21/12/2024

Pse po sulmohet Xhafer Deva!

0
Enver-Bytyci

Nga Enver Bytyçi

Sepse nese Xhafer Deva nuk sulmohet, madje ne nje front te gjere, ai duhet rehabilituar! Nese rehabilitohet, atehere kjo do te sherbeje per te rikthyer frymen dhe politikat e tij ne perballjen me Serbine. Perballja me Serbine, edhe per te mbrojtur te drejten e shqiptareve, nuk iu pelqen shqiptareve dhe nderkombetareve pro-serbe! Sipas tyre, „Serbia duhet te trajtohet me status te favorizuar ne rajon, me qellim qe ajo te mos krijoje probleme e te mos e destabilizoje ate“!

Pra, shqiptare pro-serbe e nderkombetare kane frike nga Serbia! Frika nga Serbia i ben akoma me aktiv kunder figurave te medha te kombit shqiptar, si Xhafer Deva! Per kete shkak shpifin ndaj tyre, duke evituar faktin se i vetmi „mekat“ i tyre ishte perballja dhe lufta kunder Serbise per mbrojtjen e vendit te tyre, pa kaluar asnje moment ne territorin e Serbise!

Eshte rast unik kur i kerkohet nje kombi te pranoje zgjedhen e agresorit, edhe pse ai komb mbron sovranitetin e vet! Lufta kunder Xhafer Deves eshte lufte per te rikthyer sundimin e Serbise ne Kosove! Mos keni dilema per kete! Prandaj jane mobilizuar te gjitha forcat pro-serbe kunder tij! Por jo vetem kunder tij! Edhe kunder Ernest Kolicit e Pater Anton Harapit qe hapen me qindra shkolla shqipe ne Kosove dhe territore tjera shqiptare ne ish-Jugosllavi! Edhe kunder Pater Gjergj Fishtes te Lahutes se Malcise! Edhe kunder Mit’hat e Mehdi Frasherit, si dhe Mustafa Krujes! Pse? Sepse punuan per Shqiperine e shqiptaret, sigurisht nen pushtimin italian e gjerman! Por ama edhe nen pushtim keta figura patriotike punuan per shqiptarine dhe nuk lejuan dhunen nazi-fashiste kunder hebrejve!

Te mbrosh hebrejte e te quhesh „fashist“ ose „nazist“ eshte shpikje e llojit serbo-komunist! Hebrejte i mbrojten keta emra qe permenda me lart dhe personalisht Xhafer Deva si minister i Brendshem!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok