21/12/2024

Rënja e Abazoviçit qe e pritëshme…

0
Ibrahim-Kabili

Nga Ibrahim Kabili

Dritan Abazoviçi erdhi me pompozitet të madh si kryeministër i Malit Zi. Shumë personalitete të botës shqiptare e mirëpritën ardhjen e tij si kryeministër shqiptar në Malin Zi. Ai vinte nga radhët e pakicës shqiptare ku partia e tij kishte një numër të vogël deputetësh. Shumë suresh thurën lavde duke thënë se kjo është “arritja” më e madhe për shqiptarët në Ballkan. Ata’ tani kishin tre kryeministra dhe faktori shqiptar tani po fuqizohet shumë!? Sa mirë do ishte po të ishte vërtet kështu! Unë do e dëshiroja me gjithë shpirt një gjë të tillë. Por që në fillim isha dyshues. Po, përse isha i tillë?  Mënyra se si erdhi në pushtet, më krijoj mua dyshime të mëdha. Këto dyshime erdhën duke u shtuar në vijim nga sjellja e tij si kryeministët në lidhje me problemet e jashtme dhe të brendëshme të Malit Zi. Ai ndryshe nga paraardhësit e tij merr pjesë në takimin e “Open Ballkanit”.  Pjesmarrja e tij në këtë takim qe një vendim i guximshëm. Atë e kishin refuzuar politikanët sllavë të Malit Zi para tij. Ky tregohet më “katolik” se papa. Ai është me origjinë shqiptare dhe i din mirë politikën antishqiptare të Serbisë, ndaj Kosovës. Kjo ishte e papranueshme për të. Ishte e tillë jo si kryeministër i Malit Zi, por si shqiptar. Si kryeministër i Malit Zi, ai ishte i lirë të zgjidhte. Zgjedhja e tij edhe në këtë drejtim qe tepër e gabuar. Politikani vizionar tregohet një burrështetas kur respekton qëndrimin zyrtar të shtetit të tij. Si kryeministër shqiptar i Malit Zi, për hir të Kosovës, Abazoviç nuk duhet të merrte pjesë në takimin e “Open Ballkanit”. Veprimi i dytë, në mendimin tim, shumë skandaloz dhe i papërgjegjshëm i Abazoviçit si kryeministër i Malit Zi, është nënshkrimi i marrveshjes me Kishën Serbe në Kosovë. Me këtë veprim skandaloz ai dëmtoi rëndë interesat e Malit Zi. Këtë akt nuk e bënë më parë ish-kryeministrat malazez me kishën serbe, megjithëse janë “sivëllezër” të një gjaku. E bën ky! Në aspektin e kombit shqiptar ky nuk duhej ta firmoste kurrë një dokument të tillë që “çimenton” kishën serbe në Malin e Zi. Aq më shumë se ky kryeministër me origjinë shqiptare i Malit Zi, i dinte mirë problemet që ka shkaktuar dhe vazhdon të sjellë kisha serbe në Kosovë. Kjo kishë në shekuj është marrë me politikë dhe gjithnjë është bërë mburojë e sundimit serb kundër shqiptarëve. Po si është e mundur një gjë e tillë? Përse ky politikan i “madh” dhe “modern” vepron kundër  interesave të Malit Zi dhe njëkohësish edhe kombit të tij? Mendoj se nuk ka shpjegim tjetër, ai ka ardhur në pushtet edhe me mbështetjen e Serbisë. Si i tillë ai mbron interesat e saj. Marveshja e fundit me kishën serbe i kushtoi shtrejtë atij, i kushtoi mocionin e mosbesimit dhe rënjen e qeverisë. Nuk është e moralshme për një kryeministër të cilit kur i vjen “vdekja” në politikë, të mbrohet duke thënë, pak a  shumë: “Se ju nuk më duroni dot se unë vij nga pakica shqiptare”. Sa vonë i ra mendja se qenka shqiptar! Mandej mburret se bën dhe firmos vendime të vështira. Në fund votohet mocioni dhe bëhet rrëzimi i tij me 50 vota pro shkarkimit. Presidenti Gjyjanoviç e solli në pushtet dhe ai e largoi prej tij.

Mocioni për rrëzimin e Qeverisë, është  prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Ky mocion erdhi si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviqit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe. Siç theksuam më sipër marrëveshja u vlerësua si e dëmshme për interesat kombëtare të shtetit të Malit Zi. Abazoviçi edhe si zevendës kryeministër ka qenë i lidhur me partitë pro serbe në Malin e Zi. Edhe kësaj radhe ai u mundua të kishte përkrahjen e tyre në parlament, por nuk i shpëtoj dot mocionit të shkarkimit. Mocionistët  kanë vlerësuar se Qeveria e Abazoviçit në vend që të merrej me reformat dhe procesin e integrimit evropian, ka  nënshkruar marrveshje të dëmshme, siç qe edhe kjo e fundit me kishën serbe. Si e tillë Qeveria e Malit Zi, e ka humbur legjimitetin  e saj. Në Kuvendit Abazoviç u mundua ta shmangte shkarkimin e tij me mocion por nuk i’a arriti dot. Ai ofroi edhe reforma dhe ndryshim të kabinetit qeveritar në këmbim të shpëtimit të qeverisë së tij, por nuk ja artiti qëllimit. Ai harroi se Mali i Zi është vend antar i NATOS dhe ka si presidentin Gjykanoviçin. Ky ka mbështetje të fuqishme në parlament dhe ndeshja me të do kishte pasoja. Si shqiptar do krenohesha nëqoftë se Abaziviç, do të ishte i suksesshëm si kryeministër i Malit Zi, do të mbronte më mirë interesat e shtetit të tij, dhe do të forconte më tej interesat kombëtare shqiptare. Ai nuk bëri asnjërën prej tyre dhe iku nga pushteti ashtu siç erdhi…

Ibrahim Kabili

Tiranë më 20.08.2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok