26/12/2024

Pse na mallkoi historia?

0
Frederik-Ndoci

Nga Frederik Ndoci

Sepse Iliret s’u bene kurre popull, por mbeten fise! Sepse Iliret s’formuan nje shtet, nje perandori te vetme, por formuan disa shtete! Sepse Iliret dhe shtetet e tyre s’qene ne unitet luftarak perballe pushtueseve te Perendimit dhe te Lindjes! Sepse Batoja tradhetonte Baton! Sepse shteti ilir lidhte aleance ushtarake me shtetin armik per te luftuar shtetin tjeter ilir! Sepse iliret s’deshnin te behen gjenerale e perandore te Ilirise, por beheshin gjenerale gjakatare dhe perandore katile te Romes dhe Bizantit!

Pse na mallkoi historia?

Sepse Iliret kurre nuk u ngriten te tere ne kryengritje antiromake, por fis pas fisi! Sepse kur Iliret e veriut u ngriten ne kryengritje ne vitin 156 p.e.s., fiset tjera ilire benin sehir! Sepse fiset ilire zgjoheshin vone, ngriteshin njeri pas tjetrit ne kryengritje antiromake dhe asnjehere pernjeheresh dhe te bashkuar!

Pse na mallkoi historia?

Sepse ardianeve dhe pleurateve u dilte gjumi i roberise romake ne vitin 135 p.e.s. dhe ashtu te pergjumur shperthenin ne kryengritje! Sepse dalmateve u dilte gjumi ne vitin 78 p.e.s.! Sepse pirustet zgjoheshin nga gjumi i roberise ne vitin 54 p.e.s.! Sepse panonet zgjoheshin ne vitin 16 p.e.s. dhe ne vitin 12 p.e.s.! Sepse dalmatet zgjoheshin perseri ne vitin 12 p.e.s., por pasi ishin kenaqur duke fjetur plot 66 vjet dhe pasi ishin kenaqur duke soditur se si gjakosen fiset tjera ilire, vellezerit e tyre te nenes, te gjakut e te gjuhes! Sepse disa fise ilire nuk u zgjuan kurre nga gjumi i roberise romake, bizantine e sllave derisa u asimiluan! Sepse edhe atehere kur u doli gjumi pernjeheresh shumices se fiseve ilire dhe shperthyen kryengritjen e viteve 6-9 te eres sone, ngriti krye tradhetia, iliri tradhetoi ilirin, kurse luften e fitoi ushtria romake!

Pse na mallkoi historia?

Sepse Arbereshet ishin pasardhesit e Ilireve! Sepse Arbereshet, porsi Iliret, nuk donin te kene vetem nje Arberi te perbashket, te bashkuar, por donin shume principata arberore! Sepse Arbereshet mezi priten qe te terhiqet perandoria romake nga Iliriku, qe te jene te lire per te luftuar ne mes veti per principatat e tyre: per ara e livadhe, per male e kodrina, per burime e bashtina,…! Sepse kapedanet arbereshe nuk luftonin per liri, por per pasuri! Sepse ne cdo maje mali e kodre, ne cdo qytet e fshat delte nga nje kapedan dhe pasi rrethonte me gardh prej thuprave

te shelgut nje cope toke te plackitur e te thare nga armiqte pushtues, duke rrahur gjoks, bertiste: “Une jam prijesi, kjo eshte Arberia”!

Dhe keshtu, kapedan pas kapedani e princ pas princi shtoheshin principatat arberore, shtoheshin “Arberite”, kurse Arberia s’formohej kurre, Arberia nuk clirohej kurre!

Ngritej pastaj mbi germadhat e perandorise romake perandoria bizantine dhe i shembete pertoke, me nje goditje shkelmi, gardhiqet e shelgut qe rrethonin principatat familjare te princerve te veteshpallur arberore!

Binin princerit nga froni, por nuk shuhej ambicia e tyre per ringjalljen, jo te Arberise, por te principatave te tyre familjare! Disa princer vriteshin me shpate ne dore, disa merrnin ne sy boten, disa arratiseshin maleve, disa te tjere shnderroheshin ne vazale, ne mercenare e sherbetore te pushtueseve per nje grade!

Pse na mallkoi historia?

Sepse pa u thare ende ne leter vula e Beselidhjes se Lezhes, Nikolle e Pal Dukagjini ia kthyen shpinen Gjergj Kastriotit – Skenderbeut! Sepse Mojsi Golemi, nga lakmia e zilia, tradhetonte Skenderbeun dhe ne krye te ushtrise osmane sulmonte Arberine, popullin e vet dhe ushtrine arberore te Gjergj Kastriotit! Sepse Hamza Kastrioti, nga lakmia e xhelozia, tradhetonte xhaxhain e vet dhe arratisej e kthehej ne balle te ushtrise armike per te nenshtruar Arberine, per te mposhtur Gjergjin!

Pse na mallkoi historia?

Sepse princerit arbereshe s’ishin fare ne unitet politik e as luftarak ne lufte te perbashket kunder roberise osmane! Ata luftonin, hapur e prapa shpine, njeri-tjetrin! Ata luftonin per zgjerimin e principatave te tyre, jo per clirimin e Arberise!

Principata arbereshe luftonte kunder principates tjeter arbereshe, duke lidhur aleance here me Venedik e here me Turqi, here me mikun e here me armikun, per interesa te ngushta te princerve feudale! Aleance e vazalitet me armikun per te luftuar vellaun, per te nenshtruar principaten tjeter arberore!

Skenderbeu luftoi per nje cerek shekulli rresht per te cliruar Arberine, por s’e cliroi dot! Ai mundi vetem te cliroje dhe te zgjeroje pak principaten e Kastrioteve, perafersisht Shqiperine e sotme te Mesme! Skenderbeu nuk mundi ta clironte e ta bashkonte Arberine, sepse Arberia ishte dy here e pushtuar dhe dy here e copetuar: prej perandorise osmane dhe prej kapedaneve e princerve arberore! Ushtrite osmane Skenderbeu i theu dhe i shpartalloi me dhjetera here, por princerit dhe principatat arberore nuk mundi t’i bashkoje dot! Ata nuk e deshnin unitetin, nuk e deshnin bashkimin, nuk e deshnin clirimin! Ata nuk e deshnin Arberine e bashkuar, te lire e sovrane! Ata e deshnin Arberine e copetuar ne disa principata te roberuara e vazale te Turqise, me te vetmin kusht, qe ata te ishin princer te atyre principatave! “Princer” nen bajrakun e Turqise! Dhe keshtu, luhej vallja e mocme iliriane ne truallin e Arberise:

princer e principata ne dyluftim dhe ne armiqesi te perhershme me njera-tjetren!

Pse na mallkoi historia?

Sepse princerit egoiste e ziliqare arbereshe nuk e perkrahen ushtarakisht Skenderbeun! Sepse Leke Dukagjinit vone i ra nder mend qe te shkule leshrat e tij per vdekjen e Gjergj Kastriotit! Sepse edhe pas vdekjes se Skenderbeut princerit dhe principatat arberore nuk u bashkuan kurre ne lufte te perbashket kunder pushtueseve osmanllinj!

Sepse princerit dhe kapedanet arbereshe i trasheguan bajraktaret dhe pashallaret shqiptare! Sepse principatat arberore i trasheguan pashalleqet shqiptare! Dhe lufta e brendshme per pushtet, dominim e pasuri ne mes te bajraktareve, pashallareve dhe pashalleqeve shqiptare vazhdoi! Vazhdoi copetimi i Shqiperise! Vazhdoi avazi i vjeter i shqiptareve, vazhdoi edhe roberia e Shqiperise!

Pse na mallkoi historia?

Sepse Pashalleku i Shkodres nuk i ndihmonte Pashallekut te Janines! Sepse Ali Pashe Tepelena luftonte kunder Sulit! Sepse Pashalleku i Janines luftonte kunder Pashallekut te Shkodres, te Vlores, te Beratit, te Delvines, te Elbasanit, te Kavajes,…! Sepse pashalleqet e pashallaret shqiptare luftonin kunder njeri-tjetrit! Sepse nuk bashkoheshin pashallaret dhe pashalleqet shqiptare! Sepse separi luftonin per vete, pastaj, shume pak, per Shqiperi! Dhe s’fitonin as pashallaret, as Shqiperia! Dhe fitonte armiku, vazhdonte roberia!

Pse na mallkoi historia?

Sepse Shqiptaret kurre nuk u ngriten ne lufte clirimtare si nje popull i bashkuar dhe nen nje komande te vetme ushtarake! Sepse shqiptaret luftonin me rend: posa shuhej ne gjak nje kryengritje ne Veri te Shqiperise, shperthente tjetra pas disa muajsh apo vitesh ne Jug! Sa shuhej nje kryengritje ne Kosove, kerciste tjetra ne Shqiperine e Mesme! Shuhej nje kryengritje shqiptare ne Karadak, shperthente pas nje kohe tjetra ne Pollog! Sa shuhej nje kryengritje antiturke ne pranvere, shperthente tjetra ne vjeshte, por ne krahina te ndryshme te Shqiperise!

Sikur benin gara bajraku me bajrak e krahina me krahine se cila po ngritet me shpesh ne kryengritje, se cila po e mban me gjate frontin e luftes! Sikur po benin lufte se cili eshte me shqiptar se shqiptari, por shume pak e shume rralle u shkonte ndermend se si t’i bashkojne armet dhe forcat luftarake per clirimin jo te nje fshati apo krahine, por per clirimin dhe bashkimin e gjithe Shqiperise!

Kur luftonte nje pjese e Shqiperise, tjetra bente sehir! Gjakosej e digjej nje krahine shqiptare, tjetra shikonte nga maja e malit tymin dhe flaken mbi shtepite e kasollet e krahines fqinje dhe s’levizte dot nga vendi! Kur me vone digjej krahina fqinje qe kishte bere sehir, krahina e djegur kohe me pare, jo vetem qe nuk i ndihmonte, por s’kish kohe e force nga plaget e marra armike, as qe te beje sehir se si po digjet krahina fqinje!

Dhe keshtu rradhiteshin shekujt e roberise shqiptare: kryengritje pas kryengritjeje krahinore, djegeje pas djegejeje, gjakosje pas gjakosjeje, sehir pas sehiri,…, por kurre bashkim, kurre clirim, kurre liri!

Pse na mallkoi historia?

Sepse shqiptari mbeti shqiptar kapedan e princ, shqiptar bajraktar e pashá, shqiptar egoist e karrierist, shqiptar mendjemadh e lokalist, shqiptar mercenar e tradhetar!

Sepse Abdullah Pashe Dreni tradhtoi Lidhjen Shqiptare te Prizrenit! Sepse kryengritesit shqiptare te Kosoves nuk e degjonin Hasan Prishtinen! Sepse shqiptaret nuk e donin sulltan Reshatin, por e donin sulltan Hamitin! Sepse shqiptaret nuk luftonin per pavaresi, por per autonomi! Sepse Ismail Qemali zbriti ne Durres kur ¾ e Shqiperise ishte e pushtuar nga greko-sllavet! Sepse pavaresia e Shqiperise u shpalle ne Vloren e lire, por ne Shqiperine e pushtuar! Sepse Esat Pashe Toptani ishte kunder Ismail Qemalit! Sepse Shqiperia e copetuar i kishte dy qeveri: njeren ne Vlore e tjetren ne Durres! Sepse Shqiperise nuk i pelqenin dy qeverite dhe qeveritaret e saj dhe therriste gjermanin princ Wid! Sepse shqiptari, nder shekuj, nuk ishte mesuar qe ta qeverise dhe komandoje shqiptari, por i huaji!

Pse na mallkoi historia?

Sepse shqiptaret toleruan qe armiqte turko-sllave t’a debojne Ymer Prizrenin, qe ta burgosin Abdyl Frasherin, qe ta varin Sulejman Vokshin, qe ta vrasin ne pabesi Dede Gjon Lulin e Mehmet Shpendin, qe ta vrasin me tadhti Ramadan Zaskocin e Haxhi Zeken, Cerciz Topullin e Isa Boletinin!

Sepse shqiptaret e bene revolucionin demokratik te Qershorit’24 dhe po “shqiptaret” e prishen ate! Sepse zogistet luftonin kunder demokrateve fanoliste! Sepse Fan Noli nuk e degjoi Bajram Currin!

Pse na mallkoi historia?

Sepse Balli Kombetar dhe Fronti Nacionalclirimtar nuk u pajtuan e n nuk u bashkuan ne lufte te perbashket antifashiste! Sepse shqiptaret partizane dhe shqiptaret ballisto-zogiste luftuan kunder njeri-tjetrit! Sepse shqiptaret e Shqiperise nuk u bashkuan me partizanet e Kosoves! Sepse Shqiperia dhe Kosova e bene luften antifashiste ndaras! Sepse partizanet shqiptare iu besuan teper partizaneve jugosllave! Sepse komunistet shqiptare me shume ishin internacionaliste se sa nacionaliste! Sepse ideologjia internacionaliste ne Shqiperi dominoi mbi ideologjine kombetare! Sepse ideologjia komuniste e hodhi Shqiperine ne prehrin dhe kthetrat e armiqve shekullore te saj!

Pse na mallkoi historia?

Sepse bijte e Shqiperise u bene perandore e gjenerale te Perandorise Romake e Bizantine, por asgje te mire nuk i derguan nenes se tyre – Ilirise, pervec ekspeditave gjakatare te legjioneve ushtarake romako-bizantine!

Sepse bijte e Shqiperise u bene pashallare e sadrazeme te Perandorise Osmane, por pervec ekspeditave ndeshkuese ushtarake, asgje tjeter nuk i derguan nenes se tyre te roberuar – Shqiperise!

Sepse bijte e shquar te shqiperise nuk ishin te gjithe patriote,

por shume prej tyre ishin plangprishes e egoiste, te cilet punuan per armiqte dhe pushtuesit e Shqiperise!

Pse na mallkoi historia?

Sepse Shqiperia lufton per ekonomi, Kosova per pavaresi, Maqedonia shqiptare – Ilirida per autonomi, kurse shqiptaret nen Serbi – Kosova Lindore dhe ato ne Mal te Zi – Malesia e Madhe luftojne per ekzistence kombetare! Sepse shqiptaret ende i kane shume princer e principata, shume bajraktare e bajraqe, shume pashallare e pashalleqe!

Pse na mallkoi historia?

Sepse shqiptaret e humben Shqiperine ilirike! Sepse shqiptaret s’e bashkojne Shqiperine etnike! Sepse shqiptaret mohojne Camerine! Sepse shqiptaret po e humbin Iliriden! Sepse shqiptaret po e mohojne Kosoven Lindore! Sepse shqiptaret nuk e kujtojne Malsine e Madhe! Sepse eshte e percare Shqiperia londineze! Sepse kur greko-sllavet hartojne hapur plane per copetimin e Shqiperise, shqiptaret kryqezojne duarte e thone: “behe zot enderr”!

Pse na mallkoi historia?

Sepse shqiptaret kane shume armiq dhe teper pak miq! Sepse shqiptaret ishin teper internacionaliste dhe luftonin e vriteshin per lirine e shteteve fqinje! Sepse shqiptaret jane perserites te pakorrigjueshem te gabimeve te medha historike te paraardhesve te tyre!

Pse na mallkoi historia?

Sepse shqiptari qe ne kohe te mocme e kish dhe i mbeti ne gjak tradhetia, zilia, lakmia, egoizmi, karrierizmi, mendjemadhesia, bajraktarizmi, lokalizmi,…!

Sepse shqiptari edhe sot lufton i ndare, i copetuar dhe i percare! Sepse shqiptari ende e tradhton shqiptarin! Sepse shqiptari ende e lufton shqiptarin! Sepse nder shqiptare ende eshte me e forte ndjenja e karrierizmit se ndjenja e atdhetarizmit! Sepse shqiptaret ende nuk luftojne per Shqiperi, por per kolltuqe e principata moderrne!

Pse na mallkoi historia!

Sepse ende s’jane zhdukur esat toptanet e zogollianet! Sepse ende s’jane ngritur ne kembe avni rrustemet! Sepse bota ka arritur deri ne Hene, kurse shqiptaret ende falin e s’falin gjaqet! Sepse shqiptareve u mungon urtesia, guximi, dhe forca! Sepse shqiptaret ende nuk e meritojne bashkimin kombetar, sovranitetin dhe lirine!

Pse na mallkoi historia?

Sepse shqiptari nuk ka fé shqiptarine! Sepse shqiptaret as nuk kane qene as nuk jane ne unitet e pajtim kombetar! Sepse shqiptari eshte gjumash i madh dhe i del gjumi kur behet teper vone! Sepse shqiptari eshte mburravec, eshte i fjaleve te medha e i puneve te vogla! Sepse patrioti nuk eshte patriot, demokrati nuk eshte demokrat dhe revolucionari nuk eshte revolucionar! Sepse shqiptari se pari duhet te luftoje me “shqiptarin”, pastaj me armiqte pushtuese! Sepse shqiptari eshte romantik e jo realiste! Sepse shqiptari eshte anarkist e nihilist! Sepse shqiptari eshte besnik ndaj te huajve dhe i pabese ndak shqiptarit! Sepse shqiptari e ka braktisur Besen Shqiptare! Sepse Besa e Burreria per shqiptarin sot nuk kane vlere, ai ato i ka shnderruar ne relike muzeale dhe jo ne frymezim per veprim!

Pse na mallkoi historia?

Sepse shqiptari mbeti “shqiptar”, prandaj edhe Shqiperia mbeti “Shqiperi”! Sepse Shqiperia ndahej e copetohej panderprerje, epoke pas epoke: nga shtetet ilire ne principatat arberore, nga pashalleqet shqiptare ne vilajetet turke dhe nga vilajetet turke ne banovinat, obllastet dhe pokrajinat sllave!

Ndarje zinxhire, por kurre bashkim! Mallkim, mallkim dhe prape mallkim! Percarje, percarje dhe vetem percarje! Roberi, roberi dhe perseri roberi!

Pse na mallkoi historia? Pse? Pse? Pse?

Pse? Sepse! Pse? Sepse! Pse? Sepse!

Pse, pse na ndoqi fati i zi ne vazhdimesi, neper histori, ne pafundesi?!

O Zot! O djall! O shqiptar! A ka fund?!

Mallkim, mallkim dhe prape mallkim! Percarje, percarje dhe vetem percarje! Roberi, roberi dhe perseri roberi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok