22/12/2024

REVISTA “LIFE” NDERON DHE KUJTON NENË TEREZEN NË 25-VJETORIN E SHKUARJES NË AMSHIM

0
Nene-Tereza3

Nga Frank Shkreli

Për disa ditë tani, anë e mbanë botë, përfshir këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po kujtohet jeta dhe veprimtaria e Nenë Terezës, në 25-vjetorin e shkuarjes së saj në amshim (5 Shtator, 1997). Edhe këtu në Amerikë po organizohen përkujtime dhe simpoziume të ndryshëm, në kujtim të këtij përvjetori, si për shembull simpoziumi që do të mbahet në Universitetin Katolik në Washington DC dhe shumë të tjera, si ky, anë e mbanë Amerikës.

Edhe media amerikane në përgjithësi duket se nuk do e qesë në hararesë këtë përvjetor dhe kujtimin e Nenë Terezës — kësaj bije krenare të Kombit Shqiptar.  Më ra në sy sot në mengjes një botim i posaçëm i revistës së njohur amerikane, historike dhe me vlerë, “LIFE”, që ka vazhduar të botohet — me formate të ndryshme — që nga viti 1883 e deri në ditët e sotëme. Kjo revistë prestigjoze amerikane e njohur, botërisht, i kushton ekskluzivisht një numër të posaçëm jetës dhe veprimtarisë së Nenë Terezës – në 25-vjetorin e ndarjes së saj nga kjo jetë.

Edicioni fundit i revistës “LIFE”, kushtuar Nenë Terezës me rastin e 25-vjetorit të ndarjes së saj nga kjo jetë.

Siç dihet, Nenë Tereza ka jetuar dhe vepruar në periudhën modern të medias së shkruar, vizive dhe në prag të revolucionit teknologjik të informacionit. Për ‘të, janë shkruar dhe botuar mijëra artikuj e libra, janë prodhuar filma dhe programe televizive të panumërt — dedikuar jetës dhe veprimtarisë së Nënë Terezës, jo vetëm  në Shtetet e Bashkuara por edhe anë e mbanë botës.

Nenë Tereza është ndër 5-6 veta në të gjithë botën që kanë marrë titullin qytetar nderi i Amerikës.  Nenë Tereza, e dashur dhe e respektuar gjithmonë nga media amerikane – megjithëse nganjëherë nuk mungonin as kriktikat ndaj saj. Për shumicën e amerikanëve të thjesht, përfshir median, si dhe për përfaqsuesit më me influencë dhe më të fuqishmit e politikës amerikane, Nëna Tereze pasqyronte dhe shpërndante dashurinë dhe dinjitetin për çdo krijesë njerëzore, pa dallim, përfshir edhe të varfërit e më të varfërve të botës.  Këtë respekt po tregon edhe revista e njohur amerikane, “LIFE” me edicionin e saj të fundit.

“E djeshmja ka shkuar. E nesërmja nuk ka ardhur ende. Kemi vetëm të sotëmen, Prandaj,le të fillojmë” (Nenë Tereza)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok