Pse Rama nuk flet për braktisjen turizmit shqiptar nga qytetarët e Kosovës?

Nga Enver Bytyçi
Pse Rama nuk flet për braktisjen turizmit shqiptar nga qytetarët e Kosovës? Sepse ai nuk është i mërzitur nga kjo braktisje. Dhe nuk mërzitet, sepse gjithmonë, që nga fëmijëria e tij, bezdiset kur dëgjon emrin Kosovë e kosovar! I duket se Kosova e ka penguar atë të miqësohet pa limite me Serbinë.
Ndërkohë beson se mungesën e kosovarëve në plazhet shqiptare do ta kompensojë me serbët që i josh në formën “Hajdeni ju për inat të kosovatëve dhe mbushni shezllonet në plazhet e Shqipërisë”! Ndaj dhe janë shtuar turistët nga Serbia! Ashtu siç janë shtuar bizneset e punëtorët serbë në Shqipëri e sidomos në aksin Tiranë-Vorë-Durrës, në Lezhë e në Shkodër!