28/04/2024

RRJEDHËN E SHËNIMIT TË 16-VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS E ZBUKURUAN VALLTARËT E SHKSH SHËN NËNË TEREZA NË ENGELHOLM – SUEDI

0

Nga Rrahman Rrahmani

Me intonimin e himnit Kombëtar dhe Dardan u shënua fillimi i kësaj mbrëmje festive.

Në Engelholm- Suedi, Shoqata Kulturore Shqiptare Shën ”Nënë Tereza”, në një atmosferë të mrekullushme e mbushur nga një kënaqësi e veçantë shpirtërore, ku edhe mbizotëroi një hare e  natyrshme, anëpëranë, të një salle të mbushur me qindra bashkatdhetarë, të cilët kishin ardhur për të festuar 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.  Në këtë mbrëmje festive u mblodhën shumë bashkatdhetarë tanë të cilët kishin ardhur nga qytete të ndryshme të Suedisë. Rrjedhën e këtij shënimi festiv e zbukuruanë valltarët e SHKSH SHën ”Nënë Tereza”, në Engelholm, të cilët si çdo herë më par edhe sante treguan përkushtimin e madh,  për të mbajtur të gjalla vlerat e tërësishme kulturore e kombëtare shqiptare, si në poezi, muzikë, poashtu edhe veshje e kostume të trevave shqiptare. Vallet e shfaqura nga valltarët e SHKSH SHën ”Nënë Tereza, qenë mbresëlënëse dhe shumë të çmuara      edhe për faktin se nga të pranishmit u mirëpritën me duartrokitje të pandërprera.

Programin e kësaj mbrëmje festive, në gjuhen shqipe e shpalli të hapur Besam Istrefi, ndërsa në gjuhen suedeze, Edona Smajli, të cilat fillimisht përshëndetën të pranishmit, në këtë mbrëmje festive, duke ju uruar edhe diten e pavarësisë së Kosovës.

Para se të filloj programi kulturo  – artistik, moderatorët e kësaj mbrëmje festive, ftuan për një fjalë rasti, kryetarin, e ShKSh Shën,”Nënë Tereza”, z. Rrahman Rrahmani, i cili u drejtua me këtofjalë.

Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotërinjë, fëmijë të dashur mirëmbrëma dhe mirë se keni ardhur në  këtë  mbrëmje festive, kushtuar 16 – vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Fillimisht më lejoni që  në emër tim personal si dhe në emër të Kryesisë së Shoqatës Kulturore Shqiptare Shën ”Nënë Tereza” në Ängelholm, në përbërje: Rrahman Rrahmani, kryetar, Ali Zejnullahu, sekretar, Ferki Hiseni, arkëtar, Ahmet Ahmeti, Abedin Bahtiri, Arben Hasani dhe Besam Istrefi, anëtar të kryesisë, të u’a urojë 16 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me urimet më të ngrohta dhe vëllazërore. Ndërsa një përshëndetje e veçantë ishte për valltarët e ShKSh ”Shën Nënë Tereza”, të cilët pritshin me padurim, për të prezentuar në këtë program festiv, me vallën e ”Pavarësisë”, vallen e ”Rugovës”, vallen e ”Shotës” dhe disa valle tjera tradicionale shqiptare.

Përshëndetje, dhe mirëseardhje në këtë mbrëmje festive për veprimtarin e dalluar të qështjes kombëtare z. Hysen Ibrahimin, ish kryetarin e ShShASh ”Papa Klementi XI Albani” në Suedi. Pra ishte një punë dhe angazhim i pandërprer i kësaj shoqate e cila gjatë këtyre 12-viteve arriti ti boton 13-të, Thesar Kombëtar të Mërgatës Shqiptare në Suedi. Pastaj një Biblografi dhe një Jubileum, me gjithsej 15-libra, të cilat u promovuan në Kosovë, Shqpëri, Maqedonin Veriore, Malë të Zi dhe në Suedi. Ndërsa të pranishmit në këtë mbrëmje festive, me një duartrokitje të gjatë përshëndetën punën e shoqatës në fjalë, të udhëhequr nga z. Ibrahimi. I pranishëm në këtë mbrëmje festive ishte edhe Nuhi Gashi, njeriu i cili tërë jetën ja kushtoj arsimit, e i cili kishte ardhur nga Kosova enkas për përurimin e një libri të tij si Autor i një Monografie për shkollën shqipe në Engelholm të Suedis, i titulluar ”Guri i rëndë peshon në vend të vët”. Prandaj ky libër i’u është dedikuar të gjithë mësueseve e mësuesve shqiptarë/e si Xhevat Isufi e të tjetëve në Engelholm e qytete tjera në Suedi e kudo në diasporë.

Zonja dhe zotërinjë,

17 shkurti i vitit 2008 është akti më  madhor dhe një datë historike për popullin shqiptar kudo që gjindet, kur Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran. Në këtë ditë, me respekt të veçantë kujtojmë breza të tërë qe u sakrifikuan për këtë ditë dhe dhanë pa kursyer jetën per lirinë e Republikës së Kosovës. Prandaj, në këtë ditë dhe në përvjetorët e pambarim të pavarësisë, falenderimi dhe përulja është për dëshmorët, për të gjithë veprimtarët e të gjithë brezave të Lëvizjes Kombëtare dhe popullin që rezistoi për shekuj me radhë kundër robërisë.Ne duhet të jemi krenar, që sot kur festojm gjashtumbdhjetë vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, ta kujtojm ideatorin e kësaj pavarësie dr.Ibrahim Rugova,  Presidentin e parë historik të Republikës së Kosovës. Ishim me fat që kishim prijësin e liderin, Dr.Ibrahim Rugova që i dha vizion projektit tonë për liri e pavarësi, duke bashkuar shqiptarët në luftën e tyre për procesin e lirisë. Ai arriti të krijojë mirëkuptimin e gjithë botës demokratike dhe të miqve tanë e në veqanti të SHBA-së. Ai ndërtoi themelet e shtetit tonë mbi parimet Liri, Pavarësi, Demokraci dhe ishte i palëkundshëm në parimet e tija.

Ne këtë ditëlindje të shtetit tonë i jemi  shumë mirënjohës komandantit legjendar të Ushtris Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, familjes së tij, familjeve të dëshmorëve të lirisë, familjeve të të zhdukurve, fëmijëve bonjak, nënave, dhe baballarëve të atdhetarëve dhe heronjve tanë gjithëkombëtar, dhe të gjithë atyre që dhanë jetën dhe kontribuan për këtë që sot ne po e gëzojmë.

Të nderuar të pranishëm, ne falendrojmë popullin Suedez për ndihmën që e dhënë si para lufte, edhe gjatë luftes, por  edhe pas luftes. Populli Suedez tani është mik i popullit shqiptarë, të cilin e falenderojmë nga zemra.

Zoti e bekoft Kosovën dhe Pavarësinë e saj,

Zoti e bekoft popullin Shqiptarë kudo që ndodhet ai.

Zoti i bekoft SHBA-të, BE-në,  popullin suedez dhe miqtë tanë kudo që ndodhen.

Rrahman Rrahmani

Engelholm, Suedi -17 shkurt 2024

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok