PSE JEMI KRENARË QË JEMI SHQIPTARË?
Nga Xheladin Zeneli
Prej 15 deri me 24 Qershor , EKipi Kombëtar i Shqipërisë me tre ndeshjet e tyre dinjitoze në kampionatin europian Euro 2024, të cilat u përkrahën nga dhjetëra mijëra tifoz, brenda stadiumeve e jashtë tyre si dhe manifestimet e tyre në rrugët e qyteteve të Gjermanisë, për dhjetë ditë të tëra, si rrallë herë më parë na dhuruan emocionet më të bukura të ndjenjës së krenarisë tonë kombëtare shqiptare.
Githashtu, tifozët shqiptarë të mveshur me ngjyrat kuq e zi, duke kënduar shqip e valvitur flamujt tonë kombëtar,dhe me sjelljen e tyre shembullore fituan admirimin e të tjerëve nëpër rrugët e qyetateve të Gjermanisë.Ata demonstruan në mënyrë paqësore dhe qytetëruese, para botës vlerat dhe kulturën tonë kombëtare dhe këte ata vazhdojnë ta bëjnë edhe sot me rastin e ndeshjeve të ekipit tonë Kombëtar qofshin në Shqipëri apo jashtë saj.
Nga rrjedh gjithë kjo krenari e shqiptarëve për kombin e vet?
Kjo është një temë për të cilën mund flitet gjërë e gjatë por do të mundohem ta shpjegoi me pak fjalë.
Mendoi se shfaqja publike e simboleve tona kombëtare me rastin e Festës së 28 Nëntorit, dhe jo vetëm, për ne shqiptarët ka të bëjnë shumë me të kaluarën tonë aq sa të lavdishme, po aq edhe të hidhur dhe me vuajtje e sakrifica.
Simbolet tona kombëtare janë sinonim i mbijetesës tonë mijëvjeçare. Flamuri kuq e zi me shqiponjën dykrenare , gjatë tërë historisë së egzistencës së vet, gjithëmonë ka valvitur në vijën e frontit mbrojtës dhe asnjëherë në vijën e frontit të sulmit siç ishin flamujt e disa popujve të tjerë me të cilët ndajmë hapësirën gjeografike në Ballkan.
Populli shqiptar është një ndër popujt më të lashtë në Europë që ka prejardhjen nga civilizimi Ilir. Që nga ajo kohë, pra nga koha e periudhës ilire, ne kemi përjetuar vuajtje të mëdha historike nga perandori, pushtues dhe okupator të huaj të cilët janë munduar të na zhdukin gjuhën, kulturën, identitetin tonë etnik dhe qënien tonë kombëtare. Kemi përjetuar kolonizime të shumta nga ato pushtues të huaj dhe megjithate kemi mbijetuar.
Ne jemi krenar sepse asnjëherë gjatë historisë së egzistencës tonë, nuk zhvilluan kurr luftra pushtuese apo agresione ndaj të tjerëve. Në fakt luftrat tona ishin gjithëmonë mbrojtëse nga agresorët e huaj dhe në disa momente të caktuara historike, këto luftra ishin edhe në mbrojtje të Europës dhe vlerave të saja përendimore, siç ishte lufta dhe betejat e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit-Skenderbeut kundër perandorisë osmane në gjysmën e shekullit 15-të.
Ne patëm fatin e keq të jemi të rrethuar me disa popuj e shtete të cilët kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë qëllime e stategji shfarosjen dhe zhdukjen e elementit kombëtar shqiptar. Faktet e qëndrueshme historike flasin në favor të asaj se si gjatë periudhave të ndryshme në të kaluarën, sllavët, grekët, maqedonët kanë qenë ata të cilët gjithëmonë kanë ushtruar dhunë e represion ndaj shqiptarëve autokton.
Dhe gjatë gjithë historisë së popullit tonë, nacionalizmi kombëtar i shqiptarëve nuk u përdor kurr si mjet urryes ndaj të tjerëve por shërbeu si mekanizëm mbrojtës dhe strategji e mbijetesës dhe ruajtjes së qënies së tyre kombëtare.
Fatkeqësisht kjo nuk mund të thuhet për disa popuj e vende të tjera me të cilët shqiptarët janë të rrethuar.Është tepër shqetësues fakti që që edhe në ditët e sotme vazhdon të jetë prezent sentimenti antishqiptar nga ana e atyre vendeve të cilët gjatë gjithë historisë n’a kanë luftuar, vrarë,dhunuar e masakruar.Kohë pas kohe vazhdohen gjithënjë të ndigjohen thirrjet për eliminimin fizik të shqiptarëve nga ata të cilët dijnë të shpërndajnë vetëm urrejtje ndaj kombit tonë, ndaj simboleve tona kombëtare dhe ndaj krenarisë tonë kombëtare.
Ashtu si mbijetuam mijëvjeçarët e kaluar ashtu do ti mbijetojmë dhe do të jemi këtu edhe mijëvjeçarët e ardhshëm. Dhe jo vetëm kaq. Me dy shtete sovrane në Ballkan shqiptarët janë fuqizuar dhe faktorizuar në këtë rajin dhe kur të vijnë dita dhe momenti që ato të vendosin të bashkohen në një shtet të përbashkët, pra në një Shqipëri të Bashkuar, askush nuk do të mund të ndal vullnetin e tyre.
URIME 28 NËNTORIN!
Xheladin Zeneli
28 Nëntor 2024