22/12/2024

RECETA PER “DEMOKRACI” NGA JUDA

0
u6_diktatori-alia

Nga Fritz RADOVANI:

PRESIDENTI  “DEMOKRAT”

“HERO  I   VRASJEVE  TË  RINISË  NDER  KUFINJ…”

1989: RAMIZ ALIA: POROSI NË BYRONË POLITIKE PËR “RILINDJEN”:

“Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e Pushtetit politik të armiqve tanë! Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij Kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji.

Në respektimin e të drejtave të njeriut. 2.Në krijimin e pluaralizmit politik..

Kundërshtarët tanë do t’i nxisim që të krijojnë parti sa të duan të majta e të djathta dhe të qendrës, por gjithësesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga Ne. Në krye të këtyre partive, duhet të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin, do të shajë komunizmin në themel e në çati. Në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të Disidencës antikomuniste. Ne na intereson karta morale e tyre. Këta do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të parendësishme; por kurrë nuk do t’i lëmë të na marrin pushtetin…Të sekuestruarve dhe të shpronsuarëve do t’u japim nga një letër në dorë që t’u njihet prona, por asnjëherë nuk do t’u japim pronën e tyre dhe në forma të ndryshme do t’i ngatërrojmë me njeri-tjetrin… Të burgosurit dhe të persekutuarit janë të moshuar, nuk kanë fuqi dhe janë të parrezikshëm. Por këta duke iu dhënë nga një pashaportë dhe duke iu bërë presion, do t’i largojmë nga Shqipëria. Pasuria e tyre na përket neve sepse ne e bëmë. Ne kemi kuadro sa për shtatë Komitete Qendrore… Ne komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist, të jemi Ne dhe njerëzit tanë. Me këtë strategji, brenda dy-tre legjisaturash, do të arrjmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësoi në pushtetin politik të së ardhmës, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim vetë. Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë e jona… Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe fëmijët tanë. Prandaj gjithmonë të jemi të përgatitur për të dyja rruget e mbajtjes së pushtetit: Rrugen paqsore dhe rrugen e luftës së armatosur. Për këtë kemi organet tona të dhunës dhe njerëzit tepër të vendosur që i kemi përgatitur gjithë këto vite me mund e sakrifica. Mjerë ata që do të guxojnë të na dalin përpara e të na kundërvihen. Nëse lind nevoja do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjk në pushtet, të cilët nuk është nevoja t’ua përmend.

Përveç alealëve ideologjikë, nëse do të jetë nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha. Shoku Enver dhe unë, i kemi ruajtur këto lidhje të domosdoshme dhe jetike, që në fund të fundit, garantonin pushtetin tonë popullor, të cilin do ta mbajmë si sytë e ballit edhe tani edhe në të ardhmen dhe përgjithmonë, pavaresisht nga rrethanat e vështira aktuale, ndaj sido që të rrokullisen punët, ujët do të rrjedhë në mullirin tonë. Për këte jeni të garantuar sot e përgjithmonë.

Mbajeni mend: Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tona!..”

***

30 VJET Asht mirë me ua rikujtue Rinisë Shqiptare disa nga porostë e Ramiz Alisë:

Ky pra, ishte presidenti i parë terrorist i “demokracisë” në Shqipni, një vrasës tinzar në  1945 në Masakren e Tivarit, dhe prap në “Revolucionin Kultural 1967” në Shkoder…

1989: Ma në fund edhe surrati i vertetë i Judës së “Demokracisë vrastare Ramizjane!”:

Fraza ma aktuale per rrezikun e Trojeve Shqiptare dhe të Dardanisë së Lirë,  sot asht kjo: “Përveç aleatëve ideologjikë, nëse do të jetë nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha.” Gjithshka në perputhje sot me “Veprat e qeveritarve të shartuem!”

Kjo asht “Rilindja” e tiranve e thanun me gojen e Judës plot gjak, helm e vnerë e pabesi.

Gjithshka asht perpjekje per me skllavnue deri në zhdukje të mjerin Popull Shqiptar!..

Shqiptarë! Trokitni tek Ambasadorja e Re Amerikane zj. KIM…

E vetmja Derë Shpetimi asht Ajo në SHBA, me Emnin e Presidentit D. TRUMP !

Melbourne, 30 Gusht 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok