QASJA METAKRITIKE AKT I MODELIMIT

0

Shefqet Dibrani, “SHOSHITJE LETRARE”, Studime dhe kritikë letrare për autorë nga Kosova Lindore, botoi Sh. B. “Beqir Musliu”, Gjilan 2022. Faqe 310. ISBN 978-9951-760-68-3

Nga Arsim HALILI

Mes grumbullit të leximeve pa dyshim duhet kemi të qartë një gjë: Lexuesin në trinomin observues. Për të ruajtur këtë trajektore, duhet arrijmë në një emërues të përbashkët atë të kënaqësisë së leximit. Këtë koncept të trajtuar në disa dimensione e bënë edhe më të qartë edhe teoricieni i njohur Roland Barthes, ku ndër të tjera shprehet: “Fakti që lexoj me kënaqësi, këtë fjalë, këtë histori, vje nga që është shkruar me kënaqësi, natyrisht, kjo gjë nuk ndodh në vazhdimësi.[1][1]

Andaj kritiku Shefqet Dibrani e bënë një përzgjedhje racionale, konsideroj sipas shijes së tij të leximit, ku i ndan me tjerët opinonet e tij vlerësuese për përmbledhjet poetike të trajtuara nga ana e tij. Duhet ta pranojmë një gjë nuk e kemi të lehtë të themi mendimin tonë metakritik, meqë na ka ra hise të jemi brenda këtyre faqeve dhe dosido do të tregohemi për pak çaste edhe subjektiv. Duke qenë se kritiku është fokusuar te njëzet e pesë autor, respektivisht te trishjet librat e tyre poetike, shumë gjëra tekstuale dhe kontekstuale mund të jenë: gjithëpërfshirëse, në konceptin vlerësues. Ҫështja tjetër që lexuesi e heton kryesisht fokusimin te sinteza biografike, takimet formale, apo edhe zyrtare, me krijues që kanë qenë dhe janë emra serioz në letërsi. Pjesa tjetër e trajtimit natyrisht fokusohet te një analizë që i atribohet jo vetëm përshtypjes së tij si lexues, por me anë të shkrimeve të tij hyn me vetëdije në një territor ku përballet me doktrinat teorike – kritike të cilat i specifikon me vëmendje. Duhet të thuhet një gjë, Sh. Dibrani ka bërë një qasje, çfarë do ta nxisë lexuesin jo vetëm ta lexoj librin në fjalë të akcilit autor, por të thellojë filozofinë e mendimit me atë çfarë mund të interpretohet e interferohet, se çfarë fshihet brenda vargjeve të këtyre poetëve. Një gjë më shton kurreshtjen analiza tekstuale në poezinë e Musa Ramadanit, është trajtimi i disa sekuencave ku i ndanë disa hollësi në relacion me botën poetike shqetësimet e tij personale kryesisht i metamorfizon bukur në aspektin poetik. Thënë ndryshe kritiku Dibrani, e heton një gjë tillë e sqaron drejtë elementin e modelimit vizuel në poezinë e Musa Ramadanit, diskurs mjaft kompleks kognitiv. Brenda modelimit vizual të poezisë së Musa Ramadanit qasja montazhiste, si teknikë, apo si arte-fakt i modelimit të llojit të tillë të poezisë ndërtohet përmes dy teknikave proporcionale: Teksti letrar realizohet permes pamjes pikturale, apo fotomontazhit dhe këtë gjë kritiku Dibrani e paraqet në një rast vizualitetin në poezinë “Muza e Ulpianës”, por edhe skicat dhe vizatimet në secilin cikël, në librin Mëkatet E(ha)vës. Ky lloj modelimi vjen si rezultat i frustrimit të krijuesit. Duket se kritiku Dibrani e ka kuptuar drejtë shqetësimin e poetit Ramadani, shkaqet që e kanë çuar ta ndërtoj këtë lloj proprcionaliteti poetik.

Mendoj se qasje për reflektim racional, nuk ka ndonjë qëllim reduksionizmit të formave përmbajtësore te asnjëri nga krijuesit, këtë rast as të poetve të Kosovës Lindore. Ai e flet dhe shkruan atë gjë që poetët në fjalë, e kanë thenë përmes fjalës artistike e që mund të themi lirisht një pjesë e madhe e tyre janë emra serioz në letërsinë shqipe. Ndërsa Sh. Dibrani ia bënë më të qartë, më të kapshëm lexuesit botën poetike të secilit krijues që e ka trajtuar. E ndjek këtë lloj modelimi intutiv, për ta shpehur sa më konkretisht qasjen e tij, sintetizues. Në çdo vështrim, nuk pretendohet abstrahimi i terminologjive, gjë edhe kishte mundur ta bëjë autori, e që më pas lexuesit, t’i vështirësohet kapja e konceptit poetik, përkundrazi mundohet që lexuesi ta ndjej dhe ta ndjek veprën nga një lexim spontan të fitoj simpatinë për një turmë pasionesh të gdhendura. Dhe krejt në fund mund të themi se autori Sh. Dibrani, ndoshta duke mos dashur të krijoj kundërshti me autor të fokusuar në këtë libër i largohet ndonjë vërejtje qoftë edhe simbolike për librat në fjalë, ҫka për mendim tim është një lloj një anëshmërie dhe një lloj relativizmi të gjithë autorëve në një linjë, për ҫka edhe nuk mund të jetë ҫdo gjë lineare, qoftë edhe në këtë rast.

Arsim HALILI

Gjilan, 15 tetor 2022.

[1][1] Roland Barthes Kënaqësia e leximit, shb Buzku, Prishtinë , 2000, fq. 9.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok