Republika e Soros në veri të Kosovës?!
Nga Enver Bytyçi
I ngarkuari i presidentit amerikan Joe Biden, për Ballkanin Perendimor, diplomati Gabriel Escobar, jo vetëm ka marrë përsipër krijimin e Asosacionit të Komunave me Shumicë Serbe në veri të Kosovës, por ka dhënë edhe disa detaje se si do të duket ky asosacion. Ai nga Beogradi dje ka thënë se Mitrovica e Veriut është një rajon që lidh katër shtete dhe si i tillë ka një rëndësi të jashtëzakonshme për rajonin. Prandaj, thotë Escobar, ky territor duhet të jetë një zonë e lirë ekonomike, pa taksa dhe e hapur për të katër këto shtete.
Por nuk thuhet se kush do të menaxhojë pasuritë e kësaj zone, ndonëse pranohet se Serbia, Soros dhe shumë aktorë të tjerë shqiptarë e jo shqiptarë luftojnë për pasuritë e veriut të Kosovës. Se Beogradi nuk ka asnjë hall e problem me serbët në Kosovë, kjo tashmë është e ditur, por mund të kuptohet edhe nga kjo deklaratë e zotit Escobar. Shkurt Veriu i Mitrovicës do të jetë një rajon autonom, neutral në statut ndaj Serbisë dhe Kosovës.
Në fakt politikisht do të jetë në varësinë e Serbisë dhe ekonomikisht në proteksion të George Soros. Autoriteti i Asosacionit do të duhet në këtë rast të marrë të gjitha vendimet e menaxhimit të pasurive të veriut, sepse një zonë e lirë, praktikisht neutrale dhe e kontrolluar sërishmi nga Beogradi, nuk do të pranojë sovranitetin dhe autoritetin e shtetit të Kosovës në këtë zonë, aq më pak vendimmarrjen e tij.
Unë e quajta këtë zonë si Republika e Soros, duke marrë parasysh se njeriu më shumë i interesuar për ndarjen e Kosovës, ose për Asosacionin, është pikërisht George Soros dhe i biri i tij, Akesi. Ky i fundit jo vetëm ishte i pranishëm pas kuintave sa herë takohej Rama dhe Thaçi me presidentin Aleksandër Vuçiq, ku diskutohej harta e Kosovës dhe territori që do të përfitonte Serbia, por më vonë ideoi edhe Open Balkan, si formulë e zbatimit të projektit të tij për ta krijuar këtë Republikën e Veriut të Kosovës. Veriu i Mitrovicës po ndahet kësisoj nga Kosova dhe po vihet nën protektoratin e George Soros, me qëllim që pasuritë e Trepçës dhe pasuri të tjera të kësaj zone t’i jepen atij për shfrytëzim.
Soros ka lobuar prej një dekade për këtë projekt. Dhe lobimi i tij ka kushtuar qindra milionë dollarë amerikanë. Ato shpenzime do të dalin shumëfish, dhjetë ose njëqind fish. Prandaj dhe Trepça dhe veriu i Kosovës i janë premtuar atij si bos dhe mbështetës i pakufizuar për demokratët e Blinken. Por edhe si mbështetës i madh i qeverive autokratike në Ballkan, sidomos në Shqipëri dhe në Serbi. Nuk janë pak dhjetëra milardë dollarë amerikanë që Soros ka hedh në tregun e emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në SHBA ose për zgjedhjet e senatorëve e të anëtarëve të Dhomës së Ulët. Ato miliarda duhen kompensuar. Ndaj dhe krijohet Republika e Sorosit në Veri të Kosovës. Që ta mbush arkën e George dhe Aleksandër Soros.
Kjo bëhet me miratimin e Aleksandër Vuçiq, mjafton që veriu i Kosovës të kthehet nën administrimnin e tij. Duke e administruar Lista Srpska dhe bandat e veriut, praktikisht atë zonë e menaxhon vetë Beogradi. Kësisoj edhe bandat do të vazhdojnë të jenë aty dhe në modelin e bandave që në Shqipëri mbrojnë pushtetin e Edi Ramës, në veriun e Mitrovicës ato do të mbrojnë pushtetin e Aleksandër Vuçiq dhe pasuritë e Aleksandër Soros! Nuk dihet se çfarë pjese në këtë pasuri do të kenë Blinken, Rama dhe Vuçiq!