26/12/2024

Revoltë në emisionin e Bashkim Hoxhës

0
Vladimir-Shyti

Përshkrim

Nga Vladimir Shyti

Ora shtatë, Bashkimi u krodh në leximin e gazetave të përditshme, sikur po dilte nga një burg imagjinar.Tharmit të tij iu krijua një fantazi e ndrydhur, që mund të shtrihej e të përpjestohej në figura, të cilët derdheshin në bllokun e fjalëvëve të emisionit”Koha për tu zgjuar” Në atë studio të pastër, të ndriçuar me bujari nga dielli mëngjesor, fluturuan krismat e kahershme.Nis tensioni i jashtëzakonshëm të biseduesëve nëpërmjet telefonatave.Të rrëmbyer nga ngjarjet e njëpasnjëshme në të gjithë aspektet njerzore si, në politikë që sundojnë tërë minutat e mundëshme, të rrëmbyer nga ekstazat e padrejtësive, që ata konstatojnë shpërthejnë në klithma e shfryjnë mllefin e varfërisë.Zoti Hoxha jep shpjegimet e duhura, por klithmat janë domethënëse dhe torturuese.Ai emision është një pasqyrë e thjeshtë që tregon jetën e përditshme të një populli, ku edhe hallet e problemet të shkojnë tek ata që mund t’i zgjidhin.Tashmë dihet nga të gjithë, se nuk është e lehtë ta kërkosh mirësinë vetëm nga të tjerët, por qënka e vështirë ta gjesh tek vetvetja.Arsyet i kanë shpjeguar intelektualët dhe më parë, ndaj nuk po ndalem.Që të degdisësh ferrin që na rri mbi kokë, duhet të zbojmë terrin e zi që vjen pa hënë mbi tokë.Si ujëvar dhe pa ylber, pa dekorate në gjoksin tënd bëj diçka për vendin tënd!

Njerzit  zakonisht nuk kanë një gjykim të vetin dhe për më tepër ajo pjesë që jeton në varfëri.Ata janë të paaftë të çmojnë veprat me vlera të mëdha dhe disi të vështira, jo se nuk e duan ridërtimin e vendit të tyre, por i ka mundur ekonomia e dobët që është e pranishme dhe sunduese mbi ta.Ndaj dëgjojnë së shumti autoritet e jashtme që flasin për ekonomi të larta e mirëqenie të popujve të tyre, duke u bazuar në besueshmëri e mirëbesim.Pra, çfar vlere mund të kenë prerjet e shiritave e duartrokitjet e zhurmshme e bashkohëseve për ata që jetojnë në skëterrën e mjerimit ekonomik dhe, ta quajnë këtë si jehonë e pak zërave?Mos mendoni se do të ndihet i joshur virtuozi nga duartrokitjet e nxehta të të kamurëve që përbëhet nga individë tërësisht të shurdhër, të cilët për të fshehur ligësitë e tyre nga njeri-tjetri i bëjnë jehonë veprave të çmuara vetëm e vetëm që të ruajnë pavarsinë e pasurisë së tyre.

Ndërsa figurat mjerane, Migjenjane kanë vetëm disa pika takimi për aspektet e jashtme dhe të brëndëshme të jetës së tyre.Qëndrojnë pothuaj nën të njëjtat shenja të zodiakut, por, që janë nxjerrë jashtë Unit të tyre vetjak nga një forcë më e fortë që zotërojnë vet, janë të shtyrë nga cikloni e pasionet e të fortëve që bën ligjin e u asgjesuan, duke përfunduar para kohe me trazimin shpirtëror të frikshëm;në dehje vdekjeprurëse të shqisave, të çmendura apo të vetvrarë, ku s, ka asnjë lidhje me kohën dhe të pakuptuar për brezin e tyre.Mundohen të gjejnë ngushëllim te Bashkim Hoxha, sikur ky të ketë në dorë boshtin e jetës së tyre.Por, ne jemi ende në semaforin e kuq, duke pritur dritën jeshile.Ndërsa krijuesi demon sundon sovranin, duke avancuar në artin e tij të veçantë, i cili rritet si flakë shpërthyese të pagabueshme të ndjenjave të masës, dëshira të përjetshme dhe duke tejkaluar vetveten për të arritur në cakun fundor.Ne nuk duhet të presim heroin, ose elementin hyjnor të na sjellë shpëtimin.Se, po pritëm nga fati dhe të përulemi para tij nuk do të shkëputemi kurrë nga përvuajtjet dhe trishtimi.Ne jemi një popull i panjollosur nga gjaku dhe lakmia e vrazhdë për pushtet:guximi fisnik i mendimit është gjithmonë heroizëm, por pa egërsi, jo qëndresë e marrë, por largim pa kushte të një nevoje më të fortë dhe shpërblim i shenjtë.Dhe kjo është në dorën tone, duke ditur dhe mësuar se si të zgjedhim heronjtë tanë të vërtetë, që pastaj ne tu japim lavdinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok