14/12/2024

Rrallë ka komb në botë, me tolerancë ndërfetare, si i yni (2)

0
u6_Frasheri-Fishta

(Pjesa e dytë)

Vazhdimi i katërmbëdhjetë  i artikullit  ,,15 veçorit e kombit tonë,, publikuar në këtë portal, më 05. 06. 2020.

Nga Reshat Nexhipi

Opinionet objektive të autorëve sllavë, ndaj çështjesh shqiptare, i kanë kontribuar tepër  tolerancës në fjalë

(Sipas rendit alfabetik)

Hristo Andonov-Poljanski: Sendet e gjetura në verginë (Kutlesh) të Greqisë, janë ilire”. (Nova Makedonija,11. l.  1991). Atje u gjend edhe flamuri me 16 rreze dielli, me të cilën mburet VMRO-ja!!.

Hristo Matov. Me telegramin që i dërgonte në emër të VMRO-së udheqësisë së Qeverisë së Vlorës,  falenderohej për ndihmën vëllazërore që treguan ndaj refugjatëve bullgare, duke përfunduar me fjalët “Rroft shqipëria e lirë dhe e pavarur (Jehona, Shkurt, 1993, 1- 2 , f. 107)

Ilija Ivanov. Ky maqedonas dhe dy motrat e tij, nga Selaniku, mjeshtër të grafikës, si miq të Hristo Qirijazit,   erdhë apostafat në Manastir, duke u punësuar në   shtypshkronjën shqiptare, tëv.1909.
Ilija Ivanov. Përveç tyre, në këtë shtypshkronjë, kishte të punësuar edhe plot maqedonas të tjerë. Se sa kjo shkonte në favor të tolerancës ndërfetare, nuk do koment tjetër.

Isaija Mazhovski, nga Dibra, ka bashkëpunuar me mjaft shqiptarë të dalluar, myslimanë dhe të krishterë, ishte pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit dhe  paraqitej si  dashamimirës i idesë për Shqipëri të pavarur, etj.,

Ivan Stamboliq. Ish kryetar i Jugosllavisë, ka thënë: Memorandumi i Akademisë serbe për pushtimin me dhunë të Kosovës, është vdekje për Serbinë (Koha,10 nëntor, 2010).

Ivo Banag: “ Qëllimi i serbëve ishte rrobërimi i Kosovës dhe i të gjitha tokave shqiptare nga Liqeni i Ohrit deri në Detin Adriatik” (Fakti, 27. 3. 2007?).

Jane Sandanski. Revolucioner maqedonas, i cili, gjatë vitit 1913, kishte vendosur lidhje me Qeverinë e Ismail Qemalit dhe kishte shkuar në Shqipëri për të gjetur gjuhë të përbashkët kundër pushtetit serb në Maqedoni.

Jave Janevski. Ky, në një mbledhje të zgjeruar të sektorit për Agjitacion dhe Propagandë pranë Byrrosë politike të KQ KPM, kishte  theksuar se në qarkun e Gostivarit, 85% janë shqiptarë dhe se kjo popullatë është e diskriminuar, sidomos në çështjen e përdorimit të gjuhës, etj. (“Fakti”,12 dhjetor 2005, autor: Qerim Lita).

Jordan Ivanov, 1915: Myslimanët e Manastirit, Ohrit, Strugës dhe Shkupit janë shqiptarë me kombësi (Arhiv na Vojno Istoriskiot Institut P-XVII,K-95-8,nr.1, Fl. m 2 Bellgrad).

Jovan Haxhivasilev: ,,Shumë familje turke në Manastir janë me origjinë shqiptare, por, këtë, nuk e thonë haptazi,, fenomen ky, i cili ishte tepër prezent në këtë qytet, para krijimit të Degës së PPD-së, 1990, kryetar i së cilës ishte autori ikëti shkrimi.

Jordan Ivanov: Mali i Zi i Shkupit, sidomos në pjesën verilindore, është tërrësisht shqiptar, (Mitat Frashëri, “Fati i Shqipërisë”, f.121).

Jovan Cvijiq:  Sllavët e Jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët,,.

Jovanço Çokalev. Revolucioner i dalluar, nga Ohri, bashkëluftëtar i  Themistokli Gërmenjit, Çerçiz Topullit, Mihail Gramenos dhe të plot të tjerëve të konfesioneve të ndryshme fetare, gjë që shkonte në favor të çështjes që është në fokus të këtij artikulli.

K.Bozhinov. Ky maqedon nga Zveçani, ishte jataku kryesor i disa kaçakëve, sidomos i Rasim kaçakut nga ana e Prilepit, me të cilët luftonte kundër pushtetit serb. Ithtarë ose jatakë të tyre ishin edhe plot të tjerë, myslimanë dhe të krishterë.

Katerina Cilka, maqedonase, ishte bashkëshorte e shqiptarit-Grlgor Cilkës, shoqe e motrave Qiriaze, mësuese në  shkollën e vajzave të Korçës, etj. Çetat shqiptare, përfituan mjaft nga përvoja e saj në Çetën e Jane Sandanskit, i cili, atë dhe Mis Stonin, i kishte zënë peng për të fituar të holla për nevojat e Organizatës Maqedonase para Kryengritjes së Ilindenit.

Katarina Gogova, në veprën e saj „Hekurudha e përgjakur“, sipas Begzat Begzatit, nxjer në shesh qëndrimin korekt të Xhemo Gostivarit ndaj popullatës maqedone,  vepër e cila me siguri, nuk ka mbetur pa efekt në çështjen e   tolerancës ndërfetare.

Katerina Naumovska: ,,Shqiptarët, edhe pas islamizimit, nuk përfillnin zakonet osmane, por zakonet e tyre të pa shkruara tradicionale, të përcjellura brez pas brezi, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare,, dhe se ,,shqiptarët, kombësinë e kanë numër një, pastaj fenë,,-thotë ajo.

Kirill, princ Bullgar,aqë tepër ka bashkëpunuar me patriotë  shqiptarë, myslimanë e të krishterë, siç ishte Irfan beu nga Ohri, etj., saqë,  disa prej tyre, gjatë vitit 1913, ngritën iniciativën që Kirilli të qëndronte në krye të Shqipërisë, në vend të Vilhem Vidit.

Kirill, princ Bullgar…Për këtë qëllim, qe organizuar një takim në Pogradec të Shqipërisë, në të cilin merte pjesë edhe Themistokli Gërmenji, ish pronari i hotelit ,,Lirija,, ku u mbajt Kongresi i Alfabetit.

Kocarev. Ky personalitet i shquar nga Ohri, i njohur si dr.Kocarev, ka patur qendrim të drejtë ndaj çështjes shqiptare, duke sugjeruar bashkëpunim midis shqiptarëve, maqedonëve, vllehëve etj. në luftën e përbashkët kundër sundi

mit serb, pa marrë parasysh, kush, cilës fe, i takonte.

Kosta Kanevçe. Me iniciativën e organizatës maqedone-VMRO, dhe dëshirën e vet, vajzën e tij-Elenën nga Ohri e martoi me shqiptarin Koli Todi në Pogradec, gjë që kontribuoi tepër në vendosjen e lidhjeve më të forta shqiptaro-maqedone

Kosta Kanevçe…rreth furnizimit të VMRO-së me armë dhe municion-thuhet në literaturën historike maqedonase dhe shtohet se ky veprim i qëlluar, në mënyrë indirekte, pati efekt të madh edhe në drejtim të tolerancës ndërfetare, gjë që vlen edhe për rastin në vijim.

Krum Zografski, veprimtar i dalluar,  gjatë vitit 1921, ka qëndruar në Shqipëri, bashkë me disa të tjerë, të njohur si federalistë, me qëllim që të krijonin bazë të përkohshme në Shqipëri për strehimin e çetave dhe individëve që iknin nga ndjekjet e pushtetit serb, etj.

Kuzman Najdenovski. Përmes librushkës së tij me titull Tetova në të kaluarën, në maqedonisht, botuar në Tetovë, 1964, në f. 22-23, bën fjalë për disa zbulime arkeologjike që i takojnë dardanëve, siç është edhe Menada e Tetovës, si një ndër pasuritë më të mëdha nga arkitektura antike,

Kuzman Najdenovski…Se çfarë efekti ka pasur ky shkrim objektiv i një ortodoksi, në përforcimin e bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare, nuk ka nevojë për sqarim tjetër, gjë që vlen edhe për personalitetin në vijim.

Kuzman Shapkarev. ky shkrimtar i dalluar nga Ohri, ishte   nxënësi shqiptarit ortodoks nga Manastiri Atanas Anesti, si dhe mik i disa shqiptarëve të dalluar, siç ishte edhe shqiptarja Zoica Mallkova nga Krusheva,

Kuzman Shapkarev…prej të cilës ka ndëgjuar disa kallzime që i botoi në origjinal, në gjuhën shqipe, në veprat e tij, që do të thotë se e ka njohur këtë gjuhë.

Kuzman Shapkarev, ka shkruar ,,Luftëtarët maqedonas kundër turqëve  luftonin me veshje  shqiptare (Vepra të zgjedhura, Shkup, 1976, f.152, fusnota 9- maqedonisht). Përndryshe, kallzimet e tij, u botuan në një përmbledhje të posaçme në Tiranë, më 1962

Llazar Pop Trajkov, revolucionar maqedonas, bashkëluftëtar i mjaft shqiptarëve të dalluar, siç ishin  Themistokli Gërmenji dhe  një farë Abdulla, me të cilin u njoftua në burgun e përbashkët të Korçës dhe fitoi aqë besim të madh tek ai, sa që ja tregoi edhe planet e VMRO-së.

  1. dr. Panov: “Banorët vendas para ardhjes së sllavëve në Ballkan janë ilirët…Një pjesë e popullsisë vendase u vranë, të tjerët u shpërngulën dhe disa u përzien me sllavët”.
    M.Vujiçiq.
    Ministër i Punëve të Brendshme:shqiptarët e kanë patur traditëm, “kaçakllëkun”, sepse kanë dashur të jetojnë të lirë dhe të pavarur.

Manol Pandevski, për besën shiptare:Historia s’ka shënuar rast tradhëtie nga ana e ndonjë shqiptari gjatë zbulimit nga pushteti osman duke furnizuar luftëtarët maqedon të Ilindenit me armë dhe municion, edhe pse ndaj tyre ushtrojeshin malltretime të padurueshme…

Manol Pandevski, për kryengritjen e v.1912: Kryengritësit shqiptarë  hynë në Shkup më 1912  dhe  një pjesë e tyre   deshin të depërtojnë deri në Stambboll…,,.

Mihail Mramoreci dhe Mihajllo Capari. I pari ishte  bashkëluftëtar i Belul Naxhakut dhe Petre Çaulevit nga Ohri, kundër pushtetit serb. (“Flaka”, 1 gusht 2003, autor: Xheladin Emini, Ohër) kurse i dyti maqedon ose vlleh, nga fshati Capar i Manastirit, ka bashkpunuar me Kalosh Zajazin,kaçakun më të njohur në trojet shqiptare.

Millan Mato (Matov). Pjesëmarrës me çetën e vet në anën e kryengritësve shqiptarë, në vjeshtë të v.1913. Ky shënim prezentohet në“Faktin”e 31 tetorit, 2005, nga ana e Femi Arifit, i cili shkruan se personaliteti në fjalë  është shqiptar ortodoks nga Struga, kurse dr.Nebi Dervishi,

Millan Mato… në librin “Etnokultura…”,f. 225, shkruan se “Millan Mato ishte anëtar i Qeverisë të Përkohshme të cilën e kryesonte Sefedin Pustina”  dhe se “Pushteti i ri i Kryengritjes i jepte autorizim që si komandant kryesor të ftojë tërë popullsinë për t’i dhënë mbështetje të plotë Kryengritjes së armatosur kundër pushtuesve serbë”.

Millan Mato…Më pas, i njëjti autor shton se “kur Millan Mato me përcjellësit e tij arrin në fshatin Veleshtë të Strugës, banorët e presin me entuziazëm” dhe se “në një përgatitje të shkallës së parë, ishte i shoqëruar nga vullnetarë shqiptarë dhe disa bullgarë nga fshatrat Jabllanicë, Vefçan, Oktis, Ladorisht, Zagraçan dhe nga fshatrat tjera,i rrethuar nga më shumë se 500 frymë…”

Millo Gjukanoviç. Për këtë kryeministër të Malit të Zi, në “Faktin” e 26 majit, 2006, Pëllumb Xhufi, veç tjerash shkruan se ,,Në verën e vitit 1998,  gjatë ofenzivës verore të ushtrisë serbe në Kosovë,

Millo…pranoi strehimin në Mal të Zi, të më shumë se 40.000 refugjatëve Kosovarë, shifër që u rrit dukshëm një vit më vonë, gjatë operacionit të spastrimit etnik të forcave serbe në Kosovë…”

Millovan Gjillas: Shqiptarët janë autohtonë, popull më i vjetër në Ballkan (Pafragje, 20 qershor, 2016) i njëjti konkludon se Njegoshi i Malit të Zi, ishte  me  origjinë shqiptare (Lajmpres, 21. 06. 2016)

Mirko Petro. Princ i Malit të Zi: “Shqiptarët janë nipër të Lekës dhe Skënderbeut”.

Millutin Garashanin. Ky arkeolog i njohur serb, sipas Aleksandër Stipçeviqit, në një shkrim të vet, ka pranuar preardhjen e drejtpërsdrejti të shqiptarëve nga ilirët.

Millutin Garashanin…Në një shkrim të vet thekson: “Dardanët  janë popullatë  autoktone në pjesën qendrore të hapsirës ballkanike që mund të përcillet që nga periudha e zhvilluar e bronzit” (Kërkime historike, 2, 1996, Shkup, f.28)

Millutin Garashanin. Në revistën ose publikimin shkencor “Zhiva antika”, viti IV, vëllimi 2, Shkup, 1954, f.407, thuhet se Garashani ka konstatuar që varret në Trebenishtë të Ohrit, janë ilire.

Millutin Milenkoviq. Në shkrimin e tij kushtuar arapëve, botuar në “Xhepna knjiga” të Beogradit më 1973, f. 36, shkruan se Fuadi, Faruku dhe Fuadi II, të tre nga dinastia shqiptare, e Mehmet Aliut, nga Kavalla, ishin mbretërit më të suksesshëm të Egjiptit.

Mirosllav Kërlezha. Shkrimtar i shquar  kroat, i  cili ka  kundërshtuar tezat e shkencëtareve serbe, Cvijiqit e të tjerëve se gjoja shqiptarët janë të pa aftë të kenë shtet të vet etj.

Mirosllav Kërlezha…Në „Faktin“ e 23 qershorit 2005, thuhet se ky personalitet ka sulmuar propagandën e mediave dhe të intelektualëve serbë si dhe terrorin shtetror jugosllav ndaj shqiptarëve.

Momçillo Stremiç, ka shkruar se  Skënderbeu triumfoi ndaj Turqëve me forca të veta, sepse edhe pse vendet e Evropës shpëtimin e tyre nga Turqia e shikonin tek Skenderbeu, sidomos Italia, nuk e ndihmuan me ushtri të tyre.

Mosha Pijade, në Kongresin e Drezdenit, Në referatin e  tij, në lidhje me Rezolutën e Kongresit IV, i mbajtur në këtë qytet të  Gjermanisë, më 1928,  tha se

Mosha Pijade… kur do ta marrim pushtetin prej borgjezisë nacionaliste serbe, trojet e banuara me shqiptarë do t’ua kthejmë Shqipërisë. Mosha Pijade, ka arsyetuar veprimin e kaçakëve.

Naum Siljanovski, këshilltar në Manastir, ka propozuar  për Familjen Qiriaze të ngrihet një pllakë përkujtimore  në lokalin e shtëpisë së saj. (Fakti, 2. 2. 2006-Qenan Hasani)

Olivera Millosavleviq, historiane:,,Mjaft me gënjeshtra, shqiptarët janë autohtonë,, (Koha neus.com)

Pavel  Hristov. Lider bullgar, nëpunës i lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Sofje, bashkëpuntor i Bajram Currit, Irfan  Be Ohrit, Qazim Kokoshit etj. Ishte nënshkrues i të ashtuquajturit “Protokol i Tiranës”, i muajit dhjetor 1921,  në mes të liderëve shqiptarë dhe bullgarë, maqedona kundër Serbisë.

Peju Javorov, poet bullgar, i cili, bashkë me Hristo Matovin, i dërgoi udhëheqësve shqiptarë në Vlorë një telegram, ku thuhej: “Në emër të VMRO-së shprehim falënderimet më të thella për ndihmën vëllazërore të cilën ua treguat refugjatëve bullgarë

Peju Javorov… Ky është edhe një kontribut për lidhjet që i bashkojnë dy popujt tanë dhe luftën e tyre çlirimtare. Rroftë Shqipëria e lirë dhe e pavarur. (“Jehona”, Shkup, 1993, 1-2, f.107).

Petar Çaulev. Sipas Todor Zografskit, gjatë vitit 1921,  gjindej në Shqipëri, ku kishte shkuar edhe disa herë të tjera, kuptohet, për bashkëpunim kundër pushtetit serb. Sipas një dokumentit sekret serb të vitit 1922,

Petar Çaulev…bashkëpunonte me Abdulla Bojkun, kaçak i dalluar, Azem Shaqir Beun nga Manastiri, Mehmet beun nga Ohri, Mahmud Nedinin nga Prilepi etj.

Petar Stojanov, historian i njohur, shkruan: “Kryengritësve shqiptarë të v.1912 iu bashkangjitën edhe garnizonet turke të Prilepit, Resnjës, Ohrit dhe Dibrës. Porta u përpoq që ta pengonte rezistencën shqiptare, duke u ofruar 35.000 pushkë me kusht që ta braktisin Shkupin, por pa sukses.

Petar Stojanov…Ministri i luftës-Mahmud Shefqet pasha, më 10 gusht, e më pas edhe qeveria e tërë e Said Pashës, më 17 gusht, dha dorëheqje. Qeveria e re nuk ishte e aftë…

Petar Stojanov…Ministri i Punëve të Brendëshme Ferid Pasha, me origjinë shqiptare, bënte çmos për bashkëvendasit. U shkaktua kapitulim i plotë i pushtetit osman para kryengritësve shqiptarë…”.

Rade Rapaica. Luftëtar trim serb, adhurues i madh i Skenderbeut. Duke u frymëzuar nga betejat e tij, e nxiste popullin serb të ngrihet në kryengritje. (Grigor Përliçev, Skenderbeu, Shkup, 1968, IV)

Radovan Arginovski, ish drejtor i tetëvjeçares maqedonase “Kosta Racin” në Vellushinë të rrethit të Manastirit, i vetmi maqedon që përkrahu iniciativën e ngritur nga ana jonë për hapjen e një paralele në gjuhën shqipe pranë gjimnazit të Manastirit në v.1967.

Rafael  Kamhi. Hebrej i dalluar i këtij qyteti. Ka bashkëpunuar  me mjaft shqiptarë të shquar, myslimanë dhe të krishterë, të cilët aq tepër i çmonte si ta, ashtu edhe kombin shqiptar në përgjithësi, sidomos heroin  ynë kombëtar,  sa që, si emër të dytë mbante atë të Skenderbeut. Me këtë epitet njiheshin edhe disa revolucionarë të tjerë maqedonas.

Simo Garma. Dr.Xhemaili shkruan se me këtë person, pronar i një hoteli në Shkup, mbante lidhje Bajram Curri, i cili bisedonte lidhur me përgatitjen e Kryengritjes Shqiptare për çlirimin e Kosovës.

Simon Mojsoski. Strugan,  si bashkëpuntor i disa shqiptarëve të dalluar,  nga Elbasani, sillte mjaft armë dhe municion në Maqedoni, për nevojat e VMRO-së, në të cilën ishin involvuar edhe mjaft shqiptarë.

Sllobodan Çashule. Ish deputet i VMRO Popullore: “Maqedonisë i duhet pavarësia e Kosovës”. (“Fakti”, 28. 02. 2006)

Sreten Vukasevleviq. Deputet, i cili në Parlamentin e Mbretërisë së SHK, më 20 mars, 1924, ka thënë se lëvizja kaçake ka qënë një profesion fisnik dhe elegant me të cilin merreshin njerëz të guximshëm dhe të zot, të ndihmuar nga populli, prandaj edhe pushteti sërb nuk ua delte dot në krye.

Stereo Spase, shkrimtar maqedonas nga Shqipëria, shkruan për takimin e Themistokli Gërmenjit dhe Goce Dellçevit, të cilët ishin pajtuar që shqiptarët të furnizojnë organizatën maqedone me armë, kurse maqedonët të pranojnë vendimet e Lidhjes të Prizrenit për bashkimin e trojeve etnike shqiptare.

Stiv Naumovi. Ky revolucioner i dalluar nga Manastiri, besim të plotë kishte vetëm te shqiptarët, pa marrë parasysh a ishin myslimanë apo të krishterë, prandaj gjatë v.1941, vendosi Stiv Naumovi… tëra materialet sekrete të PKJ-për Maqedoni, t’ua japë që t’i ruajnë shqiptarëve të fshatit Ostrec të cilët u pajtuan edhe pse ishin të vetëdijsh-ëm për pasojat katastrofale në rast zbulimi eventual nga ana e pushtetit bullgar.

Stipe Mesiq. President i Kroacisë: “Statusi i Kosovës duhet të zgjidhet në kuadër të institucioneve të saj”, (“Fakti”, 13 dhjetor, 2005) ,,Serbia kreu spastrim në Kosovë për të strehuar  atje serbët e Kroacisë,, (Fakti, 4.1.2010)

Stojan Novakoviq. Në librin e tij ,, Çështja e Ballkanit…,Beograd, 1906 shkruan se Shqiptarët janë  autohtonë   dhe denbabaden  në këto troje (Lajm, 30. shtator, 2009- Anila Limani)

Stojan Vardarski. Më 29 janar, 1924, gazeta “Vreme” e Beogradit lajmëronte se çetat komite në krye me “Vojvodët” Petre Pashata dhe Stojan Vardarski, pas disfatës që patën me ushtrinë serbe, duke mbeturtë vetmuara, u detyruan t’i bashkangjiten Kalosh Zajazit.

Sveto Nikollov. Ky revolucioner maqedonas ose vlleh, nga Prespa e Poshtme pjesëmarrës në kryengritjen greke të vitit 1821, mbante epitetin “Skenderbe, (Aleksandar Matkovski, Otporot vo Makedonija, 3, Shkup 19-83, f. 328)

Todor Aleksandrov. Gjatë vitit 1921, bashkë me Aleksandër Protogerovin kishte shkruar në Tiranë për të bërë marrëveshje me liderët shqiptarë në luftë kundër Serbisë. Në lidhje me këtë, historiani Vançeçe Stojçev, shkruan:

Todor Aleksandrov “Më 15 maj, 1922, ishte nënshkruar protokol për bashkëpunim midis VMRO-së dhe Komitetit shqiptar, përmes të cilit, Maqedonia Perëndimore ishte shpallur për territor shqiptar

Todor Aleksandrov…dhe se kjo shihet nga letra e Todor Aleksandrovit, dërguar Komitetit Qëndror të VMRO-së me të cilën kërkohej nga çetat e Regionit Revolucionar të Manastirit që t’i përmbahen vendimit të lartpërmendur,

Todor Aleksandrov… përndryshe pason dënimi me vdekje-shkruan historiani i lartpërmendur dhe shton se protokolin në fjalë e kishin nënshkruar profesori shqiptar Bedri Pejani, në emër të Komitetit të Kosovës dhe gjeneral Aleksandër Protogerov në emër të VMRO-së. (“Sto makedonski godini”, 1903-2003, Shkup 2004, f.118 dhe 183)

Todor Dimitrov. Më 6 mars të vitit 1919, me 5-6 çetnikë të tij bënte përpjekje të mëdha që të takohej me Kalosh Zajazin e anës së Kërçovës, me qëllim që të organizonin kryengritje në Maqedoni dhe ta kompromitonin Qeverinë Serbe para Evropës gjatë mbajtjes së Konferencës së Paqës në Paris.

Vasil Gllavinov. Në gazetën “Politiceska svoboda” të vitit 1898, shkruan: “T’u jepet të drejtë të gjitha kombësive në Maqedoni të kenë kantone të vogla, në të cilat ata, sipas numrit të banorëve në ato kantona, t’i rregullojnë punët e tyre shoqërore: të zgjedhin vetë gjuhën e vet oficiale, të hapin shkolla në gjuhën e tyre etj”.

Vasil Tupurkovski: Pavarësia e Kosovës, jo vetëm e pashmangshme, por edhe e logjikshme”. (“Fakti”, 21. 01. 2006)

Vera Aceva. Gjatë një debati televizif të mëparshëm ka deklaruar afërsisht kështu: “Pse të na pengojë mësimi në gjuhën shqipe.

Vera Aceva…Ata qytetarë që do të arsimoheshin në gjuhën e tyre antare, janë qytetarë të kësaj republike dhe nuk shoh kurrfarë të keqe që ata të arsimohen në gjuhën e vet”. (“Globi”, n.2, dhjetor, 1994)

Vllado Maleski. Manastiri, 1968. Me rastin e 60 vjetorit të Kongresit të Alfabetit, në objektin e Kongresit u  vendosu Pllaka-përkujtimore, në gjuhën shqipe dhe maqedonisht.

Vllado Maleski…Në atë rast, ky shkrimtari njohur maqedonas, veç tjerash tha: “Jetojmë në mes të maleve dhe detit, me kujtim të mirë nga e kaluara. Edhe kjo Pllakë-përkujtimore është një kujtim i këtillë. Është prej mermeri, e mermeri nuk thyhet lehtë…”.

Vuk Karaxhiqi.  Sipas dr. Jashar Rexhepagiqit, Vuku ka ditur pak edhe shqipendhe se në një shkrim të vet, Karaxhiqi ka shkruar se në një rast ka apeluar  te bashkëkombasit e vet që  të marrin shembullin e shqiptarëve lidhur me tolerancën ndërfetare.

Disa raste më  kryesore, të cilat, në mënyrë direkte ose indirekte,   i kanë kontribuar tolerancës ndërfetare në Maqedoni dhe më gjerë.

(sipas rendit alfabetik)

,,Bashkimi i Kombit,,. Kjo gazetë e Manastirit, më 14 shtator, 1908, shkruante: ,,Nëse jemi të bashkuar, myslimanë e të krishterë, do jemi si shkëmbi në mes të detit, i cili vazhdimisht rihet nga valët, por në vend që të shëmbet ndrit edhe më tepër,,

,,Bigorski Manastir,, ose Manastiri Mbigurit, siç i themi ne shqiptarët, është   ngritur në shekullin XI, nga ana e një arbëreshi, disa km. në veri të Dibrës, rrëzë rrugës që shkon drejt Kërçovës.

,,Bigorski Manastir Në të, ka mjaft gjurma shqiptare, midis të cilave edhe dy shqiponja të aplikuara në murin e veriut të Kishës, nga jashtë. Këtu gjejmë edhe disa emra të traditës shqiptare si dhurues të Manastirit, myslimanë e të krishterë, si:

Bigorski Manastir...Gega, Gjurkë, Gjetaj, Progon, Muzaka, Gjergj, etj. Përndryshe, ikonostasi i këtij Manastiri është ndër më të bukurit në Maqedoni.

Bigorski Manastir…Ikonostasin, e gdhëndi Pjetër Filipi, siç duket shqiptar nga fshati Gajre, me tajfën e vet. Sipas Dimitar Qornakovit, kryqi i madh i manastirit është bërë në Elbasan nga mjeshtët të dy konfesioneve fetare.

Katër femra shqiptare, iu bashkangjitën ushtrisë kroate, kundër forcave zaptuese të Sllobodan Millosheviqit, 2 nga Maqedonia, 1 nga Kosova dhe 1 nga Presheva. Njëra nga ato-Remzija, ishte me origjinë nga fshati Sellarcë e Tetovës.(Arena, nr. 7, 2010-nga Arben Zeqiri) Katër femra shqiptare…Se sa pjesëmarrja e tyre, me fe myslimane, përkrahin kombin me fe katolike, ka ndikuar në drejtim të tolerancës fetare, nuk ka nevojë për sqarim tjetër, gjë që vlen edhe për ish kryeministrin e Kosovës Agim Çekun, i cili braktisi ushtrinë serbe dhe iu bashkangjit forcave kroate.

Manastiri, 1865, Sulejman Arsllani. Ky shqiptar, sipas një librit të   inxhinierit poljak, Vacllav Vologjiko, botuar në Varshavë, më 1884, ka qenë udhëheqës i një aksion të përbashkët shqiptaro-maqedonas kundër pushtetit osman në regjionin e Manastirit.

Manastiri, 1908. Rol të madh nëdrejtim të tolerancës fetare lojtën edhe delegatët e Kongresit të Alfabetit, sepse u takonin konfesioneve të ndryshme fetare, prandaj dhe ditën e parë të Kongresit, para objektit kishte mijra qytetarë të feve të ndryshme.

Manastiri, 1946, manifestim madhështor, i cili sot mund të shihet vetëm në ëndër! Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë u festua në mënyrë më të përsosur nga shqiptarët e këtij qyteti, njëri nga të cilit, mban lart edhe Flamurin kuq e zi. Prezent në këtë ceremoni të parë dhe të fundit të kësaj natyre, merrnin pjesë edhe zyrtarë të lartë.midis të cilëve edhe   Reis Shaqiri nga Sopocka e Prespës.

Migjeni në Manastir. Gjatë shkollimit në këtë qytet, ky shkrimtar i shquar shqiptar kishte vendosur lidhje të  gushta me personalitete të shquar, ortodoksë dhe myslimanë, gjë që ka shkuar në favor të tolerancës fetare, jo vetëm në Manastir, por edhe më gjerë.

Petro Vullkani. Ishte  nga  fshati Tërovë e Manastirit, filoshqiptar më i shquar në Rumani. Për të supozohet se gjyshin e ka patur nga një fis shqiptar.(Seadin Xhaferi, citon  Mustafa Ibrahimin)

Petro Vullkani… Ka bashkëpunuar me patriotët më të shquar në Rumani dhe Maqedoni, gjë që shkonte në favor të  bashkëjetesës dhe  tolerancës fetare në trojet shqiptare.

Princ Vidi, dy fëmijt e vet i pagëzoi me emrin Skenderbe dhe Donikë, gjë, që poashtu, nuk ka mbetur pa    pa efekt në çështjen e tolerancës ndërfetare në Shqipëri dhe jo vetëm.

Shqiptarët ortodoks  dhe torbeshët, në Maqedoni, kanë qenë dhe janë faktor i rëndësishëm për tolerancën ndërfetare, sepse  me maqedonasit ilidh gjuha, kurse  me shqiptarët, orodoksët-gjaku,  ndërsa  torbeshët, përveç fesë me ne i lidh edhe origjina e tyre ilire, martesa e përzjera etj.

Tërova e Manastirit, 1852. Studijuesi vlleh Telemah Angjelu në një libër të tij, shkruan se në këtë fshat, qe  organizuar një kryengritje e përbashkët midis shqiptarëve, vllehëve, sllavëve maqedonas  etj., kundër pushtetit osman. Edhepse nuk pati sukses, pati efekt të madh në çështjen e tolerancës ndërfetare në këtë regjion.

Tërova. Në drejtim të tolerancës në fjalë, ka shkuar edhe fakti që   ky fshat është vendlindja e Gjerasim Qiriazit, patriotit të shquar nga Manastiri, i cili bashkëpunonte me të gjitha etnitetet, si dhe vendlindje e  Nafi Sulejmanit, komandant të Brigadës IV ,,Shqiptare,, formuar në Maqedoni, në 1944.

Tërova… Nga ky fshat, ishte Jovan Tërova, autor i një abetare shqiptare, e cila është e vetmja si e tillë që ruhet gjer më sot. Kjo abetare dhe shkrimet e tij nga Rumunia përmes kanaleve të ndryshme depërtonin edhe në fshatin e tij, duke u shpërndarë pastaj nëpër familjet shqiptare dhe vllehe, gjë që forconte tepër bashkëjetesën dhe marrëdhënier ndërfetare.

Ja  vlen,  të përsëriten dhe, të apostrofohen ,,telegrafisht,, deklarat në vijim, sipas alfabetit:

Ahmet Zogu, gjatë  betimit për mbret, njërën dorë mbi  biblën, tjetrën, mbi  kuranin.

Ali pashë Tepelena: Sillmëni një mysliman, si ky  krishter, dhe do t’i puth jo vetëm mjekrën edhe këmbët”.

Anton Çeta, katolik, a pajtues i hasmërive dhe gjakrave të mijra familjeve myslimane.

Çajupi:Të Krishterë e Myslimanë, të gjithë një Perëndi kanë,. Ini një  gjak o të mjerë, se ndë një vend kini lerë.

Dervish Hima:,,Prej sot e tutje mos për mendim më, fjalët ortodoks, katolik, krishter, mysliman etj. por vetëm shqiptar

Gjerasim Qiriazi: “Përçarësve të kombit  në baza fetare, u takon litari”.

Gjoni, babai i Skenderbeut, si dhe i biri, fenë e ndronin, sipas interesit të kombit.

Veçova

Naim Frashëri:,,Gjithë njerëzit që janë, vëllezër janë të tërë, një mëmë një at kanë, nga një baltë janë bërë,,.Gjergj Fishta, ,,Në çdo festë të myslimanëve, lidhte një varg llambash me ngjyra, nga  një kishë katolike gjer te xhamia, edhepse distanca nuk ishte aq e vogël. Shpeshëherë thoshte se nëse myslimanëve u pengojnë  kryqet tona, atëhere t’i shkrijmë, t’i  bëjmë plumba-fishekë dhe të luftojmë bashkërisht kundër armikut të  kombit.

Naim Frashërit dhe  Gjergj Fishta

Pishtarët e tolerancës ndërfetare në Shqipëri

Ps. Si veçori të kombit tonë, janë edhe evenimentet interesante, disa nga të cilat, mund të konsiderohen për  ekskluzive, dhe zor që   i gjen në historinë e ndonjë populli tjetër, prandaj dhe kësaj çështje, i kam kushtuar tekstin e para fundit të këtij shkrimi serial.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok