21/11/2024

Rëndësia dhe roli jetik i Shqipërisë për Kosovën

0

Nga Skënder Sadri Kapiti

Politikanët shqiptarë vetëm sa spekulojnë me retorikën kombëtare, patriotike dhe për bashkimin kombëtar thjesht dhe vetëm për interesa personale pushteti, dhe kjo  sidomos gjatë fushatave elektorale. Kështu ka vepruar  pothuajse gjithmonë politika e Tiranës.

Por edhe  politikanët dhe kryetarët e partive politike  në Kosovë u duhen dhe paraqiten me dukje dhe me retorika patriotike, atyre u duhen fotografitë politike dhe vizitat e shpeshta në Shqipëri dhe sidomos marrja e dekoratave dhe e lëvdatave nga mediat e Tiranës por sidomos nga pushteti , presidenca dhe pushteti lokal në Shqipëri  dhe për t’ua paraqitur  ato si pikë politike e trofe opinionit kosovar sa për t’ua marrë votën atyre, pasi më pastaj pushtetarët, deputetët dhe shtetarët e Kosovës harrojnë pariotizmin dhe e “duan” Shqipërinë sa për pushime plazhi dhe për shlodhje turistike, apo për ndonjë truall për të ndërtuar vila luksoze  për familjet e tyre.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor 1912 është ngjarja më e madhe kombëtare e shqiptarëve, e cila mundësoi krijimin e shtetit shqiptar të Shqipërisë.

Pavarësisht se Shteti shqiptar i Shqipërsë, jashtë tij mbetën gjysma e trojeve dhe popullsisë shqiptare, Shqipëria gjatë 100 viteve shtet pati rëndësinë dhe rolin jetik në mbështetje të Kosovës, popullit shqiptar të saj si dhe në trojet e tjera shqiptare që mbetën jashtë Shqipërisë.

Shtetin e Shqipërisë e shikonin me besim, dhe Shqipëria ishte  shpresë dhe frymëzim për qëndresën dhe rezistencën kombëtare të shqiptarëve të Kosovës.

Armiqtë e shqiptarëve, Greqia e Serbia dhe aleanca sllavo-ortodokse dhe qarqe europiane agjenturore të tyre, duke e ditur rëndësinë dhe rolin jetik për mbijetesë kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre etnike në Kosovë  gjithmonë kanë punuar në maksimum dhe kanë pasur si synim asgjësimin edhe të shtetit shqiptar të Shqipërisë.

Ata kanë përdorur të gjitha metodat agjenturore, fetaro-shtetërore, shoviniste, mjete e metoda diversionizmi, ushtarake e financiare për ta fshirë dhe zhdukur Shqipërinë si shtet, apo edhe për ta mbajtur Shqipërinë në paqëndrueshmëri politike, të dobët politikisht ,ekonomikisht dhe të pazhvilluar  si dhe kanë lobuar fuqishëm në përpjekjet antishqiptare të tyre që Shqipëria të mos kishte miq dhe aleatë ndërkombëtarë.

Dhe deri diku armiqtë e Shqipërisë ia kanë arritur qëllimit të tyre, pasi Shqipëria mbeti e fundit në Europë në rrugën e zhvillimit, progresit,demokracisë dhe të forcimit si shtet dhe në atë të integrimit europian.  Kjo ka bërë të mundur që politika e Tiranës duke patur gjithmonë probleme ndërvete , politika e Shqipërisë nuk ka mundur që ta luajë rolin e duhur në mbështetje të Kosovës.

Por pavarësisht kësaj ekzistenca e Shtetit shqiptar të Shqipërisë ka rëndësinë dhe rolin e madh jetik kombëtar për Kosovën, pasi Shqipëria si shtet ishte prapavijë mbrojtjeje dhe mbështetëse për Kosovën; Kosova kishte Shqipërinë si përkrahëse dhe mbrojtëse në institucionet ndërkombëtare, në Europë dhe në Botë; Shqipëria ishte frymëzim dhe inkurajim për qëndresën shqiptare në Kosovë  dhe për mbrojtjen e lirive e të drejtave  njerëzore e kombetare të tyre.

Shqiptarët e Kosovës krenoheshin me shtetin Amë, dhe serbët e grekët frikësoheshin dhe ia kishin gjithmonë frikën Shqipërisë dhe prandaj ata asnjëherë nuk hoqën dorë për ta destabilizuar dhe coptuar Shqipërinë.

Shqipëria ka rëndësinë dhe rolin jetik për Kosovën  dhe ky rol u tregua edhe gjatë luftës së Kosovës së vitit 1999, ku Shqipëria pavarësisht se ajo ishte vetë në krizë, Shqipëria mundësoi dhe priti rreth 800 mijë shqiptarë të Kosovës të dëbuar nga regjimi kriminal dhe genocidist serb, si dhe nëpërmjet Shqiprisë u bë e mundur që edhe nga diaspora të vinin me mijra vullnetarë të UÇK-së që shkonin në luftë për clirimin e Kosovës.

Edhe tani që Kosova ka shtetin e saj, marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë për Kosovën janë parësore dhe jetike, pasi Shqipëria ka potenciale të mëdha ekonomike, energjitike hidrokarburore, ujore, pasurore, si dhe strategjike pasi ka dalje të gjërë në Adriatik gjë e cila për Kosovën e vogël dhe të varfër kanë rëndësi jetike.

Pra Shqip[ëria ka rëndësi dhe rol jetik për Kosovën pasi Kosova  është e rrethua gjeografikisht nga anët e tjera me shtete sllave.

Prandaj është me rëndësi që Kosova duhet t’i bashkangjitet dhe t’i bashkohet Shqipërisë  se vetëm kështu është e mira më e madhe dhe ajo jetike për të.

Pa marrrëdhënie të fuqishme, të forta dhe vëllazërore të Kosovës me Shqipërinë dhe pa Bashkimin e saj në të ardhmen me Shqipërinë, Kosova do ta kishte të vështirë mbijetesën si shtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok