Raportet e ngushta të shtetit të Arbërit dhe republikës së Raguzës

Nga Gjon KEKA
Në gusht të vitit 1461, Gjergj Kastrioti u prit me ceremoni të lartë zyrtare dhe në mënyrë madhështore në Raguzë.
Sikur dihet raportet e shtetit të Arbërit nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit dhe Republikës së Raguzës ishin të shkëlqyera dhe të ngushta.
Duhet ditur edhe këtë se emri i Gjergj Kastriotit në kohën e tij ishte një nga emrat më të famshëm në Europë dhe Botë,kudo dhe në secilin populli emri i tij ishte në gojët, në tryezat , në mendjen dhe shkrimet e poetëve, studiuese, kronistëve të kohës,dhe në zyrat e mbrëtërve e princave. Ekziston dëshmia se kur ai kishte vizituar Italinë, të gjithë kishin vrapuar ta shihnin , pasi kishin dëgjuar shumë për të por nuk e kishin parë, prandaj vrapimi për ta parë tregon se sa lartë kishte shkuar ylli i famës së tij në mbarë europën e botën.