21/12/2024

Pse target i korrupsionit Rama-McGonigal ishte Berisha dhe jo Basha!

0
Enver-Bytyci1

Nga Enver Bytyçi

Ka shumë nga ata që aferën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me ish-funksionarin e lartë amerikan, McGonigal e trajtojnë si goditje të Bashës e madje e përdorin si rehabilitim të tij në konfliktin e brendshëm në Partinë Demokratike. Por duket qartë se target i atij komploti korruptiv nuk është Lulzim Basha. Përkundrazi ishte Partia Demokratike, opozita dhe Sali Berisha. Megjithatë le të shkojmë direkt te argumenti:

Lidhjet korruptive Rama-McGonigal kanë filluar diku nga viti 2017 dhe janë thelluar sidomos në vitin 2018. Pra në periudhën kur McGonigal ishte shef kundërzbulimi në FBI-në e Nju. Jemi në kohë menjëherë pas marrëveshjes Rama-Basha të 17 majit 2017. Ajo marrëveshje ishte dhe rezultoi në praktikë se asgjësuese për opozitën. Se atë natë pati një pazar midis tyre, këtë e ka pranuar ish-lideri i opozitës në parlamentin e Shqipërisë, kur iu drejtua pas dy vitesh Edi Ramës se “Më gënjeve njëherë, ishte faji yt, më gënjeve për së dyti, është faji im”!

Por demokratët dhe opinioni nuk morën vesh kurrë se cila ishte gënjeshtra. Ku qëndronte mashtrimi i Ramës? Cili ishte pazari I prishur! Basha nuk tha asnjëherë se pse dhe me çfarë premtimesh ishte gënjyer. Prandaj dhe është e pabesueshme që një lider opozite që gënjehet në mesnatë nga rivali i tij politik të ishte gjithashtu objekt i ndonjë investimi aq të madh për ta eleminuar.

Megjithatë disa analistë pro-Bashës e lidhin skandalin Rama-McGonigal, me aferën e 500 mijë dollarëshe që Basha pagoi për një foto me Donald Trump në vitin 2017. Thuhet hapur se Rama dha para për ta hetuar këtë aferë, sepse atij i interesonte dobësimi dhe zhbërja e opozitës. Dhe Rama ia arriti në një farë mase qëllimit. E goditi ashpër Partinë Demokratike me faktin se një kompani ruse ka paguar për takimin Basha-Trump. Basha i rënë në kurth nga bashkëpunimi Rama-McGonigal nuk mundi të mbrohej.

Ndaj dhe kundërshtarët e opozitës e përdorën këtë aferë “ruse” të Bashës për ta marrë peng atë dhe vetë opozitën. Basha, duke rënë në gropën e kurthën e kurdisur, e dëmtoi rëndë opozitën dhe uli imazhin e saj. Ai nuk qe i zoti as të mbrohet politikisht, moralisht apo juridikisht.

Këtu mbaron historia me Lulzim Bashën. Dhe prej këtij momenti ai u bë aleat e bashkëpunëtor i komplotit Rama – McGonigal për ta denigruar opozitën dhe për ta lënduar dhe pushkatuar politikisht Sali Berishën. Sepse të gjithë e dinin që Berisha nuk lejoi një koalicion Rama-Basha pas zgjedhjeve të qershorit 2017 e më pas nuk e lejoi këtë edhe pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Marrja peng e Bashës kishte të bënte pikërisht me integrimin e opozitës në mazhorancë. Kjo rrugë ishte më e mira e asgjësimit të Partisë Demokratike. Prandaj dhe pengesa kryesore mbetej Berisha, me një rol të padiskutueshëm edhe pas largimit të tij nga finksioni i kryetarit të PD-së në korrik 2013.

Kësisoj Rama, pasi mbaroi punë me Lulin, gjithë bashkëpunimin e tij korruptiv me zyrtarin e lartë të FBI-së e përqëndroi kundër Berishës dhe Ilir Metës, sidomos kundër Berishës. Pohimi i Sokol Ballës, sipas të cilit „Rama dhe grupi i tij po linin lesht për ta shpallur Berishën non-grata”, është dëshmia më e plotë e angazhimit, lobimit dhe interferimit të Edi Ramës kundër Sali Berishës. Ndërsa kur kryeministrin e pyesin për këtë, ai përgjigjet shkurt: „Pse çfarë e dini ju Amerikën, se u korruptoka kështu apo ashtu“! Por hetimi i Departamentit të Drejtësisë në SHBA provoi se ky kryeministër ka korruptuar një nga eksponentët e FBI-së dhe bashkë me të kanë përgatitur dosje dhe raporte të fallsifikuara, me qëllim shpalljen e Berishës non-grata.

Dosja e bashkëpunimit të Ramës me McGonigal nuk është zbardhur plotësisht. Komisioni ligjor i Kongresit Amerikan ka hapur një proces hetimor dhe kërkon të dalin të gjitha dokumentet. Ndërkohë një ish-kongremen i pati kërkuar zotit Blinken informacion të detajuar për shpalljen e Berishës non-grata. Ai informacion nuk iu dha kurrë Kongresit. Sepse, nëse ekziston, lidhet me dosjet që kanë përgatit Rama dhe McGonigal dhe këto dosje qenë të porositura. Do të dilte në sipërfaqë që para gati dy viteve skandali Rama-McGonigal.

Por një gjë është e sigurt dhe për këdo është e qartë se Rama nuk do të paguante asnjë grosh për të lobuar kundër një lideri opozitar të marrë peng. Atij i duhej të eleminonte Sali Berishën. Dhe deri diku ia arriti. Skema ishte tridimensionale: – Kush paguan nuk shpallet non-grata. Kështu ndodhi së paku me tre bisnesmenë të fuqishëm. – Kush nuk paguante, do të shpallej i tillë. Kështu ndodhi me Ylli Ndroçin! – Ata që do paguanin për të mos u shpallur non-grata do të jepnin edhe taksën për të përgatitur dosjen përkatëse për shpalljen e Berishës non-grata.

Kjo skemë pastaj shtrihet deri te ambasadorja Kim, te ndonjë diplomat tjetër në DASH dhe përmes tentakulave të George Soros dosja do të shkonte deri te sekretari i Shetit, Blinken. Si brumë do të shërbente dosja e FBI-së përgatitur nga McGonigal, ndërkohë që lobimi për vendimmarrje më pas nuk do të ishte i vështirë! Në këtë lobim ishte Soros përcaktues! Dhe i gjithë rrjeti ishte në lidhje të ngushtë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok