21/12/2024

Pse hesht Edi Rama për invazionin rus në Ukrainë?!

0
Enver-Bytyci

Nga Enver Bytyçi

Një fotografi e Edi Ramës me Lavrov dhe në shoqërinë e Baton Haxhiut e Sokol Ballës flet shumë! Eshtë foto në Moskë. Aty ai në cilësinë e kryetarit të OSBE-së ka këputur mufka pa fund. Ka mburrur fuqinë bërthamore të Rusisë. “Zoti na ruajt, ju mund ta pushtoni Europën vetëm në pak ditë”, i ka thënë Lavrovit. Dhe ka lavdëruar me nota të larta vlerësimi aftësitë dhe lidershipin e Vladimir Putin. Më pas ka kuptuar se e gjithë biseda është e regjistruar.  Eshtë bërë keq. Sepse një bisedë e tillë e regjistruar është provë diskredituese për të!

Por nuk është kjo arsyja e vetme pse Edi Rama hesht për sulmin rus kundër Ukrainës. Janë lidhjet me Aleksandër Vuçiq ato që e bëjnë të flasë për “rritjen e çmimeve” sapo ka përfunduar samiti i NATO-s për luftën. Nuk dëshiron të flasë për shkeljen e integritetit territorial të një vendi si Ukraina, sepse kjo shkon në disfavor të presidentit serb. Nuk flet për sanksionet e Shqipërisë kundër Rusisë, sepse Serbia nuk është dakord për këto sanksione miku I tij, Vuçiq. Pakti Rama-Vuçiq përmban njëkohësisht harmonizimin e qëndrimeve të të dyve për zhvillimet në Europë.

Të dy, si Rama dhe Vuçiq, janë kritikë të Europës. E si të tillë invazionin rus në Ukrainë të dy e duartrokasin si shuplakë ndaj kontinetit europian. Sikur këta dy udhëheqës autoritarë të modelit Putin të kishin dënuar politikat agresive ruse në Europën Lindore e Juglindore, sa kanë kritikuar politikat europiane në rajon, do ta kishin dëshmuar shumë herë më mirë orientimin e tyre perendimor. Por kanë bërë të kundërtën.

Prandaj ata heshtin për shkeljen ruse të së drejtës ndërkombëtare dhe cënimin nga ana e saj të integritetit territorial të shtetit të Ukrainës. Ndaj Aleksi i Sorosit George përpiqet t’ia maskojë këto qëndrime kryeminstrit të Shqipërisë Edi Rama!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok