27/04/2024

Refuzimi i posteve, fitim i mbështetjes popullore!

0

Shkruan: Florim Zeqa

Përgjatë aktivitetit tim në emigrim disa herë m’u kanë ofruar poste të ndryshme, qoftë nga shoqata apo fondacione të caktuara, të cilat i kam refuzuar, jo për shkak të kapacitetit për t’i ushtruar, por, pse nuk e kisha mundësinë e menaxhimit deri në fund të mjeteve financiare!

Interesat e grupeve të vogla nuk shkojnë në shërbim të masave të gjëra popullore

Si gjithnjë pyetja e parë e bashkatdhetarëve ishte kjo; “Pse Florim nuk e pranove të zgjedhesh në krye të “XY” shoqatës apo fondit, se asnjë nga të zgjedhurit nuk janë më meritor dhe më të përgatitur sesa ti.

Mbase mund të jetë edhe ashtu siq e thoni ju, por më mirë është kështu për mua dhe për ju. Të sapozgjedhurit do të mësojnë diçka nga kjo punë dhe do të mendojnë që janë bërë dikushi!

E unë Florim Zeqa nuk kam nevojë për gjëra të tilla. Asnjëherë në jetën time nuk kam vrapuar pas posteve dhe privilegjeve. Kam vepruar çdo herë dhe do të veprojë edhe në të ardhmen për të mirën e popullit dhe atdheut tim të shenjtë.

Çdo herë e kam dhënë maksimumin nga vetja ime për t’i shërbyer çështjes kombëtare dhe lirisë së atdheut tim, këtë do ta bëjë sa të jemë gjallë, varësisht prej rrethanava dhe vullnetit të bashkatdhetarëve dhe qytetarëve të vendit tim.

Asnjëherë në jetën time nuk ju kam shërbyer grupeve të interesit, pasi asnjëherë interesat e grupeve të vogla nuk korrespondojnë me interesat e përbashkëta dhe madhore të kombit tonë, gjegjësisht nuk shkojnë në funksion të masave të gjëra popullore.

I palëkundër në rrugën e filozofisë politike rugoviane

Sikurse gjatë periudhës së luftës çlirimtare, edhe pas ri-shpalljes së pavarësisë së 2008-s, pothuajse në të gjitha proceset zgjedhore nga viti 2010 e këndej kam pasur oferta nga subjekte të skenës politike, me përjashtim të subjektit të zemrës (LDK), të cilët asnjëherë nuk janë kujdesur për avancimin e veprimtarëve dhe aktivistëve të saj besnik në Kosovë dhe në Diasporë, por gjithnjë janë përkujdesur për rehatimin e familjarëve të tyre dhe familjarëve të dostave të vet, të servilve dhe puthadorëve të lidershipit partiak.

“Humbja e rasteve” për t’u ngritur në karrierë politike ndodhi shkaku pse unë dëshiroja t’i qëndrojë besnik idealit tim jetësorë, pse unë dëshiroja të qëndrojë i palëkundër në rrugëtimin e filozofisë politike rugoviane.

Por, çfarë ndodhi përgjatë këtyre viteve të shkuarjes në amshim të liderit historik Ibrahim Rugova!?

Nga ajo kohë, ndryshuan gjërat në mënyrë drastike në LDK, bashkë me to edhe drejtuesit e saj, potenciali dhe personaliteti njerezorë, saqë duket e paarritshme mundësia për ta ribërë LDK-në një subjekt të pastër politik, me vlera e parime të shëndosha siq ishte atëherë!

LDK-ja u nda dhe u fragmentizua disa herë nga ajo kohë derisa ra në kuotat më të ulëta historike që nga themelimi (12 %). Secili grupim i ndarë politik thirret në vahzdimësinë rugoviane, por asnjëri nuk e përfaqëson në mënyrë dinjitoze filozofinë politike rugoviane sikurse që nuk e përfaqësojnë as drejtuesit aktualë të LDK-së, të cilët, me përjashtime të vogla, deri vonë nuk kanë qenë fare pjesë e LDK-së, por janë katapultuar nga strukturat e partisë pa e pyetur fare elektoratin.

Sot në LDK-në aktuale ka gjithçka, duke filluar nga veglat sorosiane dhe surroiane, nga veglat e Klanit Pronto dhe Klanit Riinvest e deri tek të ricikluarit dhe të rekrutuarit nga klanet mafioze që shtirren se janë rugovist, të cilët për të gjallë të Rugovës e kanë sulmuar me të gjitha mjetet dhe format antidemokratike liderin e ndjerë historik. Sot fatkeqësisht kanë mbetur shumë pak vlera rugoviane në LDK.

Jam ndër të paktët analist që ende e kritikojnë dhe e sugjeronjë LDK-në për të ruajtur vazhdimësinë e saj rugovinae, por, çdo ditë e më shumë po mbetem i vetmuar, pasi të tjerët që moti larguar prej saj dhe janë rreshtuar nëpër subjekte të tjera politike. Edhe nëse mbetëm i vetëm, do të vazhdoj rrugëtimin tim në mbështetje të ADN-së politike kosovare dhe filozofisë politike rugoviane, pasi i vetmi burim i pastër politik ishte LDK-ja rugoviane.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok