24/12/2024

Ra nji “mbret” e u shfaq pasqyra e turpit te çdoditshem!

0
Nikoleta_Kovaci1

Nga Nikoleta Kovaçi

Nuk e perdor Instagramin, as TikTok-un! Qe ne dalje te tyne kam mendue dhe besue se aty do te gjenerojne imazhistet, ata te cilet nuk njohin fjalen si mjet perçues, po dukjen, shitjen dhe nevojen me qene me çdo çmim te pranishem ne lloj e pertej! Per pasoje zgjodha te rri vetem me FB, i cili dikur me sherbeu per kontaktet me njerez per shkak pune ma teper, ndersa sot me sherben si e vetmja dritare ne rruzull me hedh e transmetue çfare mendoj mbi dukuri dhe fenomene trazuese te jetes tone qe zvarritet nen thundra gjithfaresh!

Shpesh, miq e njohes te trukeve te klikimeve me kane kerkue qe faqen ta kthej ne publike! Prej shume viteve madje duke besue se numri i madh i ndjeksëve do me mundesonte edhe ndonje fitim te vogel! Kam refuzue! Jo se nuk e dua fitimin sidomos kur bahet fjale me te ardh nga puna jote, por sepse e dija se nuk perballohej dot lukunia e perdoruesve te internetit te ndersyem nga pushteti, pushtetet, injoranca e tyne dhe ligesia e frikshme qe gjallon neper rrjete kunder kujtdo qe nuk ngjan me ta! Vendosa ta mbaj te limituem nr e miqve vetem e vetem qe ne faqen time te pakten te mos lejoj perdhosje te dinjitetit siç ndodh rendom kudo e ne gjithçka ne kete vend!

E per pasoje, horrori i turpshem i djeshem qe pushtoi rrjete e media, ku nji djale i vetshpallun “mbret” ose i shpallun nga zerimi i nivelit dhe i vlerave nga ana e mediave tona, nxori ne pah asigja ma shume se sa heshtjen tone mjerane kunder kesaj dukurie te turpshme qe gjallon pa moshe e shtrese shoqerore, 24 ne 24, çdo dite te vitit, e qe prej fillimit te tyne!

Nuk e njoh kte ‘mbretin’, pasi kam nji jete kunder mediave tallava qe kane zevendesue informimin mbi realen tone  kataklizmuese, nuk i njoh as rrembyesit e dhunuesit e tij, po ashtu siç edhe djalin qe ka udhezue ate akt perbindesh, as nuk dua te merrem me ç’kane pasë ata mes vedi, pasi kjo asht pune e institucioneve te reformueme te drejtesise, por ky rast asht as ma pak e as ma shume ajo ç’ka na ndodh perdite ne kte vend!

Pervetesimi dhe transmetimi i asaj pamjeje neveritese nga qindra e mijera media e fq deshmoi se sa te etun jena na per dhune, poshterim e banalitet! Se sa pak vend ka ne kete vend nderi dhe detyrimi me qene i ndershem me lexuesin tand, ndjekesin tand dhe me femijet e pambrojtun nga kjo baterdi shtazore! Tregoi se na e meritojme ata shperfytyrim te djemve tanë, te te rinjve tane, te se nesermes tone! E di se do te thoni: Po te jete djali jem ashtu e mbys, mos u rrit’të, mos jetoftë, e perbetime nga me te skajshmet, po a jena na fajtorë qe nuk reagojme kurre kur shohim sulme brutale te lukunive te pagueme nga pushteti sa here dalim ose del dikush kundra mbretenve te politikes? A nuk jena na deshmitarë te sharjeve me liber shpie te kujtdo qe hedh nje mendim kunder shumices dhunuese ne kete vend?! Ktu kam parasysh njerzit qe reagojne, jo skuthat, sherbetoret e ata qe jetojne per stomakun, qe nuk hedhin kurre nji fjale por veç foto te vetat apo te familjarve te vet!

Sa here jena kercenue ne inbox nga profile false, qe hyjne naten,qe komentojne naten, qe sulmojne po naten ne emen te barbarise qe i ushqen?! Kena pa duke i sulmue njerz edhe tek femijet e vegjel, tek pamja, te veshja apo qendrimi, ashtu siç jena deshmitarë te gzimeve frenetike per fatkqesi te renda qe iu kane ndodh njerzve! Kena ba sehir ne emen te faktit se asht puna e tjetrit e t’i dale zot vetes; po a i dilet zot vetes perballe nje sulmi te tille qe vjen nga nje mori llumhanesh?

Sigurisht, qe pamjet brutale te asaj vidoeje, nuk jane asgja ma shume se sa jena msue te shohim neper salla parlamenti, asht fjalori i kapove me vartesit e vet kudo ne kete vend! E modeli asht ne krye te ketij vendi! Une s’di ne mund te flas per protagonistet e asaj vidoeje kur e di se ai asht fjalori qe gjeneron ne çdo pune meshkujsh ne kte vend, edhe ne pune femrash qe sillen salloneve te meshkujve me pushtet! Pra niveli i atij veprimi prej te fortesh instagrami sot gjallon ne çdo sektor qe nga kryet e qeverise e deri ne punet e rendomta ku qytetarët rendin te nxjerrin buken e perditshme!

Po, si asht e mundun qe nuk u bllokue ajo video para se sa te shperndahej kudo? Si ka mundesi qe sulmohen e bllokohen llogari personale njerezish vetem per nje status a shkrim te thjeshte e nuk nderhyhet te bllokohet nje pamje e tille qe mos te shkoje tek femijet e adoleshentet, kur dihet shume mire qe nga mosha 3 vjeç e siper çdo femije rri mbi 14-15 ore me telefon ne dore?Ne fakt ka edhe me keq: ne edhe na rrembehen njerzit ne mes te dites, edhe na vriten, edhe na zhduken, edhe i dime autoret, e prape sbajme zá se thona: i dekuni me te dekun!

Mjerisht na jena gjalle po me fryme te ndryme….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok