R R U D H A N I
Atdhe Geci
Kam mall për Roganën, për Dardaninë
për krejt atdheun! Kam mall për rrezet
me gjak të diellit e të yjeve, për rrezet
me stinë të gjelbra vere dhe, për qiellin
me kallinj ylberesh. Kam mall për tërë
brezat e vendlindjes sime, për këngët
e humorin e tyre, e për mendjet e urta.
Mjer kush fle në këtë kohë aq të pritur,
mjer kush nuk ndërton në folenë e tij,
mjer kush nuk e lë mendjen të shkruaj
e juaja është Rogana e Kosova dardane,
juaja është antika, e sotmja, e nesërmja!
Në Roganë ishte fillimi jetës sime mbi
tokë, në Prishtinë do të jetë dita ime e
fundit. Ajo që lanë të shkruar dardanët,
na e mohuan evropat me truk fqinjësh,
na mohuan me zërin e Gëtes e Volterit
zhurmët mohuese të armiqëve na u bën
një, kundër origjinës sonë pellazgoilire.
Homerin e Iliadës evropat e bën grekë!
Koha për ne s´reshtë të na mbajë gjallë
ne shpëtuam nga agonia e vdekjes si e
Sokratit, e Thotit dhe kurthave të tjera,
Pellazgji, ti nuk je Greqi, por Shqipëri!…
Roganë kam mall për mbrëmjet tua të
magjishme, për Kodrën e Brijës dhe,
Aeroportin e zogjve në Frakamen, kam
mall për pranverën me shi e bubullimë
për dimrin me lundrat mbi borë dhe erë,
E ndjej hijen e Plakut të Lisit në Cukal
dhe fëshfërimat e barit me lulet e malit
Roganë, jam unë, je ti! Jemi një këngë
fuqishëm e ndjej dashurinë time për ty
tek ty kam gjakut tim, lidhjet familjare
kjo poemë të kushtohet ty e atdheut tim.
Le të çelë ajri, uji, era e stinët me diell
le të digjet rëra, guri e lulet e shkëmbit
populli i Atdheut pellazgian do ngritët,
të rimerr pjesët e pushtuara të Atdheut.
Roganë, koha nuk reshtë është e paanë
nëna ime, Naxhije Geci, e lindur në një
fshat të pushtuar nga Serbia, prehet e
thyer te varret, zëri i saj ka kohë që më
troket, bir, ku mbeti, Çështja e Mollës
së Kuqe, popull i Roganës, intelektualë,
jepni liri mendjes e mendimit, shkruani;
e juaja është Rogana e Kosova dardane!…