ke ruajtur vetën për të mos ra pre e lakmisë së momentit, të japin forcë për ta vazhduar luftën dhe përpjekjët deri në momentët e fundit të jetës. Kurse ata te zhburrnuarit që ishin kanë mshefur nën hijën e hanës do ti përcjellin fjalët e nanës së Prenushit…Hajt Prenush -Prenushi i nanës…