08/10/2024

Rekordet Gines dhe risitë e reja të korrupsionit aktiv e njëkohësisht pasiv të Edi Ramës!

0

Nga Enver Bytyçi

Ai nuk është vetëm i korruptuar, ai është gjithashtu edhe korruptues! Ka një një aftësi magjike, gati në perfeksion, të korruptojë njerëzit që i duhen. Dhe kush janë kategoria e njerëzve që i duhen?! Diplomatët e SHBA-ve, Brukselit dhe vendeve perendimore! Autoritetet e larta të këtyre vendeve! Sepse ata kanë në dorë të kurojnë imazhin e kryeministrit të Shqipërisë, dikur kryetar i Bashkisë së Tiranës! Limprehti mbetet ikona e kësaj aventure korruptuese të Edi Ramës! Ndërsa në ditët e sotme po shohim vetëm majën e ajzbergut, me emrin McGonigal! Pastaj vijnë pagesat për artikuj promovues në mediat prestigjioze e deri fotgrafitë me autoritetet e larta amerikane dhe europiane.

Deri më sot shqiptarët kishin parë politikanë që korruptohen, pra që bëjnë ndonjë lekë të pistë përmes korupsionit. Që kryejnë shërbime kundrejt një shpërblimi të caktuar! Ndërsa tani ka edhe mekanizma që korruptojnë personalitete të ndryshme, politikanë, diplomatë, medie e krerët e shërbimeve sekrete në Europë dhe SHBA, me qëllim që të zgjatet jeta në pushtet.

I njëjti autor, kryeministri I Shqipërisë Edi Rama, është njëkohësisht në rolin e vet aktiv edhe pasiv në cceshtjet e korrupsionit. Ai të gjithë bashkëpunëtorët e tij përzgjedh në funksion të këtij qëllimi. Kriteri i punësimit në vendet kycce ku prodhohet korrupsion është kualifikimi në vjedhje dhe në fshehjen e vjedhjes. Deri para dy viteve madje kishte vetëm një kriter: Të dish të vejedhësh ose më saktë të guxosh të vjedhësh. Tani është shtuar edhe kriteri: Të dish të fshehësh vjedhjen. Them para dy vitesh, sepse ajo që ka ndodhur me inceratorët është njëkohësisht budallaki. Që do të thotë se kriteri i fshehjes së vjedhjes mungonte! Ndërsa tani ka edhe një kriter tjetër: – Të dish të mashtrosh kur zbulohet vjedhja. P.sh të thuash se të dashurën e McGonigal e paguan që të japë intervistë në një TV shqiptar! D.m.th thuaj diccka që të zhvleftësohet ose të zhbëhet e vërteta!

Ndërkaq tashmë u provua dhe një risi korruptive, e pa zakontë: – Për kryeministrin e Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare nuk është më prirotet vetëm përzgjedhja e hajdutit, që garanton vijueshmërinë e korrupsionit. Me shumë rëndësi është të dish e të guxosh të korruptosh personalitetet që kanë peshë dhe ndikim në institucionet e shteteve demokratike në Europë dhe në SHBA. Rasti më i freskët është ai i MCGonigal. Por këtij rasti mund t’i shtohen pa frikë shumë raste të tjera, sidomos ambasadorësh, që kanë përfaqësuar ose përfaqësojnë BE-në, SHBA-të dhe vende të tjera në Tiranë. Së paku që prej Joseph Limprehtit e deri te Juri Kim!

Kjo aventurë e përpjekjeve për të korruptuar personalitete të huaja është perfeksionuar nga përvoja e përftituar dhjetë vitet e fundit në Beograd. Eskortat e Beogradit e shoqëronin Ivica Daccicc në Republikat banana të Afrikës, me qëllim që të „anulonin njohjet për Kosovën”! Kurse eskortat e vajzave serbe shoqërojnë delegacionet shqiptare në Beograd! Që këta politikanë e njerëz me ndikim të punojnë me zell për llogari të interesave serbe.

Kryeministri, ministrat e tij dhe të tjerë ekspertë të stafit të kryeministrisë në Tiranë prej vitesh e studiuan eksperiencën serbë të eskortave për të korruptuar politikanët e perendimit. Shihni se si sillet Edi Rama me përfaqësuesit diplomatikë e madje me krerët e shteteve dhe kryeministra të caktuar të vendeve të Bashkimit Europian. Herë tallet me ta! Herë tjetër përulet në pritje protokollare si në një ballo ose ceremoni martese! Dhe ka raste që u hedh dorën në shpinë dhe i përheq në kraharor, gjithnjë me spektakle të qëllimshme, për ti thënë publikut shqiptar se ai “është shumë i fuqishëm, madje aq i fuqishëm sa mund të fut në xhepin e tij Amerikën dhe Europën, së bashku”!

Ai ka paguar jo vetëm MCGonigal për të luftuar kundër opozitës shqiptare dhe kundërshtarët e tij politikë. Ka paguar aq shumë për ta shpallur kondërshtarin e tij politik, Sali Berishën, non-grata! Ka paguar për të izoluar e akuzuar sa e sa politikanë të taborrit tjetër jashtë tij. Disa për t’i marrë peng e disa për t’i heq qafet! Efekti i të korruptuarit përmes abuzimit me pushtetin i dha shanse Edi Ramës që të fuqizohet dhe të mos hezitojë të korruptojë autoritete të larta të politikës, diplomacisë dhe shërbimeve sekrete në vendet partnere e aleate të Shqipërisë.

Nëse do të zbulohej e gjithë kjo veprimtari e tij, do të shënohej pa diskutim në librin Gines e do mbetej përgjithmonë aty si kampion i korrupsionit aktiv e pasiv!

Shqipëria, ndoshta është i pari vend së paku në Europë, i cili prodhoi fenomenin e korruptimit për qëllime pushteti të brendshëm. Nëse Serbia e vende të tjera e përdorin paranë dhe prostitucionin për të korruptuar për interesat e saj kombëtare, Shqipëria korrupton me mjete e forma të tilla për të eleminuar kundërshtarët politikë në vend. Dhe për këtë qëllim kryeministri ka mundur të kualifikojë ndihmësit e tij në shenjën A, B, C e pafund. Eshtë një ndërmarrje dhe aventurë e ccuditshme, e denjë për skenarët e Hollivudit ky sqerthull korrupsioni i dy anshëm për një njeri, si Edi Rama, aktiv dhe pasiv njëkohësisht!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok