23/12/2024

“Rrënjët “ ilire, kelte, gote të serbëve!

0
Fahri-Xharra

Nga Fahri Xharra

Serbët në kërkim të certifikatës së rrejshme të lindjes së tyre po i kalojnë të gjitha normat e një etike shkencore. Që njëzet vjet ata po punojnë në një drejtim të ri të largimit tonë nga e vërteta historike. Qëllimet e tyre janë drakonike, Derisa me shekuj kanë shkruar se ne jemi askush, barinj të zbritur nga malet e pa emëruara ; që gjurmët tona arkeologjike janë të pagjëshme posi ato të arinjve apo të ujqërve ; tani dalin me teorinë edhe më tronditëse duke na “sjellë” nga Azia e vetveten duke e paraqitur si burim i të gjitha civilizimeve të hershme të kësaj treve .Serbia dhe Europa nuk guxojnë të harrojnë që na kemi qenë kërthiza e civilizimit të hareshëm europian. – thonë serbë. Librat shkruhen , ato lexohen. Letra i banë edhe rrenat më të pakuptimta që të shkruhet mbi te.

Ndërsa autorët serbë na këshillojnë: “ Për shqiptarët kishte me qenë në interes më të madh nacional sikur të përcaktohej qartë identiteti i tyre etnik dhe në atë mënyrë e kishin fituar epitetin e një populli të rëndësishëm të Kaukazit me një civilizim dhe traditë mijëravjeçare; se sa me kokëfortësi të paraqiten si pasardhës të ilireve dhe me vetëdije të sajojnë një rrenë me përkatësinë më të ultë morale – vete zhgënjimin:”( Vesna Peshiq- Albanci lazni Iliri –Shqiptarët Ilir të rrejshëm).

“Qëllimi i hulumtimit të prejardhjes së Shqiptarëve, qëndron në atë që përfundimisht të hidhet poshtë një falsifikim historik, një mit ideologjik, me të cilin ishte arsyetuar dhe legjitimuar rrëmbimi i tokave të huaja , e në këtë rast tokave tona( serbe f.xh.)” , toka të cilat e kanë një vlerë që nuk maten me asgjë për historinë kulturën dhe gjeostrategjinë e popullit serb ; toka nga të cilat populli serb, kurrë nuk do të heq dorë .”( Akademik Mihajlo Markoviq) (.http://everteta.al/ )Pastaj vazhdohet:“ Çfarë faktesh e arsyetojnë lidhshmërinë historike në mes të Shqiptarëve dhe Ilirëve, a ekziston ndonjë lidhje gjenetike në mes tyre? Asnjë “. “

“Nuk gjendet asnjë dokument historik i cili e vërteton qëndrimin e shqiptarëve në Ballkan deri në shek. e XI-të. Nuk ka indikacione arkeologjike për praninë e tyre në këto anë .Të gjitha toponimet shqiptare vërehen pas shekullit të mesëm ; ndërsa sipas formave të saja strukturore gjuha shqipe nuk ka asnjë gjë të përbashkët me Ilirishten”.(Shqiptarët e Kaukazit…)

Ndërsa serbet veten  e paraqesin :“ Nga burimet historike, te lidhura me Dioklenë, shënimi më i thuktë është ai i Pop Duklanit, i cili në Udhe përshkrimin e tij i përshkruan ndodhitë e rëndësishme që nga shek i IV deri te i IX-ti.. Në fillim ai ( pop Duklani) shkruan se paraardhësit e serbeve ,Gotët kanë ardhur në kohën e Carit Anastasi . Kjo lidhshmëri e Gotëve me Serbë vjen në kohën e Arkigjakonit Tomas; për te, Gotët dhe serbë shin “arianë”-heretik. Përkthimin e Biblës gotike e kanë bërë Alanët (Serboijët) dhe që e ç frytëzonin në kishat e tyre, e cila gjë ishte vazhduar me ardhjen e tyre në këto anë që nga shekulli i I-IV .” dr. Jovan I.Deretiq “ Sërbia para Perandorisë së Romës”

“Terrenet tona -thotë Dragoslav Srejoviq, janë organikisht të lidhura, Serbia është Piemonti i Ballkanit në aspektin territorial dhe kulturor. Ky ishte vendi më i pëlleshëm i krijimtarisë njerëzore, dhe pa e ditur se çka ndodhur në këto anë – nuk ka as arkeologji ballkanike e as të asaj europiane juglindore e as botërore,”

Shekulli i tretë i kësaj epoke njihej si shekulli i krizës, dhe e mrekullisë së shpëtimit të Perandorisë së Romës nga shkatërrimi ,shkatërrim i cili u ushtrua për dy-tre shekuj më vonë. Që nga koha e lindjes së  Perandorit të parë romak e deri në shkatërrimin e saj ”kanë” lindur në tokat tona serbe 17 Perandorë – thonë arkeologët serb .

Le ta thonë ;atyre nuk ju prishin mohsat ; por pohsat e tyre dhe mohsat tonë e vërtetojnë shtrembërimin djallëzor të historisë.

Serbët ishin edhe keltë ”Kur isha studente në Wels, studjoja historinë e gjuhës kelte, shkruan prof.dr. Kuiq mbeta pa mend kur e takova mikpritjen ,mentalitetin ,zakonet ,shpirtin e bardhë dhe thashë: sikur të isha në Serbinë time. Welsianët më janë vëllezër nga gjaku! Sigurisht që edhe në mua qarkullon gjaku kelt ,në palcën time.  “ Në Kladovë (Serbiaverilindore f.xh.) në kohë i gjetëm varrezat e mëdha kelte, ,por edhe vetë emri Kladovo në keltishte do të thotë: varreza. Por ka edhe më shumë : Kopaonik – zoti i bakrit, Gjevgjelia http://everteta.al/– zoti i hekurit, arilje- vend i livadheve. Risan – kështjella në dete, Paraqin-kulla e qëndrueshme, Budva- qytet i vërshuar, Prishtina- e çmuar , me vlerë, Tutin – i pastër. Te gjitha qytetet, lumenjtë ,malet që mbarojnë me din,dun,tin,tun janë me prejardhje kelte. Kush e njeh mirë gjeografinë pozitive do ta kupton që mu si sot edhe atëherë Keltët jetonin këtu para se të shkonin në ujdhesat Britanike’” – e përfundon lakmitarja dhe pështjelluesja e historisë Z. Kuiq.

“ Vepra më e vjetër helene-ilire “ Iliada dhe Odiseja “, janë të shkruara me t ‘ashtuquajturin heksametër, të cilat paskan shumë ngjashmëri me këngët epiko-lirike serbe. Me qenë se është përdorur gjuha jonike me ate eolike, e gjithë kjo tregon se Homeri ishte Ilir, dhe këto gjuhë Ilire. Në shkrim është përdorur alfabeti iliro -helen” . “ Fanula Papazoglu ,mendon që Frigjija ishte krahinë kufitare me Ilirinë, dhe është krejt e kuptueshme që ky ishte shteti i Trojës. Ilirët e kanë marr emrin nga kryeqyteti i tyre ,që në atë kohë ishte Sarda, sepse Ilirët ishin Sardë, ,gjegjësisht Sardanë( Dardanë) ,pra serb.” (?)

Shikoni se sa të vjetër qenkan serbët: “Serbia antike ,në brendinë tokësore të saj është quajtur Dardania, sipas Dardanit, gjegjësisht Sardanit, Sarbonit që nga shekulli i XIV para Krishtit, dhe Serbija antike për gjate bregdetit të Adriatikut është quajtur Iliria “. Pra Serbia qenka para 34 shekujve ne këto anë . Zbulim epokal i serbëve.? E ne, si po thonë ata të ardhur nga Azia ,diku ne shekujt XI-XII- të.

” Profesori Radivoje Peshiqi , bindshëm flet për përkatësinë serbo-sllave të Trojës: Me analizën -metoda krahasuese –gjuhësore  të veprës së Homerit , me një saktësi të madhe e nxjerrë analogjinë ( ngjashmërinë) e gjuhëve para helene, latine dhe sllave, dhe me “saktësi” të drejton në komponentin e fuqishëm sllav  te Pellazgjishtja, dhe me këtë e lëvizë rrethin pellazg në lindje, perëndim dhe veri ku ata (pellazgët, pra) do të na lënë një ndikim të madh edhe sot në gjuhën tonë (serbe, pra) “

Në kohët e fundit serbët na dalin me një ”zbulim” tjetër: ” Gjuha serbe ishte gjuhë e diplomacisë dhe ushtrisë turke, bile edhe Sulltani fliste serbisht-Besuat apo jo: Në Turqi jetojnë 9 milion serb!”

”Ata me një nder dije të pastër dhe absolutë për prejardhjen e tyre, me një krenari të pabesuar e cekin dhe e ndiejnë veten të nderuar që rrënjë e tyre i kanë në Serbi. Shikoni, disave prej tyre para ardhësit iu kishin shpërngulur 300-400 vjet më herët në këto toka turke por ata edhe sot dita-ditë flasin serbisht dhe që të gjithë e dinë se çfarë mbiemri të pagëzuar në kishë e kishin dikur..http://everteta.al/- na e zbulon Dragan Milosavljeviq , kryetari i Shoqatës serbe-turke të miqësisë ”Inat”. ” Bile edhe mbreti Aleksandër Karagjorgjeviq paska pas deklaruar me 1912 se serbet i kanë barazuar ”hesapet ” me Turqit , dhe në të ardhmen me ata mund të ishin vetëm miq”

Mandej Dragan Misavljeviqi thotë se një herë i kishte pas thënë një profesori të Ankarasë, se mjaftonte që serbët i kishin turqit 400 vjet përmbi vete por ai iu kishte gjegjur”: Pyetja është se kush kë e sundonte, sepse ju serbët e kishit qeverinë në dorë si vezirë të mëdhenj .më shumë se sulltani” .kështu që Serbia vetëm në vitet 1543 e deri 1612 , kishte udhëhequr Perandorinë me 13 krye vezirë, 7 zëvendës vezirë, 23 vezirë , 8 admiralë si dhe me një mori guvernatorësh .(!)

Edhe këtë :” E vizituam komunën më të madhe të Stambollit atë Bajram Pasha dhe duke biseduar me njerëzit e atjehit – shkruan në srbin.info , shohim se aty jetojnë dhe janë 350 000, 90 % të tyre janë me prejardhje serbe. Me krenari e bartin gjuhen serbe nga gjenerata në gjeneratë”.

Rrenë e madhe !

Meqenë se vazhdimisht më bllokojnë jo serbë as grekët por shqiptarët shkrime e mia i gjeni në këtë vegëz :
https://www.facebook.com/groups/197317685180738
Ju falemnderit !

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok