19/04/2024

Pse shqiptarët ikin jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga BE-ja!

0

Nga Enver Bytyçi

Dje Joseph Borrel dhe Oliver Varhelyi ishin në Tiranë. Një natë më parë ata darkuan me Edi Ramën. U takuan të dy komisionet e integrimit të Shqipërisë dhe të BE-së për shqyrtuar hapat e integrimit të vendit tonë në BE. Ishte hera e parë që komisioni I BE-së vinte në Shqipëri.

Por saga e integrimit tashmë ka mbaruar. Nuk ka më dilemë. Borrel, Varhelyi, vetë Ursula von der Leyen, Këshilli i Europës, Parlamenti Europian, kancelaritë e kryeqyteteve europiane, madje edhe SHBA-të do të duhej të kishin kuptuar me kohë se shqiptarët nuk kanë më asnjë interes për pranimin në Bashkimin Europian. Shqiptarët po e injorojnë BE-në dhe ikin përtej saj, kryesisht në Britaninë e Madhe, SHBA Kanada e Australi. Aq keq e kanë punën, aq u ka ikur dëshira të integrohen me Europën kontinentale, sa rrezikojnë jetën me gomone e motoskafe për të ikur ilegalisht në Angli. Ndërkohë që në Europë mund të presin një biletë e të shkojnë me pak shpenzime e pa asnjë sakrificë, ata pi ikin jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Europa.

Dhe e gjitha kjo, sepse Europa ju imponoi shqiptarëve një qeveri jo shqiptare. Sepse Europës i thamë se ministrat e Ramës janë të lidhur me mafien, e europianët na thoshin – Jo, jo Rama është lideri i duhur për Shqipërinë. Sepse i thoshim Europës se Rama kanabizoi gjithë Shqipërinë me një projekt të tijin mafioz. Por na thoshin se “nuk sjell ndonjë të keqe kjo, nuk është gjë, ju e ekzagjeroni gjendejn dhe kritikën”! Sepse i shprenim që në fillim kritikat ndaj qeverisë së rilindjes e europianët na thoshin se “Ju bëni monolog”! Prandaj shqiptarët po ikin jo vetëm prej Edi Ramës, por edhe prej Europës së Bashkuar!

Personalisht u thosha disa përfaqësuesve të BE-së në vitin 2017-2018 se qeveria e Edi Ramës po mashtron dhe manipulon, ka kanabizuar vendin, se vetë kryeministri është arrogat dhe po i përqëdnron të gjitha pushtetet në duart e tij, se… se! Dhe e dini cila ishte përgjigja: “Unë e kam takuar zotin Rama disa herë. Ai është një lider i vërtetë! Ai është një europian i devotshëm”! Dhe e dini se kush m’i thoshte këto? Politikanë të Brukselit që përfaqësojnë partitë popullore në Parlamentin Europian.

Vija duart në kokë dhe pyesja veten: “Nuk di unë t’ua shpjegoj, apo pse ndodh kjo? Pse ky përceptim kaq pozitiv për një njeri që po rrënon demokracinë në Shqipëri”! Njërit prej tyre I bëra një pyetje: “Kur takohesh me zotin Rama, në momentin që ndahesh prej tij, çfarë ndjen, ndjehesh i kënaqur apo ke një lloj sakëlldie? Ai m’u përgjigj se nuk i kishte shkuar kjo ndërmend, por vërtet se nuk ndjehem aq mirë pas ndarjes me të. Megjithatë, tha ai, është i duhuri për Shqipërinë”! Ndërkaq ngushëllohesha me formulën se “europianët duan stabilitet, duan të mbyllin disa problem në rajon, ndaj dhe mbështesin Edi Ramën dhe nuk duan t’ia dinë se çfarë ai bën”! Të njëjtin konstatim kishte aso kohe gjithashtu një ambasador shqiptar sot në pension nga një bisedë katër orëshe në departamentin e Shtetit. “I dimë të gjitha këto që na thatë ju, i kishin thënë ata. Por ne jemi të interesuar të kemi Edi Ramën në krye të qeverisë në Shqipëri”!

Prandaj dhe jo vetëm Edi Rama, por edhe kjo lloj politike euro-amerikane i bëri shqiptarët të ikin me vrap nga Shqipëria. Dhe ta harrojnë Europën, Bashkimin Europian. Ndërsa dje në atë takimin e komisioneve të integrimit thjesht u krye një rit. Siç ndodh në një fejesë, në një syneti apo në një mort. Riti është standard për të gjithë njerëzit. Kështu bënë dje në Tiranë Edi Rama, Joseph Borrell dhe Varhelyi, si komisioner për zgjerimin. Biseduan për integrimin e territorit shqiptar, se banorët e këtij territori e kanë bërë zgjedhjen e tyre individuale. Të ikin nga ky territory, sepse janë ngopur me demagogjinë e qeverisë shqiptare dhe përfaqësuesve të BE-së.

Çfarë mund të bëjnë shqiptarët përballë një qeverisjeje si kjo e jona, skandalet e së cilës shfaqen çdo ditë në faqet e para të Financial Times, Guardian, Neë Yorrk, The Ëashington Post, në gazetat gjermane, franceze, italiane e spanjolle! Çfarë mund të bëjnë ata kur shohin se si europianët dhe amerikanët vihen në shërbim të të një kleptokrati e autokrati arrogant e mendjemadh, për ta zhbërë pluralizmin politik dhe asgjësuar opozitën në vend?! Thjesht ikin. Dhe ikjen jo vetëm prej Edi Ramës, por edhe prej atyre që e mbështesin Edi Ramën, pra ikjen prej Borrellit, Varhelyi-t e të tjerëve që punojnë bashkë me Ramën për Serbinë e jo për Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok