08/10/2024

Rama, sunduesi i socialisteve qe ngushellon demokratët!

0

Nga Nikoleta Kovaçi

Shfaqja e Edi Rames diten e djeshme tue fol me veten ishte e peshtire! Ashtu siç jane qindra raste qe kur ai ka ardhe ne krye te PS-se e manej ne krye te qeverise! Per sa kohe ka ndejt ne ministri e ne bashki nuk e di se si asht sjelle me ‘viktimat’ e tij, por ne keto dy pozicione e njohin shume mire shqiptaret!

Asnji i majte nuk doli ta fshikullonte diktatorin e socialisteve per ate sjellje neveritese, t’i kujtonte se ne partine e tij ka nji jete qe sbahen zgjedhje, qe nuk diskutohet asnji nisme, ide apo prurje intelektuale, pervec se me vjedh, tenderue, koncensionue, trafikue dhe eleminue kundershti e kundershtare…

Askush nuk ia hoqi fishen maskarades se radhes qe mban emnin e personit qe sillet si diktator dhe proklamon i vetem mes kater muresh opoziten qe ka ne mendjen e tij! Shqiptaret renden t’i japin te drejte; ca nga deshperimi, ca nga kenaqesia e ca te tjere qe jane ne lidhje te perjetshme me dhunuesin e tyne!

E mire banë sepse Edvini ka nji jete qe partine e vet e ka kthye ne nje mekanizem qe i sherben vetem atij dhe mafies, qe askush s’guxon ta kundershtoje apo larg qofte t’i imponoje rregulla, qofte edhe me ndryshue fjalor kur iu drejtohet burrave e grave ne PS, apo edhe meshkujve dhe femrave qe jane aty!

Shfaqja e tij e neveritshme vinte nje dite pasi perdori policine e armatosun deri ne dhame kunder protestuesve duke i helmue me gaz ne menyre ç’njerezore, sikur donte te bindte nderkombetaret se policia e tij nuk asht vetem policia e droges, e gjobave, e korruptueme, plackitese, qe i ikin vrasesit neper kame, qe s’jane te zotet te zbardhin nji vrasje as ngjarje, qe manipulojne vendngjarje e vendvrasje etj, por qe policia jeme shpeton edhe opoziten nga ferri ku ka ra!

Shqiptaret per fat s’jane kaq naive as te padijshem sa do me i paraqit Edvini me skemat e tij mjerane, jo! Sigurisht, ai mund tua parashtoje nderkombetareve kte gjelle pasanikesh me dalje te shtiruna si ‘babai i kombit’ po jo njerezve te thjeshte dhe shqiptareve te vertet te ktij vendi! Ata jane pertej shtirjes aktoriale te nje kryeministri-kryetar partie qe s’ban zgjedhje kurre ne radhet e veta, qe per te mbajt pushtetin leshon lukuni parellinjsh dhe trafikantesh rrugeve te vendit, qe ban marreveshje te ndyra me opoziten, qe i çon kryetarit te opozites si roje njerez te inkriminuem siç ka te inkriminueme te gjithe hallken e pushtetit nga fundi deri ne maje!

Shfaqja e tij e turpit vinte ne kohen kur vendi asht kthye ne nje sheshbeteje vrasjes, hedhje ne ere me mina te telekomandueme, vetvrasjesh, krimesh ne familje, akaidentesh, skandalesh e vjedhjesh me firme e vule te qeverise! Per asnji rast nuk mundi te mbyllej mrene e para kamerave te reflektonte me fjalorin vajtues e faljekerkues sic e ka zakon, por gjeti perplasjen e opozites te deshmonte se ai asht ende gjalle, ne pushtet dhe ne krye te nje partie-fantazme, nga e cila s’pipetin asnji za kundra tij…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok