26/11/2024

Rama më bën për të vjellë!

0

Sadik Bejko:

Kryeministri shqiptar, Rama një exibicionist, një cinik, gojështhurur, përçmues, satirist i pashembullt në tërë historinë e shtetit shqiptar kur bën nënë Terezën, del në aeroport e pret refugjatë Afganistani në mesnatë, mua më bën për të vjellë.

Imazhi i Ramës shtetar është gangster i paskrupullt, mujshar… Por sidomos përçmues me gjithë ata në hall në nevojë.

Emigrantët shqiptarë nga Evropa shpesh i kanë kthyer me urë ajrore.

Kur si numr e kemi tepëruar.

Edhe kur ka qenë gazetar, edhe si ministër a si kryebashkiak nuk e kam parë kurrë, se nuk është në natyrën e tij, të jetë në anën tragjike…të ndonjë fenomeni…të tillë si emigracioni.

Nuk bëhen krahasime të refugjatëve drejt Europës me anije vdekjeje nga Shqipëria.

Nuk bëhen krahasime me refugjatët nga Kosova nën kosën e Milosheviqit, ( në Telaviv i priti Netanjahu)

as me refugjatë nga Siria (në Gjermani i priti Merkel).

Mos vallë afganët që po vijnë janë ndryshe?

Këta na qekan refugjatë luksi, ojfista, zyrtarë, gazetarë… I presin kryeministra, ambasadorë, vijnë me çarter..

Ho ho…

Këta ia vleka t’i presësh në aeroport, t’i çosh në plazh.

Hu hu..

Refugjatë luksi…

Këta na e bëkan engjëll për dy ditë dhe Kryeministrin puthador Rama…atë Ramë që në 363 ditët e tjera të vitit do t’i pëlqejë të jetë djall. Vetëm djall.

Mos na hidhni hi syve.

Kryeministrin ynë nuk shquhet për ndjenja aristokratike dhembshurie.

Ne jemi një popull që ende djemtë na shkojnë refugjatë të paligjshëm në barkun e zi të anijeve oqeanike. Nuk besoj se po arritën gjallë, andej i presin ambasadorë, bashkiakë, kryeministra.

Mos më merrni kundër azilimit të afganëve. Azilin i njerëzve që po nuk i mbartën, u ikën koka…

Me gjithë zemër, me gjithë mendjen time jam që këta afganë të mjerë, të marrin azilin në vendin tonë.

Të mos braktisen më thonjtë e atyre që i presin e i therin.

Por kjo le të bëhet pa shumë zhurmë  politike…

t’i presim si gjithë qeniet që janë të rrezikuara në vendin e tyre, si gjithë gjindja në nevojë atje e kudo qoftë.

Në këtë botë për nevojtarët ne shqiptarët le të jemi një strehë… modeste. Si mundësitë tona.

https://www.facebook.com/sadik.bejko.3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok