26/12/2024

Rikthimi i Marie Shllakut

0
Marie_Shllaku3

Nga Nue Oroshi

Në këndet e fuqisë diellore ku përzihen rrezet e diellit me këndet magjike të jetëvdekjes në një hapësirë ku shpeshherë takohen shikimet e qiellit me rrezet e diellit pa i parë rigat e shiut që simbolizojnë lotët e nënave shqiptare për bijtë dhe bijat e tyre që ranë në altarin e lirisë për ta bërë Shqipërinë-Shqipëri. Ata dhe ato trime e trimëresha që luftuan për një Shqipëri ndryshe nga ideologjitë e huaja pansllaviste dhe panaziatike u lanë ne harresë. U lanë pa varre. U gjuajtën në varreza të përbashkëta. Por herët a vonë thotë një fjalë popullore shqiptare: “E vërteta del në shesh. “´Edhe krahina e Shllakut një krahinë heroike afër Shkodër Loces e cila ka dhënë mendjet e shqiptarizmës,mu aty i ka rrënjët e prejardhjes familja e Marie Shllakut. Maria duke qenë nxënëse e Fishtës ajo u edukue për ta dashtë Shqipninë të plotë dhe jo vetëm një copë të Shqipërisë në Veri apo në Jug por Shqipërinë të plotë. Ajo nuk e deshi Shqipninë vetëm me fjalë. Por Shqipninë e deshti deri sa u sakrifikue për një pjesë të munguar të Shqipërisë e cila ju nda padrejtësisht kombit shqiptar siç ndahët një lis shekullor në dy degë. E Lisit të ndarë në dy pjesë jo vetëm që i humbët fuqia por i humbët edhe bukuria. Kosovë sa të fortë të gjeta e sa tëë mjerë po të la. Kosovë Gjaku im tu bëftë dritë do të thërriste Maria. Maria e cila nga Shkodra erdhi në Dardani për ta bërë Shqipninë- Shqipni! E në pritë i dolën faqezitë komunista, klysht e Miskovit e të Beogradit që u bënë bashkë po ashtu nga Kosova, Shqipëria e Serbia për t´ia rikthyer sërish Kosovën dhe viset e tjera etnike shqiptare Serbisë. Populli do të thoshte qilu tokë të hy mbrenda e toka do të përgjigjet nuk kam vend për komunista ata e sollën në shqiptari lotin,ata në viset shqiptare e vranë edhe Zotin ata u bashkuan bashkë me shka dhe tek vëllezërit e tyre shqiptar shkaktuan hata duke prerë e duke vra. Në sallën e gjygjit Maria do të përgjigjet: Nuk do ti mungojnë kurrë lulet Kosovës, që ti sjellë mbi varrin tim! E nga kjo frikë se atdhetarët shqiptar do ta shëndrrojnë varrin e Marie Shllakut, Patër Bernard Llupit, Kolë Parubit e Gjergj Martinit  në pelegrinazh i hodhën nëpër grrella në periferi të ndryshme të Prizrenit trupat e tyre. Jo vetëm që i hodhën por ato bisha Oznista të     atëhershëm, e Udbasha të mëvonshëm i mbetën besnikë deri në vdekje komunizmit pansllavist jugosllav dhe kurrë nuk treguan se ku i hodhën eshtrat e nacionalistëve shqiptarë. Por shpeshherë rikthimi i rrezeve të diellit nga një mot i gjatë me shi të fortë, furtuna të akullta dhe mjegullnaja të mëdha vjen porsi një lajm i gëzuar për njerëzimin. Vjen porsi ngadhënjimi i Dritës kundër territ. Vjen si një buqetë lulësh. E shpeshherë lulet kur nuk kanë pasur mundësí të vëndosen përmbi varre ato janë vendosur dikund në dhe që të japin frytin që ti kthehët njerëzimit lumturia, dhe që të ruhet aroma e nacionalizmës shqiptare po sikurse gacat që janë ruajtur përmbi dhe. Pa lindur ende dielli ishin pushkatuar katër heronjët e nacionalizmës shqiptare: Marie Shllaku, At Bernard Llupi, Kolë Parubi dhe Gjergj Martini.

Por idealizma e tyre nuk ishte pushkatuar. Ajo kishte shtegtuar familje në familje, ishte përcjellë brez pas brezi, nga bashkëvuajtesit dhe idealistët e tjerë shqiptarë dhe tash po del si një bilur i bardhë që po e shëndritë Pejën. E Peja u treguan atdhetarë. Ata nuk hezituan që ta rikthejnë heroinën e nacionalizmës shqiptare por më një përultësi te madhe e thanë fjalën e vetë se i kemi borgj të madh heroinës Marie Shllaku. E derisa perëndonte dielli Marie Shllaku luftonte si luaneshë nëpër shkrepat e Dukagjinit,Llapushës e Drenicës pa u ndalur asnjëherë. Jo rastësisht bashkëluftëtarët e qujtën Mbretëresha e Nacionalizmës Shqiptare. Deri sa dy pika lotë iu bien në mollëza në Shkodër nënës dhe babait të Marie Shllakut një zë kumbues jehoj në trojet shqiptare. Ai zë jo vetëm që njoftoi toka dhe male por i gëzoi edhe të gjithë atdhetarët shqiptarë.

E Marie Shllaku ju përgjigj vëllëzërve dhe motrave të Dardanisë kësaj pjese të shkëputur padrejtësisht të Arbërisë. Ju faleminderit që nuk ma humbët gjakun! E kam ditë se farën që e mbjellëm bashkë me atdhetarët shqiptarë do të bijë dhe nuk do të dalë fare kurrë. Në një moment deri sa shikoj fotografinë e kësaj mbretëreshe të nacionalizmës shqiptare marrë frymë thellë dhe them: Na fal heroina Marie që e vonuam rikthimin tënd! Por ne këtë rikthim e kemi filluar që para dy dekadave e gjysmë kur e filluam botimin e librave për ty, dhe emëruam shumë rrugë me emërin tënd. Ta dish se sot je heroina më e madhe që është shkruar për ndonjë heroinë në trojet shqiptare. E kur Dielli filloi të përendoj në ato shenja të prarimit të ti shqiptarët e panë fillimin e një ringjallje. Edhe sot e asaj dite ata që punojnë për rikthimin e nacionalizmës së pastër shqiptare luftohën me shumë metoda por ata janë këmbëngulës që të del në dritë e gjithë historia jonë shqiptare. Mallëngjimi shpeshherë përputhet me dashurinë për tokën: E dashuria për tokën ta kujton shpesh nënëlokën. Nënëlokët shqiptare që rritën në djepat prej drurit heroina dhe heronj, ato ishin shtyllat më të forta të shqiptarizmës që e mbajtën atë gjallë gjatë shekujve. Marie Shllaku shkoj para togut të pushkatimit duke kënduar këngë për Shqipërinë Etnike. E sot Peja heroike po i kthen një borgj të vogël mbretreshës se Nacionalizmës shqiptare. E ta flijosh jetën në moshën 24 vjeçare kjo është një fuqi për atdhetareje kjo është një sakrificë për liri e dashuri, për tu bërë nuse pa nusëri, për ta bashkuar,Dardani me Arbëri. E ti Prizren që mban të fshehur varrët e katër heronjëve: Marie Shllakut,Patër Bernard Llupit,Gjergj Martinit dhe Kolë Parubit e ke radhën që t´iu bësh një vend se në  tokën tënde u pushkatuan e në tokën tënde kanë për të lulezuar përsëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok