25/12/2024

REFERENDUMI SERB NË KOSOVË, PROVOKIM DHE CENIM I SOVRANITETIT TË SHTETIT TË KOSOVËS

0
Dede-Preqi

Nga Dedë Preqi

Referendumi për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, nuk ka nevojë dhe nuk është obligim të mbahet në një shtet tjetër, përveq në shtetin e vet në Serbi, prandaj mbajtja e një referendumi të tillë, që po drejtohet me dhunë nga Vuçiqi, të mbahet edhe në Kosovë, është e pa pranueshme nga qytetarët e këtij vendi me shumicë shqiptare.

Është shumë interesante përshtypja e përçudshme e BE-së, në këtë rast, përshtypja e Josep Borrelit, si një përfaqësues i Lartë i BE-së, për Politikë të Jashtme, i cili haptas po e përkrah politikën e Vuçiqit dhe të Serbisë, dhe ky njeri po i bën presion qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Kurti, që referendumi serb të realizohet edhe në Kosovë.

Lakuriqsia e BE-së, sikur po del në shesh përditë e më shumë me sfilatat e saj politike në krah të Serbisë, poashtu tregon edhe rezulltati i marrëveshjeve të deritanishme në mes Kosovës dhe Serbisë, i cili po rezulton se, negociatat në mes këtyre dy palëve në një mënyrë, sikur nuk kanë me pasë përfundim me një lidership politik të tillë në Bruksel, në krye me shefin e saj Josep Borrel, nëse njërës palë i bëjnë presion të vazhdueshëm, në këtë rast Kosovës, dhe palën tjetër e përgëdhelin, duke ia mbaruar qejfin Serbisë, e cila po e përcakton Brukselin, prej një politike të brishtë dhe udhëzimesh në interes të vetin.

Dhe po shihet qartë se Evropa, këtu po bënë një dallim të hapur, që nënkupton një ndihmë jo për të dëmtuarit siq ishte viktimë Kosova, por një mishërim ndaj madhështisë dhe agresorit siq ishte dhe siq është Serbia, prandaj, jemi këtu ku jemi dhe se deri në ç’pikë mund të arrijë Kosova, si shtet sovran dhe i pavarur, që ta përjetojë të vërtetën dhe realitetin e vet, si rrjedhojë e gjithë asaj sakrifice të deritanishme, që të shkëputet njëherë dhe përgjithmonë nga ndikimet e padrejta të Serbisë dhe kurthat e kurdisura dhe të njëpasnjëshme ndaj saj, të cilat po i bëhën edhe këto ditë.

Referendumi i një shteti tjetër në një shtet tjetër sovran, nuk do ta pranonte asnjë vend demokratik në botë, apo të provojë Kosova, që të bëjë një Referendum të tillë në Luginën e Preshevës, a do ta kishte lejuar Serbia, që të bëhëj një praktikë e tillë, me siguri se jo, sepse do ta kishte marrë si jo normale dhe do ta kishte marrë vesh bota si një problem që kishte me shkakëtuar Serbia, me propagandat e veta.

Pse një Referendum i tillë serb, është caktuar në kohën më të ndjeshme të periudhave historike dhe tragjike të popullit shqiptarë të Kosovës, këto periudha kohore të cilat populli i këtij vendi nuk mundet t’i harrojë për jetë, sepse janë periudha të një epoke të pa harruar historike.

Me 15 januar, të vitit 1999, është një datë tragjike e këti populli, e cila ndodhi në Reçak të Shtimës në Kosovë, me çrast ushtria dhe policia serbe e Millosheiqit, masakroi 45 shqiptarë të pa fajshëm pranë shtëpiave të tyre, të cilën masakër e njohu dhe reagojë tërë bota demokratike, ndërsa  Vuçiqi, e quajti «Masakren e Reçakut» si një trillim i shqiptarëve.

Me 17 januar 1982, në Gjermani, u bë atentati ndaj vellezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, një atentat të cilin e organizoi shërbimi sekret serbo-jugosllav, si përpjekje e politikës shofeniste dhe radikaliste e  Beogradit, që i kishte në shënjestër intelektualet dhe atdhetarët shqiptarë, ndjekjen dhe përgjimin e tyre deri në likuidim, për të realizuar qëllimet e politikës fashiste kundër shqiptarëve.

Dhe kërcënimet e Vuçiqit, tani në këtë kohë ndaj qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, janë kërcënime të llojit të kriminelëve të njejtë, të cilët nuk kanë traditë dhe kulturë paqësore, edhe pse ky vend dhe ky popull akoma vuan nga plagët e freskëta në trupin dhe psikën e tij, që i ka shkakëtuar agresori serb i Millosheviqit dhe i bashkëinformatorit të tij A. Vuçiq, dhe për ta kuptuar më mirë e gjithë bota demokratike se kush është Serbia, është vetë fytyra e kësaj qeverie dhe udhëheqësit të saj, të cilën po e tregon edhe sot me djallëzitë e veta, duke e destabilizuar Ballkanin dhe gjithë rajonin.

Prandaj është e çuditshme se, si mund të përkrahët sot iniciativa e referendumit serb dhe Vuçiqit, nga vendet e Quinti-t, në Kosovë, si SHBA-të, Gjermania, Italia, Anglia ,Franca dhe vendet tjera, të cilët i kërkojnë qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Kurti, të mbahet një referendum i tillë për qytetarët serb që jetojnë në Kosovë, duke e parë të arsyeshme, që të dyja palët të krijojnë kushte që mund të arrijnë një lehtësim të marrëveshjeve në një mënyrë dhe të një progresi  gjithpërfshirës në të ardhmën, që të arrihet një stabilitet rajonal.

Është intersant në këtë mes , se si ky raport i forcave të huaja bashkohet në Kosovë, i përbërjes së Quintit, në këtë rast po i bashkohet Vuçiqit dhe Serbisë, me çrast po krijohet një huti te populli i Kosovës, për miqët e vet, kur dihet se,  këtu përmes këtij  Referendumi, Serbia, ka të bëjë me dominimin e saj dhe shkeljen e identitetit teritorial të shtetit të pavarur të Kosovës, dhe kundër interesave të popullit të këtij vendi.

Apo, mbase, si pasojë e një koinçidence të çuditshme, edhe Qeveria Kurti, e ka të vështirë pozicionin e vet, që të bie në kundërshtim me kërkesat e vendeve të QUINTI-t, të cilat në një mënyrë po pajtohen me pretendimet dhe fantazmat e politikës së Vuçiqit, që të realizohet një gjë e tillë në Kosovë, edhe pse përmes një Referendumi të tillë, edhe Quint-i, e di mirë se Serbia, po e sfidon dhe cënon  integritetin teritorial të Republikës së Kosovë.

Atëherë pse, jemi të prirur ti besojmë kësaj formule të Serbisë, apo nuk ka rrugëdalje tjetër Evropa dhe vendet tjera demokratike, pos çfarë është vizioni i Serbisë, i cili padyshim se është treguar tmerrsisht dhe historikisht gjithherë më shumë shkatërrues dhe destabilizues i fatit të popujve të Ballkanit, posaqërisht të shqiptarëve, dhe prap fokusi i arkitekturës politike të Serbisë, është që ta sëndërtonte edhe një herë ëndërrallën mitike e nacionalekspasioniste serbe.

Kosova dhe qeveria e saj, pa marrë parasysh pozitë dhe opozitë, duhet të del me një dekleratë të përbashkët në Kuvend, dhe të gjithë duhet të jenë unik dhe të mos e lejojnë një Referendum të tillë në teritorin e Kosovës, sepse një praktikë e tillë, mund të ia ndryshojë kahen shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok