REXHEP RRAHMANI – ÇELIKU (10.02.1926 -12.09.1944)
DËSHMORËT E LIRISË
NGA BAJRAM ҪELIKU – BALI
Historinë e vet të lavdishme nëpër shekuj, populli shqiptar, kudo që jetonte e shkruajti me gjak. Pa gjak nuk vjen liria, thuhej në popull, duhet të rrëmbesh armët, e të luftosh që ta fitosh atë. U flijuan shumë jetë, por liria nuk vonoi, dhe erdhi një ditë. Edhe pse, edhe kjo “liri” Atdheun e gjen copë-copë të ndarë në disa shtete “miq” të Ballkanit në Evropën e bashkuar.
Unë nuk dua të hyjë, nëpër kohë dhe histori, por e ndjej si obligim që të shkruaj për një dëshmor të harruar nga Lufta e Dytë Botërore në rrethinën e Kërçovës. Vjeshtën e vitit 1944, muajin shtator siç rrëfente gjyshi im Emin Çeliku. Forca të mëdha partizane sulmonin Kërçovën me rrethinë, vriteshin burra të pafajshëm, gra e fëmijë, e digjeshin edhe shtëpi. Aradhat partizane sulmonin nga të katër anët, nga lindja u sulmuan fshatrat Garanë, Shutovë, Premkë, duke vazhduar në Sërbicë (Kastriot), Aranjell, Fshati i Ri (Novo Sellë), Tuhin, Prapadishtë, Berikovë e Çafë ku ranë dëshmorë Imer Bllaca e Destan Çafa, e shumë të tjerë në mbrojtje të Trojeve të tyre etnike. Vit, siç rrëfente shpesh gjyshi im: Berlini kur u dorzua, e Zajazi ende e vazhdonte luftën msleve për liri. Shqipëri Etnike.
Edhe, në anën perëndimore rrethinën e Zajazit, ende zhvilloheshin luftëra të rrepta në mes të forcave partizane dhe luftëtarëve shqiptarë të Ballit Kombëtarë në krye me dy komandantët Mefail Shehu dhe Mefaili Vogël. Gjithë shqiptarët, nga fshatrat e Kërçovës kishin rrëmbyer armët për të mbrojtur Trojet e tyre etnike. Një nga këto trima ishte edhe i riu nga Cërvica Rexhep Rrahmani – Çeliku, i cili posa dëgjoi krismën e armëve, rrëmbeu pushkën dhe u nis në drejtim të fshatit Osllome për t’u ndihmuar shokëve që luftonin për mbrojtjen e Atdheut.
Rexhep Rrahmani – Çeliku ishte djalë përmall i vetëm në familje, nuk kishte as vëlla e as motër, prandaj nëna e luste të mos shkonte në luftë. Ishte i martuar dhe kishte vetëm një vajzë me emrin Sanije, ende në prehër të nënës, por trimi sypatrembur ishte i vendosur që t’i dalë zot vatanit. E luti edhe e shoqja e tij që ishte një vajzë e re e puntore nga fshati Greshnicë, por ai nuk ndëgjoi askend, u nis në drejtim ku bëhej një luftë e rreptë mes ballistëve dhe partizanëve. Ecte me hapa të shpejtë duke shtrënguar pushkën në dorë me qëllim që të arrinte sa më shpejtë te shokët e luftës, që t’u jepte ndihmë sa më parë, por duke kaluar nëpër fshatin Osllome, u plagos nga dora gjakatare e një sllavi vendës. Edhe pse, i plagosur vazhdoi rrugën drejtë shokëve të luftës, filloi të humbi fuqinë dhe mezi arriti në fshatin Popojan, prej ku i kishte edhe dajallarët e vet të cilët e deshin shumë si nip. Kur e panë të plagosur e morrën në shtëpinë e tyre për t’ia lidhur plagën, e për ta shëruar. Vajzat e dajës u mërzitën shumë për luftëtarin e lirisë, por nuk dinin se si të ia bënin hallit. Njëra nga to kishte një shoqe fshati të krishterë, babai i së cilës kishte pasur përvojë në shërimin e plagëve.
Nuk vonoi shumë tregonte Xhevit Veseli, me të cilin bisedova për këte ngjarje, “maqedonasi” vendas po nga i njëjti fshat shkon dhe ia pastron e lidh plagën Rexhepit të plagosur. Vetëm se, kur këthehet në shtëpinë e tij u tregon partizanëve se ku ndodhet i plagosuri. Në mesin e partizanëve ka pasur edhe shqiptarë, e njëri ndër to ka qenë nga Dibra. Komandanti partizan dërgon Dibranin dhe një maqedonas që të plagosurin të ia sjellin aty në shtab. Dibrani me atë shokun maqedonas shkojnë deri në afërsi të shtëpisë ku qëndronte i plagosuri duke pas mëshirë për të si ballist, sepse e dinin mirë se atë do ta pushkatonin partizanët e pa besë. Shkak, që këthehen zbrazët pa të plagosurin, duke thënë se: atje, nuk gjetëm asnjë ballist të plagosur.
Çohet në këmbë nga tërbimi maqedonasi vendës duke u thënë atyre se ai vetë ia kishte lidhur plagën në dhomën e katit parë nga ana e djajthtë e shtëpisë. Një grup partizanësh shkojnë përsëri dhe e gjejnë të plagosurin, ia sjellin komandantit partizan i cili e nxjerrë para xhamisë të fshatit, dhe e ekzekuton me vdekje në shtëpinë e dajës Sheip Veseli, të cilës partizanët edhe ia vënë zjarrin. Gjysma e shtëpisë u dogj e gjysma tjetër mezi u shpëtua nga gratë e shtëpisë dhe kojshitë. Kështu u shuajtë jeta e trimit sypatrembur nga Cërvica, pa iu plotësuar dëshira që të arrijë te shokët e tij të pushkës dhe idealit LIRIA.
Edhe, siç rrëfente shpesh gjyshi im Emin Ҫeliku për ngjarjet historike të Luftës Dytë Botërore: ne, nuk na vranë partizanët jugosllav, por Brigada e 18 –të Sulmuese partizane nga Shqipëria, që e “çliruan” Kërçovën nga shqiptarët. Betejave të përgjakshme, që u zvilluan në Kërçovë mes dy fronteve balliste dhe partizane: përderisa, ne në sulmet e përgjakshme luftarake thirrnim me dorë, ato nga ana tjetër luftarake na përgjigjeshin: me dorë e me këmbë.
Dhe, kështu u pushtua edhe Kërçova nga partizanët jugosllav. Qyteti, që e vazhdoi luftën edhe pas kapitullimit të Gjermanisë në Berlin. E Zajazi, edhe disa vite e vazhdoi luftën maleve, nuk i dorëzoi armët deri në fishekun e fundit…