22/12/2024

Pse zonja Kim mbeshtet nje qeveri kriminale?!

0
Enver-Bytyci1

Nga Enver Bytyçi

Peticioni qe po nenshkruhet me kaq shpejtesi, me te cilin i kerkohet administrates se Presidentit Biden largimi i ambasadores Kim, eshte unik ne historine e marredhenieve te shtetit shqiptar me SHBA-te!

Sa lexova ne permbajtjen e ketij peticioni me rezulton se ai nuk drejtohet ne asnje aspekt kunder SHBA-ve! Ne kete rast sqaroj se dogma sipas se ciles ambasadorja perfaqeson Presidentin amerikan eshte thjesht nje mekanizem mashtrimi. Presidenti emeron ambasadoret. Por po ta pyesesh se kush eshte ambasador(e) ne Shqiperi apo ne shume vende tjera, ai nuk ua di emrin.

Ne cdo vend te botes ambasadoret kane tager presidencial. Por ata japin llogari vetem te kryediplomati i vendit te tyre. Rralle here, shume rralle, ndodh qe ata te japin llogari te kryeministri ose presidenti i vendit. Ambasadorja Kim eshte vartese e sekretarit te Shtetit dhe jo e presidentit! Prandaj dhe lidhjet e saj me departamentin e shtetit jane te perditshme! Nderkohe pervoja na deshmon se shpesh here departamenti i Shtetit eshte praktikisht nje pushtet me vete, gati i pavarur nga Presidenti.

Nga ana tjeter verej se ky peticion nuk ka te beje thjesht me ose mos shpalljen e liderit historik te se djathtes, Sali Berisha non-grata! Problemi me i madh qe shqeteson shqiptaret lidhet me ate pse zonja Kim perkrah e mbeshtet nje qeveri kriminale te shnderruar tashme ne nje organizate mafioze ne Shqiperi? Perse ajo nuk i denoncoi asnjehere aferat korruptive te kryeministrit, zv.kryeministrit dhe ministrave ne detyre te Edi Rames? Perse nuk denon aferat e kryebashkiakut te Tiranes? Perse ajo mbron dhe mbeshtet me fanatizem njerez qe nuk kane mbeshtetjen e demokrateve ne kampin e se djathtes?

Por duhet thene gjithashtu se me problematike mbetet nderhyrja e saj te prokuroret dhe gjykatesit shqiptare edhe per ceshtje ne hetim ose ne procedure gjyqesore! Kjo ka bere qe drejtesia te vuaje nga presionet e ambasadores, njesoj sic vuante dhe vuan nga presionet e politikes! Ky eshte skandal!

Se fundi mund te them se ky peticion synon thellimin e bashkepunimit te sinqerte te Shqiperise dhe te shqiptareve me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, bashkepunim te cilin zonja Kim e ka kufizuar dhe katandis si nje marredhenie midis Edi Rames dhe Departamentit te Shtetit! Pertej Departamentit te Shtetit Edi Rama nuk ka mundur te shkoje ne dhjete vjet qeverisje!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok